Spiunazh Iranian: Prokurori Federal Gjerman padit dy agjentë të MOIS për shkak se kanë spiunuar kundër PMOI dhe NCRI

Prokurori federal Gjerman ka ngritur akuza kundër dy individëve të paguar nga shërbimet inteligjente Iraniane për të spiunuar kundër PMOI/MEK dhe NCRI

NCRI
E dielë, 10 Prill 2016

Në datën 8 Prill 2016, prokurori federal i Gjermanisë shpalli në një deklaratë që ka ngritur akuza kundër dy individëve të paguar nga shërbimet inteligjente Iraniane për shkak se kanë spiunuar kundër Organizatës së Muxhahedin të Popullit të Iranit (PMOI/MEK) dhe kundër Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) bazuar në Nenin 99 paragrafi 1 i kodit penal Gjerman.

Deklarata vë në dukje që ka dyshime të mjaftueshme për të vërtetuar që Maysam Panahi nga Janari 2013 dhe Saeid Rahmani nga Gushti 2014 kanë punuar për shërbimet sekrete Iraniane. Misioni i tyre ishte të grumbullonin informacion për PMOI dhe NCRI. Në mënyrë të veçantë informacionin e mbledhur për anëtarët e PMOI në Gjermani dhe vende të tjera të Bashkimit Europian ia kanë përcjellë kontakteve të tyre në shërbimet inteligjente. Sipas deklaratës së prokurorit , Panahi ka qenë i ndaluar që nga 28 Tetori 2015. Në deklaratën e prokurorit të datës 28 Tetor thuhet që Panahi ka marrë para nga shërbimet inteligjente Iraniane (MOIS) në shkëmbim të aktiviteteve të spiunazhit.

  1. Rezistenca Iraniane shpalli në një deklaratë të datës 28 Tetor: “Panahi dhe bashkëpunëtorët e tij” u dëbuan nga Kampi Liria që nga Prilli 2012. Pas kësaj shkuan në Hotelin Mohajer në Bagdad i cili është nën kontrollin e MOIS dhe Forcave terroriste Kuds.

Në Hotelin Mohajer, një agjent veteran i MOIS dhe anëtar i Forcave Kuds (QF) i quajtur Kiyanmehr dhe me pseudonimin Sajjad organizoi një takime më ta lidhur me misionin e tyre. Më para Sigurimi NCRI dhe Komiteti Antiterrorizëm kishin lëshuar një deklaratë në 26 Shkurt 2014 ku sqaronin rolin e Sajjad dhe funksionin e Hotelit Mohajer si qendër për MOIS dhe QF të regjimit të Iranit në Bagdad.

  1. Nga njëra anë këta individë të paguar në Gjeramani i merrnin urdhrat për spiunazh nga Sajjad dhe nga ana tjetër ishin në kontakt me elemente të MOIS në Gjermani dhe vende të tjera Europiane. Krye kapoja Sajjad i cili kontaktonte me individët e paguar Ali Shomali dhe Ali Saheli përmes Facebook, kohët e fundit është përpjekur të krijojë kontakt me disa të tjerë në Gjermani me qëllim rekrutimi duke përdorur emrat e Ali Chenarehi dhe Ali Rastgou.
  2. Sajjad ka qenë duke punuar me strukturat inteligjente të regjimit për mëse 30 vjet dhe është përfshirë në operacione terroriste në rajon. Ka shumë vite që ai është i preokupuar për planifikimin e sulmeve kundër PMOI ndërsa ka qenë duke punuar në ambasadën e regjimit Iranian në Bagdad, së bashku me agjentë të tjerë të MOIS dhe QF. Ata punojnë në ambasadën e regjimit të Iranit nën mbikëqyrjen e Gjeneralit të Brigadës QF, Nasseri. Sajjad rekruton ata që shkojnë në Hotelin Mohajer duke i kërcënuar apo joshur. Pastaj, MOIS i dërgon në Europë me pasaporta dhe viza falco ose direkt nga Bagdadi ose pasi janë transferuar në Iran.
  3. Krye kapoja Sajjad rekrutoi gjithashtu Massoud Dalili Dakhel pasi ky i fundit u largua nga Ashrafi dhe shkoi në Hotelin Mohajer dhe pastaj u bë udhëzuesi i grupit që sulmoi Ashrafin në 1 Shtator 2013 ku u vranë 52 anëtarë të PMOI me duart e lidhura pas shpine. Për të fshirë gjurmët e tyre pas këtij krimi të madh grupi sulmues vrau gjithashtu edhe Dalalin dhe ia dogjën fytyrën me acid në mënyrë që të mos njihej.

Sajjad kontrollon dhe menaxhon spiunët me pagesë në Europë si dhe është në kontakt të vazhdueshëm me përgjegjësit e stacioneve MOIS në Gjermani (Abbas Jafari) dhe në Francë (Ahmad Zafir me pseudonimin Hamid Ebadi).

  1. Pas zbulimit të spiunëve të MOIS Tetorin e kaluar, MOIS i nxiti spiunët e vet me pagesë që të shkruanin shumë artikuj dhe letra me qëllime propaganda për të ushtruar presion mbi gjykatat Gjermane për të penguar çuarjen e dosjeve të agjentëve në gjyq si dhe zbulimin e mëtejshëm të spiunëve të MOIS. Faqet e internetit të lidhura me MOIS dhe spiunët e saj me pagesë shkruan pa fund që arrestimi i Panahit është për shkak të nxitjes nga “pjesë dhe rryma brenda strukturave të sigurisë dhe gjykatave Gjermane” dhe që kjo është “skema më e re e PMOI” për të “frikësuar njerëzit që të bëhen anëtarë të PMOI.” Ata i shkruan Prokurorit të Përgjithshëm Federal Gjerman që “akuzat false për spiunazh dhe përcjellje informacioni tek regjimi i Iranit si dhe kërcënimet e sigurisë” kundër Panahit janë “shpikur nga PMOI” dhe që “ai vetë është një nga mijëra viktimat e PMOI… dhe këdo që e kundërshton disi këtë organizatë e etiketojnë si individ i paguar nga MOIS”. Kjo retorikë absurd tregon frikën e regjimit që të demaskohet rrjeti i tij i spiunazhit dhe spiunët me pagesë bashkë me komplotet e tyre kundër Rezistencës Iraniane.

Në të njëjtën kohë, regjimi Iranian filloi të mblidhte para përmes spiunëve të paguar në Gjermani dhe Francë për të punësuar një avokat për spiunin e zbuluar për të lënë përshtypjen sikur ata nuk kishin asnjë lidhje financiare me MOIS.

  1. Shërbimet inteligjente Gjermane, në mënyrë të veçantë Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës, kanë theksuar pa fund në të shkuarën që aktivitetet e MOIS në Gjermani janë të fokusuar tek PMOI dhe NCRI. Ato kanë deklaruar që MOIS ka në mandate sistematik për të grumbulluar informacion rreth aktiviteteve të kësaj organizate dhe të infiltrojë PMOI dhe NCRI.

MOIS përpiqet të diskreditojë PMOI dhe NCRI përmes aktiviteteve propagandistike. Mbledhja e informacionit për anëtarët e PMOI, në mënyrë të veçantë për anëtarët që janë larguar nga Iraku në Europë, është fokusi i spiunazhit dhe aktiviteteve përgjuese të regjimit Iranian.

Rezistenca Iraniane e mirëpret faktin që prokurori Gjerman e ka sjellë para drejtësisë rastin e spiunazhit që shënjestron PMOI dhe NCRI dhe i bën thirrje qeverisë Gjermane dhe zyrtarëve përkatës që të nxjerrin dhe bëjnë publike hollësitë e rastit të spiunazhit dhe aktivitetet e paligjshme të regjimit Iranian dhe njerëzve të paguar prej tij në Gjermani. Ky është një hap i domosdoshëm për t’i parandaluar këto aktivitete kriminale.

Rezistenca Iraniane gjithashtu paralajmëron me forcë për rreziqet e pranisë së agjentëve të MOIS në vendet Europiane dhe në Shtetet e Bashkuara për sigurinë e refugjatëve Iranianë. Në mënyrë të veçantë inkurajohet Gjermania dhe vendet e tjera të EU për të zbatuar vendimin e Prillit 1997 të Këshillit të EU për të ndëshkuar dhe dëbuar agjentët e shërbimeve inteligjente dhe njerëzit e paguar nga fashizmi fetar që sundon Iranin.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit

9 Prill 2016

Share this article

Rreth Nesh

Quas mattis tenetur illo suscipit, eleifend praesentium impedit! Dictum aliquam potenti arcu? Vel nemo consectetuer veritatis delectus excepturi magni dui

 

Suspendisse at libero porttitor nisi aliquet vulputate vitae at velit. Aliquam eget arcu magna, vel congue dui. Aenean id turpis lectus. Duis eget consequat velit.nulla vel eros blandit placerat.