E vërteta e lobit Iranian në SHBA

Trita Parsi dhe lobi Iranian - Këshilli Kombëtar Iraniano-Amerikan  i financuar nga regjimi fetar iranian

Trita Parsi dhe lobi Iranian - Këshilli Kombëtar Iraniano-Amerikan i financuar nga regjimi fetar iranian.

Në javët që administrata Obama njoftoi marrëveshjen e rrezikshme ndërkombëtare bërthamore të Iranit, një vëmendje e madhe i është kushtuar rrjetit të organizatave dhe fondacioneve, që lobojnë në mënyrë aktive dhe përpiqen të normalizojnë marrëdhëniet mes Washingtonit dhe Teheranit.

Me të drejtë, rrjeti referohet si "lobi Iranian." Pritja dhe shqyrtimi shumë i kujdesshëm i punëve dhe kontakteve të tij, jep një mësim të dobishëm në atë se, si ti identifikojmë armiqtë, që  hiqen si miq.

Në krye të këtij rrjeti është Këshilli Kombëtar Iraniano-Amerikan ( NIAC - National Iranian American Council) me seli në Washington DC. Drejtuar nga Trita Parsi, një emigrant suedezo-iranian, NIAC e ka vendosur me zgjuarsi veten në qendër të debatit të politikës Iraniane. Organizata ka marrëdhënie të ngushta me shumë ligjvënës Demokrat liberalë dhe grupe  progresive si J Street, grupi i vogël i mbështetësve hebre por anti Izraelit, si dhe me fondacionet e pasura të riformuara duke përmendur dy prej  tyre, Fondin Ploughshares dhe Fondin e Vëllezërve Rockefeller, të cilat kanë dhuruar bujarisht në arkat  e Këshillit Kombëtar Iraniano-Amerikan. Disa nga ish anëtarët e tij, si Sahar Nowrouzzadeh, ia kanë arritur të shkojnë deri në Shtëpinë e Bardhë, në rastin e saj, si oficere për  çështjet Iraniane. 

Këshilli Kombëtar Iraniano-Amerikan  e prezanton veten si një organizatë me prirje të moderuara. Ai gjithashtu pretendon se mbështet në emër të të drejtave të njeriut në Iran, por kontrolloni faqen e tij ne internet përkushtuar gjoja kësaj teme, dhe ju do të shihni deklaratën e çuditshme për shtyp, ku bëhet thirrje për lirimin e iraniano-amerikanëve aktualisht të burgosur nga Mullahët, duke e zbukuruar me shumë propagandë që mbron marrëveshjen bërthamore. Ekzekutimet, torturat, shtypja e pakicave fetare, antisemitizmi sistematik dhe homofobia, janë të gjitha prodhime të pikëpamjeve dhe sjelljeve të regjimit iranian, por sipas Këshillit, çështje të tilla nuk ekzistojnë.

Në të vërtetë, mohimet e përsëritura të Këshillit se ai është i lidhur zyrtarisht me regjimin Iranian, tingëllojnë gjithnjë e më shumë të rreme. Siç raportoi gazetari investigativ Lee Smith disa muaj më parë, në një shkrim në lidhje me betejën ligjore të Këshillit Kombëtar Iraniano-Amerikan kundër Hassan Daioleslam, një emigrant iranian i cili ka zbuluar me këmbëngulje të vërtetën për organizatën, "Gjykata e Rrethit të SHBA-ve për Columbia konstatoi në vitin 2012, se puna e Këshillit, i cili nuk ishte regjistruar në bazë të Aktit të Regjistrimit të Agjentëve të huaj, “nuk bie në kundërshtim me idenë, se ai ishte para së gjithash një avokat i regjimit"”.

The Daily Beast publikoi javën e kaluar, një raport tjetër mbi Këshillin, të autorit "Alex Shirazi", një disident iranian i cili shkruajti me pseudonim, nga frika se familja e tij në Iran mund të bëhet shënjestër për raprezalje. Shirazi evidentoi rrënjët e Këshillit brenda ambicieve të gjera të Namazit, një familje iraniane pak e njohur, por me ndikim, që fillimisht u bë e rëndësishme nën rregjimin e Shahut dhe u kthye në jetën publike iraniane pas vdekjes së Khomeinit në vitin 1989. Në mesin e këshilltarëve të lidhur me Atieh Behar ( AB) Consulting, një kompani me lidhje të forta institucionale me elementë me ndikim brenda regjimit, ishte Trita Parsi.

Sipas Shirazit, "Ndërsa shërben si president i Këshillit Kombëtar Iraniano-Amerikan, Parsi gjithashtu i raporton inteligjencës, si një" analist i atashuar në Washington DC për kompaninë AB, duke u fokusuar në tema të tilla si nëse Komiteti i Marrëdhënieve me Publikun Amerikano- Izraelit (AIPAC) do të rifillojë apo jo fushatën e tij anti-Iran në prag të luftës në Irak, apo në përpjekjet e Muxhahidëve-e Khalq (MEK), grupi opozitar iranian që zbuloi se Natanzi në vitin 2002 do të fshinte vetë emrin si një entitet terrorist nga lista e Departamentit të SHBA -ve. "

Për një pasqyrim sa më të mirë të dredhive të Këshillit shërbeu dhe intervista me Karl Gershman-in, presidentin e fondacionit Mbështetja Kombëtare për Demokraci e financuar nga Kongresi. Duke shprehur keqardhje për vendimin e tij për të financuar Këshillin Kombëtar Amerikano-Iranian dhe partnerin e tij iranian Hamyaran, një OJQ e sanksionuar përmes regjimit, në shumën prej  200,000 $ në vitet 2002 - 2006, Gershman tha se Këshilli Kombëtar Iraniano-Amerikan  kishte keqinterpretuar veten: " Kur u dhanë këto grante, ne nuk ishim në dijeni që Këshilli u paraqiste si një organizatë lobiste ... Ne po përpiqeshim të bënim diçka, që në një mënyrë të ndihmonim njerëzit brenda (Iranit). Por që shpejt u bë e pamundur; nuk u dhanë më grante. Pastaj Këshilli e tregoi veten si një organizatë lobiste, kështu që ne nuk kemi të bëjnë më me ta. "

Më mirë vonë se kurrë. Tani që e doli e vërteta për Këshillin Kombëtar Iraniano-Amerikan, ne duhet të pyesim, se pse kushdo që kërkon të respektohet nga Washingtoni duhet të jetë i lidhur me Parsin dhe miqtë e tij.

Qëllimi kryesor i Këshillit është të forcojë regjimin iranian duke rritur aftësinë e tij tregtare me Amerikën dhe aleatët e saj. Kjo është shoqëruar nga shumë diskutime të shtira e të pasinqerta, se si hapja ekonomike e bën një qeveri më të përgjegjshme, por nuk ka as shenjën më të vogël të  reformimit të regjimit. E rëndësishme është, që marrëveshja bërthamore ka bindur Mullahët se ata  arrijnë rezultate më të mira duke bërë pikërisht të kundërtën !

Ajo që është me të vërtetë e bezdisshme, është prezantimi që Këshilli i bën axhendës së tij, si në përputhje me interesat kombëtare të SHBA-ve. Gjithashtu, Këshilli kritikoi ashpër senatorin Chuck Schumer (D-N.Y.), pasi ai doli kundër marrëveshjes, dhe  Drejtori i Kërkimeve të Këshillit Reza Marashi, për të kënaqur  anti seminizmin aktiv, e akuzoi  senatorin për vënien e interesave të Izraelit para interesave të Amerikës."; Studentët e anti-semitizmit menjëherë do ta quanin këtë pozicionim si  njollë  "besnikërie duale""; ajo që e bën këtë shembull të veçantë është se ajo vjen nga lolot e një regjimi, slogani i të cilit është "Vdekje Amerikës!" dhe ndërhyrjet ushtarake të të cilit në gjithë rajonin i kanë marrë jetën  qindra amerikanëve. Këshilli Kombëtar Iraniano-Amerikan fyen edhe Amerikën, duke pretenduar se ajo punon për "të drejtat e njeriut" në Iran dhe "të drejtat civile" në SHBA, duke lënë të nënkuptohet se ky vend është në të njëjtin nivel moral, si një nga regjimet më të errëta e më shtypëse në historinë e kohëve të fundit.

Kur vjen koha për të marrë në konsideratë trashëgiminë e Obamës për Iranin, roli i Këshillit do të kuptohet më shumë se një shënim i thjeshtë në fund të faqes. Megjithatë, ne nuk duhet të bëjmë të njëjtin gabim si armiqtë e hebrenjve duke i dhënë çdo grupi lobist një fuqi mistike.

Axhenda  e Këshillit vibron, sepse, ashtu si senatori Marco Rubio argumentoi në mënyrë korrekte gjatë debatit të fundit të kandidatit presidencial të Partisë Republikane, administrata Obama po tërhiqet nga Lindja e Mesme, dhe në këtë mënyrë i jep terren jetik strategjik Iranianëve. Mbështetur nga rusët, iranianët janë bërë të aftë në mbajtjen e aleatëve të tyre rajonalë në pozitat e pushtetit dhe ndikimit, ndërsa, nën Obamën, ne bëjmë pikërisht të kundërtën.

Megjithatë, numërimi mbrapsht për një Amerikë nën një udhëheqje të re ka filluar. Ndoshta nuk ka çështje më të mirë se Irani, për të vërtetuar një ndarje të pastër me politikën e jashtme të  dobët të Obamës. Dhe kjo do të thotë ti kthehemi çështjeve më të rëndësishme.

Së pari, se regjimi islamik në Iran është rrënja e problemit, jo kura e saj: për aq kohë sa ajo mbetet në vend, nuk do të flitet për normalizim.

Së dyti, se nuk duhet të kete asnjë lob iranian në Amerikë, në qoftë se me "lob Iranian" ne do të nënkuptojmë individët dhe grupet si Këshilli Kombëtar Iraniano-Amerikan, misioni i të cilit është të shesë këtë regjim të egër si një partner atraktiv për demokracitë perëndimore.

Që Këshilli Kombëtar Iraniano-Amerikan ka arritur në këtë pikë, kjo flet për mënyrën se si e sheh administrata Obama botën. Administrata mund të thotë sa të dojë, se politikat e saj janë pro paqes, pluralizmit  dhe bashkëpunimit; rezultati i pastër është se tiranët dhe gangsterët në Moskë, Damask, dhe Teheran janë përfituesit e saj kryesore. Dhe kjo nuk është aspak për tu krenuar.

- Për më shume kliko: http://iranprobe.com/camp-liberty-2/fellow-travelers/truth-behind-the-iran-lobby-in-us.html#sthash.wc2b3kZl.dpuf

Share this article

Rreth Nesh

Quas mattis tenetur illo suscipit, eleifend praesentium impedit! Dictum aliquam potenti arcu? Vel nemo consectetuer veritatis delectus excepturi magni dui

 

Suspendisse at libero porttitor nisi aliquet vulputate vitae at velit. Aliquam eget arcu magna, vel congue dui. Aenean id turpis lectus. Duis eget consequat velit.nulla vel eros blandit placerat.