Lobet famëkeqe të sponsorit shtetëror të terrorizmit botëror përfitojnë nga varfëria në Iran.

Lobet famëkeqe të sponsorit shtetëror të terrorizmit botëror përfitojnë nga varfëria në Iran.

Këshilli Kombëtar iraniano- amerikan (NIAC -National Iranian American Council ), shërben në favor të politikës së regjimit iranian në SHBA

Nga Hassan Daie

E shtunë, 4 qershor 2016

Mediat kryesore  amerikane, kohët e fundit kanë publikuar raporte të një rasti gjyqësor kundër Reza Zarrab, një kambisti Iranin që aktualisht ndodhet në një burg në New York, dhe lajmet e Fondit Ploughshares, për të siguruar mbështetje financiare për Hossein Mousavian, ish-diplomat iranian dhe lobist politik i Iranit për Këshillin Kombëtar iraniano- amerikan. Ploughshares është një nga mbështetësit më të rëndësishëm financiar të lobistëve, të cilët i bëjnë thirrje SHBA-së, që të vazhdojë politikën e saj të kënaqshme për regjimin e Mullahëve, dhe ata kanë dale jashtë limiteve për të siguruar të gjithë mbështetjen që munden për Teheranin. Ata kanë financuar shpenzimet  e Mousavian-it për ti mundësuar atij të lobojë, shkruaj artikuj, botojë libra dhe të ndjekë objektivat e Iranit në SHBA. Ata vazhdojnë të mbështesin Gary Sick dhe  dy duzina të tjera politikanësh në pension, disa gazetarë dhe media për të legjitimuar të ashtuquajturat pozicione " legjitime dhe pacifiste " të regjimit iranian për opinionin publik në SHBA.

Fondi Ploughshares, duke e përshkruar institutin e tij si pro paqes me qëllim shpëtimin e botës nga armët bërthamore, në një hark kohor të vetëm pak viteve i ka dhënë Këshillit Kombëtar iraniano- amerikan qindra mijëra dollarë, për të bërë propagandë dhe për tu angazhuar në aktivitete politike, që kanë për qëllim parandalimin e fshirjes  së emrit të PMOI / MEK nga lista e organizatave terroriste amerikane, dhe gjithashtu për të parandaluar një vendim gjykate në favor të PMOI / MEK. Këto masa kanë për qëllim sigurisht shpëtimin e botës prej armëve bërthamore!

Këshilli Kombëtar iraniano- amerikan padyshim, që nuk financohej vetëm nga  fondi Ploughshares. Nga viti 2005 Lideri Suprem iranian Ali Khamenei dhe Presidenti i asaj kohe Mahmoud Ahmadinejad filluan fushatën e tyre për të pajisur me armë bërthamore super moderne. Këshilli ndërkohë, përfitoi miliona dollarë nga institutet pro paqes në SHBA dhe organizoi një fushatë nën mantrën e përpjekjeve paqësore, për të parandaluar ndonjë luftë të mundshme. Gjatë këtyre viteve Këshilli si dhe subjektet e tjera jashtë vendit, të lidhura me Iranin, filluan një fushatë mashtrimi dhe çorientimi ndaj opinionit publik, duke përfshirë edhe falsifikimin e sondazheve, postimin e qindra artikujve dhe organizimin e dhjetëra konferencave, për të përshkruar programin bërthamor të Iranit si tërësisht me natyrë paqësore dhe që gëzonte përkrahjen e shumicës së popullsisë iraniane. Qëllimi i tyre kryesor ishte të parandalonin presionet dhe sanksionet ndaj Iranit për t’ia bërë  regjimit sa më të lehtë të ishte e mundur ndjekjen e  programit të tij bërthamor. Me fjalë të tjera, Keshilli me mbështetjen dhe financat e ofruara nga qarqet amerikane, hapi një zyrë në Uashington, që synonte të legjitimonte programin bërthamor të Iranit. Çdokush që bënte thirrje për ti dhënë fund programit bërthamor të Iranit do të quhej nga Këshilli dhe aleatët e saj, si lakej të Izraelit dhe të luftënxitësve.

Pas vitit 2012 Khamenei u detyrua të tërhiqet nga ambiciet e tij bërthamore, duke qenë nën presionet e sanksioneve dhe nga frika e kryengritjeve të përgjithshme nga njerëzit e varfër dhe të uritur iranian. Këshilli u bë përsëri  aktiv në mbështetjen e angazhimit bërthamor të Iranit dhe sigurimin e koncesioneve të mundshme për Mullahët. Është e natyrshme që me këtë platformë, dhënia e një numri koncesionesh nga administrata e Obamës ndaj Iranit, përfshirë pasurimin e uraniumit, ishte e papritur dhe e papranueshme për politikanët dhe për një krah të rëndësishëm të opinionit publik në SHBA. Prandaj, Këshilli përfitoi përsëri qindra e mijëra dollarë nga organizata të ndryshme, si Ploughshares dhe filloi punën së bashku me aleatët e saj për të bindur opinionin publik, që përmes angazhimit bërthamor Mullahët do të zbuten, situata e të drejtave të njeriut në Iran do të përmirësohet, politikat e Teheranit në lidhje me Lindjen e Mesme do të ndryshojnë në shkallen 180 gradë, dhe Qassem Suleimani, shefi i Forcave Quds të Gardës Revolucionare , do të ngrejë flamurin e paqes dhe qetësisë në rajon. Është e natyrshme që në qoftë se dikush do të guxonte të kundërshtonte këtë fushatë mashtruese dhe koncesionet e siguruara për regjimin e Mullahëve, ata menjëherë do të kategorizoheshin nga Këshilli dhe miqtë e tij në Shtëpinë e Bardhë si nepërka dhe lakej të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu.

Gjatë gjithë këtyre viteve  Këshilli Kombëtar iraniano- amerikan dhe firma të tjera lobiste iraniane jashtë vendit do ta përshkruanin programin bërthamor iranian si të qetë dhe që gëzonte mbështetjen e shumicës dërrmuese të popullit iranian. Teherani do ta përshkruante këtë program si të tillë që kishte për qëllim sigurimin e energjisë elektrike dhe prodhimin e izotopeve për të trajtuar pacientët që vuajnë nga kanceri. Mafia e Gardës Revolucionare bëri shkelje të mëdha, në kurriz të popullit iranian, duke anashkaluar sanksionet ndërkombëtare. Prandaj, qindra miliona fuçi nafte u shitën me çmime shumë të lira, dhe një pjesë e madhe e të ardhurave u vodhën nga Garda Revolucionare dhe tregtarët si Babak Zanjani. Përqindja e vogël e mbetur u transferua në Teheran, bashkë me një sasi të madhe të ryshfetit, përmes bankave të ndryshme. Një pjesë e këtyre parave u transferua në Turqi me mbështetjen e Reza Zarrab në ar dhe dollarë amerikanë, për tu depozuar në fund në thesarin e Mullahëve.

Si rezultat, programi bërthamor ka zhytur miliona iranianë në varfëri. Ndërkohë, ai ofron shuma të mëdha parash për Këshillin Kombëtar iraniano- amerikan, Mousavian, Reza Zarrab dhe tregëtarë e agjentë të tjerë iraniane. Zarrab ishte një djalosh i ri i panjohur, i cili gëzonte mbështetjen e Gardës Revolucionare të Iranit dhe papritmas e gjeti veten në mes të biznesit të arit dhe kontrabandës së kambizmit. Me paratë e popullit iranian, ai  papritur u bë pronar i një numri  shtëpish, pallateve, krocereve dhe jetoi një jetë prallore.

Mousavian, ish-ambasador i Iranit në Gjermani në vitin 1990, në kohën kur Irani kishte nisur një valë vrasjesh që synonin dizidentët e saj jashtë vendit dhe ambasada e saj gjermane ishte qendra e komandës dhe logjistikës për terrorizmin e saj në Evropë, nuk u përball asnjëherë me drejtësinë por në vend të kësaj, nëpërmjet mbështetjes financiare të lobistëve për paqe, u emërua si Studiues në Universitetin Princeton, për të mbështetur programin bërthamor të Iranit. Këshilli Kombëtar iraniano- amerikan u bë zëdhënësi i pacifistëve, dhe në kuadër të programit bërthamor të Iranit, përfitoi miliona dollarë për këtë qëllim.

Kjo është natyra e regjimit të Mullahëve, politikat e të cilit e çojnë nga njëra anë popullin iranian në varfëri dhe mjerim të mëtejshëm, ndërsa nga ana tjetër, një ushtri e tregtarëve iranianë dhe jo-iranianë dhe operativë të ndryshëm po nxjerrin fitime të mëdha.

Share this article

Rreth Nesh

Quas mattis tenetur illo suscipit, eleifend praesentium impedit! Dictum aliquam potenti arcu? Vel nemo consectetuer veritatis delectus excepturi magni dui

 

Suspendisse at libero porttitor nisi aliquet vulputate vitae at velit. Aliquam eget arcu magna, vel congue dui. Aenean id turpis lectus. Duis eget consequat velit.nulla vel eros blandit placerat.