Iran Probe - Agjentët dhe Spiunët e VEVAK/MOIS

Fushata e shpërndarjes së gënjeshtrave kundër Organizatës Popullore të Muhaxhedinëve të Iranit (OPMI / MEK), dhe veçanërisht banorët e Ashrafit dhe Libertisë konsiderohen si elementë kyç për regjimin iranian për të justifikuar sulmet e tyre kundër opozitës kryesore. Kjo fushatë është projektuar në fshehtësi dhe me shumë kujdes nga Ministria e Inteligjencës e regjimit iranian (VEVAK / MOIS) për të pasur ndikim në qeveritë perëndimore, veçanërisht në Shtetet e Bashkuara, dhe në organizatat ndërkombëtare duke përfshirë Kombet e Bashkuara, UNAMI dhe UNHCR.

Natyrisht, kjo fushatë nuk ndiqet direkt nga vetë regjimi Iranian, por nga grupe ndikuese të tij dhe elementët indirektë të Teheranit që gëzojnë burime të mëdha financiare, si dhe nga individë të cilët dikur kanë jetuar në Ashraf dhe Liberti dhe tashmë janë të punësuar nga MOIS-i i regjimit iranian.

Lobi i regjimit iranian vepron me kaq zotësi në këtë drejtim sa që edhe raportet e ndryshme të UNAMI-t kanë vënë në dukje që udhëheqësit e Kampit Liberti po pengojnë lirinë e lëvizjes të banorëve, ndërsa vëzhguesit e UNAMI-t po e vizitojnë kampin Liberti çdo ditë dhe po vënë re se është qeveria e Irakut ajo që po privon banorët nga liria e lëvizjes, dhe jo udhëheqësit e Kampit. Çdo ditë vetëm pak pacientë ose shoferë të kamionëve të ujërave të zeza lejohen të dalin jashtë kampit, dhe u bënë pothuajse 4 vjet që banorët jetojnë në kushte të paligjshme paraburgimi.

Regjimi iranian paraqet një imazh të rremë duke pretenduar që banorët e Libertisë dhe drejtuesit e tyre janë dy çështje të ndara, dhe sikur banorët janë vazhdimisht nën presion të imponuar nga udhëheqja, dhe sikur banorët nuk gëzojnë lirinë e lëvizjes dhe janë nën presion fizik/ psikologjik nga udhëheqja e PMOI-t. Kjo gënjeshtër është sajuar me qëllimin e vetëm për të përligjur ndërhyrjen ushtarake dhe masat shtypëse të forcave të Irakut. Kjo është një taktikë e njohur e përdorur shpesh nga regjimi iranian.

Vlen të përmendet se pas sulmit të korrikut të vitit 2009 në Ashraf, ku u vranë 11 banorë dhe u plagosën mbi 500 të tjerë, ish-kryeministri irakian Nuri al Maliki u përpoq ta justifikonte sulmin duke thënë se forcat e tij thjesht kishin për qëllim ngritjen e një rajoni policie në Ashraf:

"Qëllimi i krijimit të një rajoni policie lidhet me faktin se disa prej njerëzve në kamp dëshirojnë të kthehen në Iran, apo të udhëtojnë në çdo vend të botës, por organizata dhe drejtuesit e organizatës po i pengojnë ata në këtë drejtim. Disa nga banorët janë duke kërkuar amnisti dhe rikthim në Iran, por organizata nuk i lejon ata ... kjo është arsyeja pse ne kërkuam ngritjen e një rajoni policie atje."

Regjimi iranian përfiton më shumë nga ata që prezantohen si ish-anëtarë të PMOI-t. Ashrafi dhe Liberti disa herë kanë mundur të vërtetojnë natyrën e rreme të vërejtjeve dhe argumenteve të këtyre individëve kundër PMOI-t. Për shembull, regjimi iranian tentoi të ngrinte një padi kundër PMOI-t në Gjermani duke paraqitur në gjyq vërejtjet dhe argumentet e individëve të tillë. Megjithatë, pas marrjes së dëshmisë së këtyre individëve në lidhje me PMOI-në dhe aktivitetet e mbështetësve të tyre, Zyra e Prokurorit në Gjermani në vitin 1998 arriti në përfundimin se këto burime nuk ishin të besueshme, dhe për këtë arsye e mbylli rastin gjyqësor.

Një shembull tjetër tipik është një çështje hetimore e ndërmarrë në Francë, si rezultat i një marrëveshje politike midis Francës dhe regjimit iranian në vitin 2003. Si rezultat, shumë anëtarë të PMOI-t dhe NCRI- u arrestuan për shkak të këtij rasti gjyqësor të sajuar. Individë të rekrutuar nga regjimi iranian dëshmuan kundër PMOI në këtë rast gjyqësor para trupës gjykuese. Megjithatë, pas një hetimi 10 vjeçar, në maj të vitit 2011 gjykata i rrëzoi akuzat për vepra terroriste dhe ndihmë financiare për terroristët dhe i shpalli të pabaza, akuza për të cilat kishin dëshmuar "ish-anëtarë" të organizatës. Megjithatë, edhe ky rast përfundoi me sukses.

Në lidhje me sa u përmend më lart, zyrtarët e Pentagonit në dhjetor të vitit 2012 publikuan një raport të përbashkët me Bibliotekën e Kongresit amerikan mbi MOIS-n e Iranit dhe veprimet e saj në vende të ndryshme. Ky raport i dokumentuar paraqet një shqyrtim të detajuar dhe fakte ku theksohet se si MOIS-i rekruton ish-anëtarë të PMOI për luftë psikologjike dhe fushata që synojnë demonizimin e PMOI. Në këtë raport madje identifikohen edhe një sërë rekrutësh të tillë të MOIS-it.

Prokurorët Gjermanë ngritën akuza spiunazhi kundër dy agjentëve të inteligjencës Iraniane Nga Shkrimtari i Stafit, Iran Probe E shtunë, 9 Prill 2016 Sipas Associated Press, prokurorë Gjermanë kanë ngritur akuza kundër dy burrave Iranianë për spiunazh kundër anëtarëve të opozitës në mërgium për llogari të inteligjencës Iraniane. Hetuesit federalë thanë të premte që akuza kundër 31 vjeçarit Maysam P. dhe…
dyshuari kryesor marrë 28,000 € për një periudhë të shkurtër të aktiviteteve Dega e 2-të e Gjykatës Kriminale të Berlinit filloi seancat dëgjimore për të konsideruar akuzat e ngritura kundër të dyshuarve të akuzuar për spiunazh kundër Organizatës opozitare Iraniane të Muxhahedinëve të Popullit (PMOI/MeK) dhe Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI). Prokurori federal Gjerman në 8 Prill bëri…
Prokurori federal Gjerman ka ngritur akuza kundër dy individëve të paguar nga shërbimet inteligjente Iraniane për të spiunuar kundër PMOI/MEK dhe NCRI NCRI E dielë, 10 Prill 2016 Në datën 8 Prill 2016, prokurori federal i Gjermanisë shpalli në një deklaratë që ka ngritur akuza kundër dy individëve të paguar nga shërbimet inteligjente Iraniane për shkak se kanë spiunuar kundër…
Ky artikull u botua për herë të parë në gjuhën Gjermane në Neues Deutschland dhe u përkthye në Anglisht nga Iran Probe. Gjykata e Lartë heton dy individë të dyshuar si spiunë të Iranit. Spiun, ose viktimë e mbikqyrjes gjermane? Dega e dytë penal i gjykatës së lartë në Berlin duhet të vendosë në dy iranianëve. Thuhet që Ministria Iraniane…
Pas transferimit nga Ashrafi për në Liberty, Ghorban Ali Hussein Nejad u dorëzua te forcat irakiane, të ndodhura në kamp, më prill të vitit 2012. Ky person u transferua më pas në Hotel Mohajer, në Bagdad, ku u rekrutua menjëherë nga Ministria e Inteligjencës dhe e Sigurimit të Iranit (VEVAK/MIS). Brenda një periudhe kohore të shkurtër, ky agjent i VEVAK/MIS,…
Një agjent terrorist i regjimit iranian, i quajtur Sajjad (Kian Mehr), aktualisht po kërkohet për t’u marrë në pyetje në lidhje me arrestimin e një agjenti të Ministrisë së Inteligjencës dhe Sigurimit të Iranit (VEVAK/MIS) në Gjermani, më 23 tetor 2015. Ditën e mërkurë, datë 28 tetor 2015, prokuroria gjermane deklaroi se një 31 vjeçar, i identifikuar si Meisam P.…
Mohammad Hossein Sobhani është një tjetër agjent i Ministrisë së Inteligjencës dhe Sigurimit të Iranit (MIS). Që nga dita e parë e bashkëpunimit të tij me PMOI/MEK, ai konsiderohej si i dyshimtë nga zyrtarët dhe anëtarët e PMOI/MEK. Ai u shpreh se dëshironte të largohej nga PMOI/MEK, pasi u zbulua lidhja e tij me regjimin iranian dhe misioni i tij…
“Faqja e internetit të Iranit-Interlink” është një nga faqet e internetit më aktive, e hapur nga Ministria e Inteligjencës dhe Sigurimit të Iranit, në gjuhën Farsi dhe në Anglisht, me synimin e vetëm të demonizimit të Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI/MEK). Drejtuesit e faqes janë: një burrë iranian me emrin Massoud Khodabandeh dhe bashkëshortja e tij britanike,…
Faqja 1 di 2

Rreth Nesh

Quas mattis tenetur illo suscipit, eleifend praesentium impedit! Dictum aliquam potenti arcu? Vel nemo consectetuer veritatis delectus excepturi magni dui

 

Suspendisse at libero porttitor nisi aliquet vulputate vitae at velit. Aliquam eget arcu magna, vel congue dui. Aenean id turpis lectus. Duis eget consequat velit.nulla vel eros blandit placerat.