Lobi Iranian lufton kundër sanksioneve të SHBA

Nga stafi i INU

E diel, 18 qershor 2017

 

INU - Kohët e fundit, sulmi ndaj ndërtesës së parlamentit iranian rezultoi me 17 persona të vdekur dhe  shumë të plagosur. Një sulm i tillë normalisht duhet të justifikojë simpatinë për ata që u plagosën dhe familjet e të vrarëve. Sulmi normalisht duhet të dënohet. Megjithatë, kjo nuk ndodhi me lobin Iranian, që e përdori atë si një mundësi për të folur hapur kundër Arabisë Saudite dhe Shteteve të Bashkuara.

Këshilli Kombëtar Iraniano-Amerikan (NIAC) publikoi ​​deklarata dhe kryeartikuj, si dhe përditësime të shumta në mediat sociale dhe madje dha dhe intervista në të cilat bëri me faj  Shtetet e Bashkuara dhe Arabinë Saudite. Ata madje fajësuan  edhe opozitën iraniane.

Presidenti i organizatës, Trita Parsi, tha: "ISIS ka patur shumë pak sukses duke goditur brenda Iranit. Arsyeja kryesore është se ata nuk mund të rekrutojnë iranianët me lehtësi, kështu që nuk kanë njohje të brendshme. Grupi i vetëm me njohje të brendshme që mund të lëvizë lehtësisht në Iran është grupi terrorist iranian MEK.

MEK-u është pjesë kryesore e opozitës iraniane. Ashtu siç Parsi me të drejtë e di, opozita është e përfshirë në përpjekje humanitare, që ndihmojnë njerëzit e Iranit, që i janë nënshtruar shtypjes brutale për dekada të tëra. Ai grumbullon informacion që e bën komunitetin ndërkombëtar të vetëdijshëm, për atë që po ndodh vërtet në vend dhe evidenton se si qeveria po drejton vendin. Pra, për ta quajtur opozitën një "grup terrorist" nënkupton shumë për NIAC. Regjimi iranian njihet për ekzekutimin e kujtdo që e kundërshton atë dhe ai e ka quajtur opozitën një grup terrorist gjithashtu.

Jo shumë kohë përpara sulmit, Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite, Adel al-Jubeir, përsëriti se Irani është sponsori  shtetëror numër një i terrorizmit dhe bëri thirrje për veprim. Irani u përgjigj, se rritja e grupeve ekstremiste sunite është për shkak të Arabisë Saudite.

Gazetari Michael Tomlinson thotë: "Parsi sajoi argumentin që justifikon veprimet ushtarake kundër Arabisë Saudite tani që Mullahët në Teheran mendojnë se kanë justifikimin për t'u angazhuar në veprime edhe më provokative. Ndërsa furnizimi i Houthit në Jemen për të kërcënuar kufirin e Arabisë Saudite shihej si shtrirje e veprimeve iraniane, Parsi tani po hedh bazën intelektuale për një luftë gjithnjë në zgjerim. Ky është një pozicion i çuditshëm që ka marrë NIAC, pasi qëllimi i saj i deklaruar është të ndihmojë në zgjidhjen e dallimeve midis amerikanëve dhe iranianëve. "

Ai shtoi se qartazi ka një axhendë më të gjerë, për shkak se Senati i SHBA po kërkon të vendosë më shumë sanksione ndaj Republikës Islamike për shkak të raketave balistike. Lobi Iranian i sheh qartazi këto sanksione si një kërcënim të madh ndaj regjimit iranian.

Share this article

Rreth Nesh

Quas mattis tenetur illo suscipit, eleifend praesentium impedit! Dictum aliquam potenti arcu? Vel nemo consectetuer veritatis delectus excepturi magni dui

 

Suspendisse at libero porttitor nisi aliquet vulputate vitae at velit. Aliquam eget arcu magna, vel congue dui. Aenean id turpis lectus. Duis eget consequat velit.nulla vel eros blandit placerat.