Fillojnë seancat dëgjimore në Gjykatë Gjermane për agjentët Iranianë që spiunojnë opozitën PMOI/MeK

dyshuari kryesor marrë 28,000 € për një periudhë të shkurtër të aktiviteteve

 

Dega e 2-të e Gjykatës Kriminale të Berlinit filloi seancat dëgjimore për të konsideruar akuzat e ngritura kundër të dyshuarve të akuzuar për spiunazh kundër Organizatës opozitare Iraniane të Muxhahedinëve të Popullit (PMOI/MeK) dhe Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI).

 

Prokurori federal Gjerman në 8 Prill bëri një deklaratë që vuri në dukje akuzat ndaj dy të dyshuarve për spiunazh ndaj PMOI/MeK dhe NCRI bazuar në pjesën 1 të Nenit 99 të Ligjit Kriminal Gjerman. Deklarata tregon që një nga të dyshuarit kishte punuar për shërbimet sekrete Iraniane të paktën që nga Janari i vitit 2013, dhe tjetri të paktën që nga Gushti 2014. Misioni i tyre ishte të grumbullonin inteligjencë rreth PMOI/MeK dhe NCRI. Në mënyrë specifike këta persona po siguronin informacion për anëtarët e PMOI/MeK në Gjermani apo vende të tjera Evropiane për t’ia kaluar Ministrisë së Inteligjencës së regjimit Iranian (VEVAK/MOIS).

 

Gjykata filloi seancat dëgjimore me tre gjykatës, prokurorin kryesor federal të Gjermanisë, të dyshuarit  Meisam Panahi dhe Saeed Rahmani dhe avokatët e tyre, një grup Iranianësh që jetojnë në Berlin dhe me përfaqësues të medias.

Në fillim të seancave dëgjimore prokurori federal Gjerman Grewen lexoi me zë të lartë letrën e gjatë të akuzës me një pasqyrë të detajuar të komunikimeve të telefon dhe Internet, që të gjitha këto vërtetuan shkëmbimin e informacionit mes të dyshuarve dhe një zyrtari të lartë të VEVAK/MOIS me emrin Sajjad. Në këtë mënyrë të dyshuarit po kalonin inteligjencën e grumbulluar rreth PMOI/Mek në Gjermani, Francë, Shqipëri dhe në Kampin Liria në Irak tek një individ i quajtur Kianmehr i njohur me nofkën “Sajjad.”

 

Sajjad është i njëjti individ që rekrutoi Massoud Dalili pasi ky i fundit u largua nga Kampi Ashraf dhe arriti në Hotelin Hohajer të Bagdadit, pastaj në 1 Shtator 2013 ishte udhëzuesi i forcave që sulmuan Ashrafin dhe vranë në gjakftohtësi 52 anëtarë të PMOI/MeK të cilëve ua kishin lidhur duart pas shpine.

 

Përfaqësuesit e zyrës NCRI në Gjermani lëshuan një deklaratë në 2 Qershor që pjesërisht thotë:

 “Sipas një raporti të vitit 2014 prej degës BVF në shtetin Gjerman të Nordrhein-Westfalen “aktivitetet e strukturave të inteligjencës Iraniane janë fokusuar në monitorimin dhe konfrontimin e opozitës Iraniane, brenda dhe jashtë Iranit. Si rrjedhim, dhjetëra anëtarë të PMOI të cilët u pranuan nga Gjermania mbi baza humanitare dhe erdhën në Gjermani nga Iraku në vitin 2013 kundër tyre është kryer spiunazh i vazhdueshëm. Aktivitetet e MOIS në këtë shtet janë fokusuar në mbledhjen e informacionit për ndryshimet e personelit dhe strukturave të PMOI dhe NCRI. Përveç kësaj, shërbimi sekret Iranian vazhdon strategjinë e vet të propagandës së drejtpërdrejtë për të diskredituar dhe njollosur imazhin e PMOI.”

Deklarata e NCRI mirëpret “gjyqin e anëtarëve të Ministrisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së regjimit të Iranit (MOIS) të cilët po spiunonin kundër NCRI dhe Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit. Ajo tha që çfarë është zbuluar deri tani është thjesht maja e ajsbergut të fushatës së MOIS për të organizuar një rrjet të gjerë spiunazhi në Europë dhe në mënyrë të veçantë në Gjermani. Veprime të tilla manifestojnë fiksimin e regjimit të Iranit për sa i përket aktiviteteve të ligjshme dhe të drejta të NCRI si alternativa demokratike e këtij regjimi.  

 “…Mahmoud Alavi, Ministri i Inteligjencës së Rouhanit, mbikëqyr këtë rrjet dhe duhet të dalë para drejtësisë. Gjatë periudhës së tij si ministër, këto aktivitete të jashtëligjshme u intensifikuan. Çdo konsiderim politik apo diplomatik për të anashkaluar rolin e tij si ideatori real i kësaj çështjeje dhe dështimi për ta sjellë para gjyqin kanë për ta trimëruar regjimin e Iranit në themelimin e rrjeteve të spiunazhit në Europë. Këto rrjete mund të përdoren për aktivitete të ardhshme terroriste,” thuhet në këtë shpallje.

Share this article

Rreth Nesh

Quas mattis tenetur illo suscipit, eleifend praesentium impedit! Dictum aliquam potenti arcu? Vel nemo consectetuer veritatis delectus excepturi magni dui

 

Suspendisse at libero porttitor nisi aliquet vulputate vitae at velit. Aliquam eget arcu magna, vel congue dui. Aenean id turpis lectus. Duis eget consequat velit.nulla vel eros blandit placerat.