Gjermania akuzon 2 Iranianë për spiunazh kundër anëtarëve të opozitës

Prokurorët Gjermanë ngritën akuza spiunazhi kundër dy agjentëve të inteligjencës Iraniane

Nga Shkrimtari i Stafit, Iran Probe

E shtunë, 9 Prill 2016

 

Sipas Associated Press, prokurorë Gjermanë kanë ngritur akuza kundër dy burrave Iranianë për spiunazh kundër anëtarëve të opozitës në mërgium për llogari të inteligjencës Iraniane.

Hetuesit federalë thanë të premte që akuza kundër 31 vjeçarit Maysam P. dhe 33 vjeçarit Saied R. u dorëzua në 22 Mars në një gjykatë të Berlinit. Emrat e plotë të dy emrave nuk u dhanë në përputhje me rregullat Gjermane të privatësisë. Hetuesit thonë që të dy burrat dikur i përkisnin grupit të njohur si Muxhahedinët e Popullit të Iranit, apo MEK.

Megjithatë, ata thonë që Maysam P. që nga Janari 2013 dhe Saied R. nga Gushti 2014 kanë qenë duke punuar për një shërbim inteligjent Iranian dhe se u ishte ngarkuar detyra të siguronin informacione rreth anëtarëve të MEK dhe Këshillit Kombëtar të Rezistencës në Gjermani dhe vende të tjera të Bashkimit Europian.

Bazuar në raporte të tjera të siguruara nga Iran Probe, agjenti terrorist i regjimit të Iranit me emrin Sajjad (Kian Mehr) ishte kontakti për dy spiunët e arrestuar. Në këtë moment ai kërkohet për t’u pyetur prej prokurorëve Gjermanë.

Maysam P. agjenti i arrestuar i VEVAK/MOIS, dhe bashkëpunëtorët e tij të tjerë u dëbuan prej Kampit Liria nga PMOI/MEK në Prill 2013. Pastaj ata shkuan në Hotelin Mohajer në Bagdad, i cili kontrollohet prej  VEVAK/MOIS dhe nga forca terroriste Kuds e Iranit, krahu i huaj i IRGC. Para kësaj Komisioni Antiterror i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit lëshoi një deklaratë në 26 Shkurt 2014 në të cilën siguroi hollësi të shumta që e përshkruanin Hotelin Mohajer si qendër e përdorur nga mullahët e regjimit të Iranit dhe nga Forca Kuds, nën komandën e gjeneralit të brigadës QF i njohur si “Sajjad.”

Share this article

Rreth Nesh

Quas mattis tenetur illo suscipit, eleifend praesentium impedit! Dictum aliquam potenti arcu? Vel nemo consectetuer veritatis delectus excepturi magni dui

 

Suspendisse at libero porttitor nisi aliquet vulputate vitae at velit. Aliquam eget arcu magna, vel congue dui. Aenean id turpis lectus. Duis eget consequat velit.nulla vel eros blandit placerat.