Telefonata tradhtie

Ky artikull u botua për herë të parë në gjuhën Gjermane në Neues Deutschland dhe u përkthye në Anglisht nga Iran Probe.

 

Gjykata e Lartë heton dy individë të dyshuar si spiunë të Iranit.

Spiun, ose viktimë e mbikqyrjes gjermane? Dega e dytë penal i gjykatës së lartë në Berlin duhet të vendosë në dy iranianëve.

Thuhet që Ministria Iraniane e Inteligjencës (VEVAK/MOIS) kohët e fundit po kontrollon shumë disidentë në Berlin.

 

Rreth pesë mijë Iranianë, shumica e të cilëve kanë jetuar në Berlin për disa dekada, disa të larguar nga regjimi Shah apo nga ai Mullahëve. Ata kanë themeluar një shoqëri kulturore të fortë dhe shumë prej tyre e njohin njëri-tjetrin personalisht. Shumica prej tyre janë të lidhur për shkak të fateve të ngjashme. Ata jetojnë me shpresë që një ditë të kenë mundësi të kthehen në një Iran të lirë nga terrori dhe raprezialet. Në këtë moment dy nga këta individë dyshohen si spiunë për VEVAK/MOIS. Thuhet që nga viti 2013 deri në 2015 Meisam P., 32 vjeç dhe Saeed R., 33 vjeç i dhanë informacione VEVAK/MOIS për disidentët që jetojnë në Berlin dhe Cologne.

 

VEVAK/MOIS është kryesisht e fokusuar në grumbullimin e informacionit rreth Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) dhe Organizatës Moxhahedin të Popullit (PMOI/MeK) në Gjermani. Strukturat inteligjente të Iranit kanë themeluar një rrjet në të gjitha vendet ku gjenden disidentët Iranianë. Akuzat e ngritura nga prokurori federal në këtë rast janë bazuar në grumbullimin e informacionit nga të gjitha kontinentet. Këta individë e fokusojnë monitorimin e tyre në Shqipëri dhe Irak. Zyrtarët Gjermanë kanë regjistruar thirrje telefonike mes këtyre individëve. Duket si informacion i parëndësishëm për njerëz të ndryshëm, për vendbanimin, gjendjen fizike, lidhjet me PMOI/MeK apo për vizita nga hallat, xhaxhallarët dhe miqtë. Me pak fjalë, ata sigurojnë një pikëpamje relativisht saktë për lëvizjen opozitare Iraniane në Gjermani.

 

Fajtorë apo të pafajshëm?

Avokatët e të dyshuarve pretendojnë që klientët e tyre janë të pafajshëm. Të dyshuarit nuk flasin për akuzat kundër tyre kanë pasur telefonata të gjata çdo ditë me njëri-tjetrin dhe pretendojnë që kanë folur për Perëndinë dhe botën (çdo gjë është e mundur). Megjithatë, ata janë duke folur në mënyrë të veçantë për komunitetin Iranian në Gjermani. Sigurisht që u janë diskutuar edhe emra, si dhe aprovimet apo kundërshtimet ndaj opozitës në mërgim. Dy të dyshuarit e njohin njëri-tjetrin që nga fëmijëria, prindërit dhe të afërmit e tyre u vranë në Iran. Ata u strehuan në kampe refugjatësh dhe në shtëpi përkujdesjeje, dhe u bënë anëtarë të PMOI/MeK. Avokati i Saeed thotë që përderisa telefonatat u bënë kryesisht në gjuhën Persiane, gjuha e tyre amtare, pjesa më e madhe e interpretimit ishte gabim. Për shembull, përgjimet kapën një fjali: “Ai është i shëndoshë,” e cila u interpretua si “Ai është në Poloni.” Avokati pretendon që klienti i tij është thirrur në gjykatë pa asnjë bazë. Këto ishin biseda të zakonshme mes dy individëve dhe jo për ndonjë organ të caktuar sigurie. Për të bërë një vlerësim të saktë të përmbajtjes së telefonatave të gjitha telefonatat e regjistruara duhet të vlerësohen në gjyq. Seancat do të vazhdojnë.

NCRI i ka mirëpritur seancat gjyqësore dhe njëkohësisht ka bërë thirrje që gjykata të dënojë ministrin Iranian të VEVAK/MOIS si burimi kryesor i spiunazhit ndaj disidentëve. Thuhet që detajet e zbuluara janë thjesht maja e ajsbergut të strukturave Iraniane të spiunazhit.

Shërbimi sekret Iranian në Berlin ka një imazh shumë të keq. Agjentët e inteligjencës Iraniane (SAVAK, nga 1975 deri 1978), u panë të veshur me të zeza duke sulmuar studentët me shkopinj druri studentët që protestuan vizitën e Shah-ut në Berlinin Perëndimor në vitin 1976. Pas Revolucionit Islamik dhe rënies së Shah-ut në 1979, shërbimi inteligjent u riorganizua dhe i intensifikoi sulmet e veta ndaj opozitës. Vrasja e katër disidentëve Kurdë nga vrasësit e regjimit Iranian në një restorant në Mikonos në vitin 1992 ishte një akt terrorist i sponsorizuar nga shteti Iranian. Gjykimi i vrasësve zgjati tre vjet e gjysmë deri në vitin 1997 dhe u akuzuan gjithashtu qeveria Iraniane dhe shërbimet inteligjente Iraniane.

Share this article

Rreth Nesh

Quas mattis tenetur illo suscipit, eleifend praesentium impedit! Dictum aliquam potenti arcu? Vel nemo consectetuer veritatis delectus excepturi magni dui

 

Suspendisse at libero porttitor nisi aliquet vulputate vitae at velit. Aliquam eget arcu magna, vel congue dui. Aenean id turpis lectus. Duis eget consequat velit.nulla vel eros blandit placerat.