Këshilli Kombëtar iraniano-amerikan dhe lobet iraniane

Këshilli Kombëtar iraniano-amerikan dhe lobet iraniane

Bota sot po përballet me sfidën më të madhe të momentit, e cila konsiston në perspektivat e një lufte katastrofike, për shkak të insistimit të Mullahëve për avancimin e programit të tyre të armëve bërthamore, ndërhyrjes së tyre të pandërprerë dhe vdekjeprurëse në çështjet e Irakut, Palestinës, dhe Libanit, si dhe përpjekjeve të tyre të pamëshirshëme për të eksportuar jashtë vendit terrorizmin dhe fondamentalizmin islamik.

Në të njëjtën kohë, paaftësia e Teheranit për zgjidhjen e çështjeve themelore të vendit, rritja e     çmimeve dhe inflacioni në rritje, papunësia dhe varfëria, e kanë përballur Teheranin me një numër demonstratash të papara vitin e kaluar, sidomos, sipas statistikave , pas Vitit të Ri iranian. Raportet zyrtare në gazeta të ndryshme, tregojnë pjesë të realitetit të regjimit të dobët në Teheran. Pavarësisht kontrollit dhe shtypjes ekstreme, të paktën 4500 demonstrata dhe protesta janë zhvilluar në qytete të ndryshme të Iranit.

Në mes të gjithë kësaj, kemi një situatë jo të mirë për regjimin: rritja e popullaritetit të kundërshtarit të tij dhe armikut numër një; NCRI ( Këshilli Kombëtar i Rezistencës Iraniane), me forcën e saj më kryesore PMOI-në. Zbulimet e mëdha të opozitës brenda dhe jashtë Iranit, në lidhje me shtypjen, eksportimin e terrorizmit dhe mashtrimin bërthamor të regjimit, kanë qenë pengesë për Teheranin..

Ky hulumtim dhe studim rasti, na sjell në një përfundim të pakundërshtueshëm: Teherani është bërë më i paqëndrueshëm dhe i paligjshëm brenda dhe jashtë Iranit. Opozita iraniane kërkon të luajë një rol më të përcaktuar në zhvillimet e ardhshme në Iran.

Për të dëmtuar imazhin e PMOI-së dhe Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI- një koalicion i gjerë i personaliteteve dhe grupeve demokratike iraniane opozitare, nga të cilat PMOI është një anëtare e organizatës), Mullahët përdorin agjentët dhe bashkëpunëtorët e tyre për të ngritur rrjete dhe organizata të shumta në vendet evropiane dhe Shtetet e Bashkuara. Disa nga taktikat e përdorura nga MOIS gjatë kësaj lëvizjeje janë studiuar në këtë hulumtim.

 

Share this article

Rreth Nesh

Quas mattis tenetur illo suscipit, eleifend praesentium impedit! Dictum aliquam potenti arcu? Vel nemo consectetuer veritatis delectus excepturi magni dui

 

Suspendisse at libero porttitor nisi aliquet vulputate vitae at velit. Aliquam eget arcu magna, vel congue dui. Aenean id turpis lectus. Duis eget consequat velit.nulla vel eros blandit placerat.