MEK dhe “ etiketimi terrorist “ i motivuar politikisht

MEK dhe “ etiketimi terrorist “  i motivuar politikisht.

MEK është fshirë nga të gjitha listat e grupeve terroriste në Shtetet e Bashkuara, në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Bashkimin Europian, pasi ajo luftoi me gjithë durimin dhe elasticitetin, e shtrirë në kohë për më shumë se një dekadë, përsa  zgjatën procedurat gjyqësore para autoriteteve të vendeve të ndryshme, sipas bazës ligjore të sistemeve gjyqësore.

Përfshirja e MEK në listen e organizatave terroriste ishte një nga gabimet më të mëdha të politikës amerikane dhe asaj europiane ndaj Iranit. Ekzistojnë dëshmi të mjaftueshme për të sugjeruar, se percaktimi terrorist i MEK nga Shtetet e Bashkuara,  Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Europian, kishte pak ose aspak të bënte me natyrën apo sjelljen e vetë organizatës, fushë në të cilën  ekzistojnë kritere ligjore të përcaktimit si e tillë. Përkundrazi, etiketimi ishte qysh prej fillimit i motivuar politikisht dhe rrjedhim  i politikës së ndjekur bashkarisht nga SHBA dhe BE, për afrimin  me Teheranin. Ky dyshim u konfirmua më tej, kur në vitin 2008 dhe 2009, UK dhe BE respektivisht, ishin të detyruara nga Gjykatat më të larta gjyqësore të fshinin MEK nga lista e organizatave terroriste, pasi e kishin akuzuar atë gabimisht si të tillë.

Më 09 Tetor 1997, një zyrtar i lartë i administratës së Klinton-it u shpreh për Los Angeles Times, se percaktimi i MEK  nga SHBA ishte një “ gjest i vullnetit të mirë“ ndaj presidentit të “ moderuar “ të sapozgjedhur, Mohammad Khatami.

Përtej Atlantikut, përfshirja e MEK në listën e zezë në UK dhe BE ishte bazuar gjithashtu në të njëjtat faktorë politik ( dhe ekonomik). Në një intervistë për radion BBC në vitin 2006, sekretari i Jashtëm britanik Xhek Strou ka pranuar, se identifikimi nga UK i MEK si organizatë terroriste ishte rezultat i kërkesave të bëra nga regjimi iranian.

 

Përfshirja e organizatës  MEK në listën e organizatave terroriste në BE është bërë në vitin 2002, kur Spanja mori Presidencën e rradhës së BE-së në Janar të vitit 2002. Ajo iu nënshtrua presionit të Teheranit dhe identifikoi MEK si organizatë terroriste. Në tetor të vitit 2002, në një intervistë me sekretarin Entekhab, Ambasadori i Spanjës në Iran u mburr, "Siç jeni në dijeni, Spanja ka mbajtur Presidencën e rradhës së Bashkimit Europian për gjashtë muajt e parë të vitit 2002. Ka pasur tri çështje që Irani dëshironte  të trajtoheshin nga BE. Kur Spanja ka mbajtur presidencën e BE-së, të dyja palët ishin në gjendje për ti zgjidhur këto mospajtime. Një nga çështjet kryesore ishte që BE-ja nga ana e saj, të përfshinte në listën e grupeve terroriste, Organizatën Popullore të  Muxhahedinëve "

 

MEK ka sfiduar  identifikimin si organizatë terroriste, nëpërmjet gjyqeve të zhvilluara dhe, më në fund u hoq nga lista e zezë, pas 20 seancave gjyqësore në Gjykatat më të Larta në Mbretërinë e Bashkuar, Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara, të  cilat vendosën unanimisht, se nuk kishte asnjë provë, që bën të mundur lidhjen  e organizatës MEK me terrorizmin.

 

Duke shqyrtuar të gjithë dokumentacionin përkatës, Kryetari i Gjykatës së Lartë të UK e ka quajtur identifikimin si "pervers". Heqja nga lista e zezë nga  SHBA ka  ndodhur, pasi Gjykata Federale e Apelit për  qarkun e  Columbias pranoi një vendim Gjykate të  paraqitur nga MEK, i pari i këtij lloji që nga viti 1803. Gjykata e qortoi Departamentin e Shtetit për vonesën e jashtëzakonshme në fshirjen e MEK nga lista e organizatave terroriste. Është interesante, se një grup i shkëlqyer i shumicës së zyrtarëve të lartë  paraqitën një mendim të shkurtër,  të pavarur në mbështetje të kërkesës së MEK, duke përfshirë edhe Prokurorin e Përgjithshëm Michael Mukasey. Në Francë, një gjykatës në përfundimin e një hetimi 11-vjeçar, deklaroi se veprimet e MEK u vlerësuan si rezistencë legjitime kundër tiranisë dhe jo terrorizmit.

Mbretëria e Bashkuar

Komisioni i Apelit të Organizatave të Paligjshme  (POAC), një Gjykatë e Lartë e të dhënave të krijuara nga Akti i Terrorizmit 2000, për ankesat në rastet kur Sekretari i Punëve te Brendshme refuzon të  pushojë së konsideruari të paligjshme organizatat, vendosi më 30 nëntor 2007,  se Sekretari i Punëve te Brendshme në marrjen e vendimit  për ta mbajtur PMOI / MEK në listën e organizatave të paligjshme, ka keqinterpretuar ligjin, injoruar fakte të rëndësishme dhe ka arritur në një "vendim pervers". Gjykatat rrallë i quajnë  vendimet e qeverisë si “perverse”. Në këtë instancë, paneli pasi shqyrtoi materialin sekret u shpreh: "vendimi në fazën e parë ishte me të meta dhe duhet të anullohet. Për më tepër, duke konsideruar me kujdes të gjitha materialet e vendosura në dispozicion, ne kemi arritur në përfundimin se vendimi i Gjykatës së Shkalles  së Parë konsiderohet si i gabuar. Ne e pranojme se konstatimi i ketij perversiteti është i pazakontë. Ne megjithatë besojmë, se ky komision është në pozitë (ndoshta të pazakontë) për të patur në dispozicion të gjitha materialet që janë relevante për këtë vendim ".

 

Duke konsideruar vendimin për identifikimin e PMOI si organizatë e paligjshme, si një vendim pervers, POAC urdhëroi Sekretarin e Shtetit për të paraqitur para Parlamentit draftin e një Urdhri  sipas nenit 3 (3) (b) të Aktit të vitit 2000, për të fshirë  PMOI nga lista e organizatave të paligjshme në Pasqyrën 2 të Aktit. Sekretari i Shtetit kërkoi leje të apelojë urdhrin, por POAC-ja nuk e pranoi atë, duke gjykuar shanset e vogla të qeverisë per të fituar. Atëhere qeveria  e persëriti kërkesën për apelim  para Gjykatës së Lartë të Apelit.

 

Gjykata e Apelit 1  vuri në dukje, se për ta konsideruar një organizatë të paligjshme, duhen të plotësohen dy kërkesat e përcaktuara në piken 12 (1) të  Rregullores së Komisionit të Apelit për organizatat e paligjshme 2007. Kërkesa e parë është, që Sekretari i Shtetit duhet të shpjegojë arsyet për nxjerrjen si të paligjshme e terroriste të organizatës në fjalë dhe të sigurojë një përmbledhje të dëshmive mbi të cilat është bazuar. Kërkesa e dytë është, që Sekretari i Shtetit duhet të sjelle fakte të tilla ku ai/ ajo mbështetet për të  kundërshtuar pikat e veçanta të ngritura në ankesë. Gjykata deklaroi, se e kishte konsideruar materialin e mbyllur në dispozicion të aplikuesit (Sekretari i Punëve të Brendshme). Ky material ka përforcuar konkluzionin e tij, se në procesin e vendimmarrjes në këtë rast ishin shkelur dukshëm standardet e përcaktuara nga Ligji Civil Britanik. Gjykata rikujtoi, se pas hetimeve të gjera nga forcat e koalicionit, ushtria e Shteteve të Bashkuara ju kishte akorduar banorëve te kampit Ashraf  statusin e "personave të mbrojtur" sipas Konventës së Katërt të Gjenevës më 2 korrik 2004. Gjykata vendosi, se "ky status ishte tërësisht i papajtueshëm, që ndonjë nga Personat  e Mbrojtur pas kësaj  te trajtohet si terrorist. "Gjykata e Apelit më 7 maj 2008 miratoi rezultatet e POAC (Komisionit te Apelit te Organizatave të Paligjshme ) dhe urdhëroi qeverinë për të paraqitur një urdhër para Parlamentit për ta fshirë PMOI nga lista e organizatave të paligjshme. Qeveria paraqiti urdhrin i cila u miratua unanimisht nga të dy Dhomat e Parlamentit më 23 qershor 2008.

Bashkimi Europian

Gjykata e Shkallës së Parë (CFI ) e Bashkimit Europian  në gjyqin e saj të parë (PMOI-I), anulloi vendimin e Këshillit 2005/930 / KE, e cila kishte vendosur PMOI në listën e organizatave të paligjshme të EU 2.

 

Në gjyqin e saj të dytë, (PMOI- II) 3, CFI anulloi një vendim tjetër, për shkak se Këshilli kishte dështuar për të dhënë arsye të mjaftueshme, se pse ai nuk e kishte marrë parasysh vendimin e POAC  Britanik( Komisioni i Apelit të Organizatave të Paligjshme), një Gjykatë Superiore britanike e cila merret me ankimimet  e organizatave që besohet të jenë të përfshirë në terrorizëm. Më 30 nëntor 2007, POAC lejoi nje ankimim  kundër vendimit të Sekretarit të Punëve të Brendshme, i cili refuzoi heqjen e PMOI nga lista e organizatave terroriste. POAC e përshkroi vendimin si "pervers " dhe te paarsyeshëm. Këshilli Europian ishte informuar për vendimin e POAC, por megjithatë miratoi vendimin 2007/868 / EC dhe përditësoi listën duke e mbajtur emrin e PMOI në të.

 

Gjykata e Shkallës së Parë (CFI ) urdhëroi heqjen e emrit nga lista e organizatave terroriste.

 

Në gjyqin e saj të tretë, PMOI kunder Këshillit të Bashkimit Europian, të mbështetur nga Republika Franceze dhe nga Komisioni i Komuniteteve Europiane (PMOI- III), Gjykata konstatoi se ngrirja e vazhdueshme e fondeve të aplikantit me vendimin e kontestuar 2007/868 / EC, ishte rezultat i një procedure, që nuk respekton të drejtat  e mbrojtjes  së aplikantit dhe e anulloi një vendim të tillë për sa i perkiste  Organizatës Popullore te Muxhahedineve te Iranit "4.

Shtetet e Bashkuara te Amerikes

Në rastin "Organizata  Popullore e Muxhahedinëve të Iranit (kërkuesi) kundër Departamentit të Shtetit të Shteteve Bashkuara dhe Hillary Rodham Klinton, në cilësinë e saj si Sekretare e Shtetit (e paditur)" 5 , PMOI / MEK, 30 muaj pasi Gjykata urdhëroi për të shqyrtuar përcaktimin e PMOI-së si organizatë terroriste dhe dështimi i Sekretarit të Shtetit për ta bërë këtë, kërkoi një vendim Gjykate për të urdhëruar heqjen e etiketimit të saj si organizatë e huaj terroriste. Gjykata e Apelit të Shteteve të Bashkuara për qarkun e  Columbias ishte e mendimit, se në bazë të ligjit anti-terrorist (PATRIOT) të ndryshuar, për të mbajtur si të paligjshëm dhe për të hequr një përcaktim, gjykata duhet të sigurohet se identifikimi është:

 

(A) arbitrar, kapriçioz, keqpërdorim i lirisë së veprimit, ose ndryshe jo në përputhje me ligjin;

(B) në kundërshtim me të drejtën kushtetuese, të pushtetit, të privilegjit ose imunitetit;

(C) në tejkalim të juridiksionit ligjor, autoritetit, ose kufizim, apo pakësim i të drejtës ligjore;

(D) në mungesë përkrahje të konsiderueshme në të dhënat administrative të marra si një e tërë ose në informacionin e klasifikuar  paraqitur gjykatës sipas paragrafit (2), ose

(E) jo në përputhje me procedurat e kërkuara nga ligji.

 

Duke përdorur kriteret e mësipërme për etiketimin si të paligjshëm, Gjykata e Apelit të Shteteve të Bashkuara konstatoi, se përcaktimi i PMOI-së si një organizatë e huaj terroriste nuk kishte mbështetje të konsiderueshme në të dhënat administrative dhe procedurat e sekretarisë  nuk kane siguruar një proces të rregullt. Gjykata arriti në përfundimin se "Sekretaria dështoi për ti garantuar PMOI masat mbrojtëse të një  procesi te rregullt" dhe urdhëroi Sekretarin e Shtetit  të refuzoje  ose të pranojë kerkesën e PMOI-së jo më vonë se katër muaj nga data e shpalljes së ketij vendimi. Në qoftë se Sekretari i Shtetit dështonte që të merrte masa brenda kësaj periudhe, kërkesa për një vendim gjykate për të hequr etiketimin si organizatë e huaj terroriste (OTF), do të jepej nga Gjykata.

 

Në një letër drejtuar Gjykatës së Apelit të Shteteve të Bashkuara për qarkun e Columbias  më 28 shtator 2012, tri ditë para përfundimit të afatit katër mujorsh, Departamenti Amerikan i Drejtësisë njoftoi: " Nëpërmjet kësaj shkrese  njoftojme Gjykatën, se pas njoftimit të kërkuar nga  Kongresi, duke filluar qe sot, Sekretaria revokon përcaktimin e PMOI-së si organizatë e huaj terroriste ".

France

Më 17 qershor 2003, në orën 06:00 të mëngjesit, rreth 1,300 policë të armatosur rëndë sulmuan zyrat e Këshillit Kombëtar të Rezistencës të Iranit, si dhe 12 shtëpi te tjera të refugjatëve iranianë në periferi të Parisit, Auvers-sur-Oise. Mediat franceze e përshkruan sulmin si të paprecedentë dhe të motivuar politikisht. 24 persona u paditën me akuzat e pretenduara për terrorizëm.

Më 11 maj 2011, Gjykata Hetuese  e Parisit, Departamenti kundër terrorizmit, ka lëshuar një urdhër duke hedhur poshtë të gjitha akuzat e ngritura ndaj 24 anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Rezistencës të Iranit, për terrorizëm dhe financim të terrorizmit. Gjykatësi hetues arriti në përfundimin se pas dhjetë vjetesh hetimi të plotë, nuk  është gjetur asnjë provë për të mbështetur akuzat  terroriste ndaj Organizatës Popullore të Muxhahedineve të Iranit. Mungesa e provave është pranuar gjithashtu edhe nga zyra e Prokurorit të Parisit e cila kishte paraqitur pikëpamjet e saj, se duhet të ketë një terheqje të akuzave.

 

Franca ishte shteti i vetëm anëtar i BE-se, që apeloi konkluzionet e aktgjykimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Komunitetit Europian në çështjen  PMOI  kundër Këshillit te Bashkimit Europian, më 4 Dhjetor 2008. Gjykata hodhi poshtë ankesën dhe urdhëroi Republiken Franceze të paguante shpenzimet e gjyqit.

Kanada

Nën ndikimin e zhvillimeve gjyqësore në Europë dhe Shtetet e Bashkuara në lidhje me statusin e MEK, në Dhjetor 2012 Kanadaja  hoqi  PMOI nga lista e saj e organizatave terroriste dhe e zëvendësoi atë me Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike Iraniane ' Forcat  Quds.

Në këtë mënyrë, jashtë sistemit të Kombeve të Bashkuara, drejtësia kishte triumfuar.

1.Sekretarja e Shtetit për çështjet e Brendshme (paditës) kundrejt Z.Alton of Liverpool dhe të tjerë ( i paditur) ( 2008, EWCA /Civ 443,Nr i cështjes: 2007 / 9516

  1. Çështja T-228/02, Organizata Popullore Muxhahedine Iraniane kundër Këshillit të Bashkimit Europian ( PMOI I), 2006 E.C.R., II -4665,1.
  2. Çështja T-228/02, Organizata Popullore Muxhahedine Iraniane kundër Këshillit të Bashkimit Europian ( PMOI I), 2006 E.C.R., 2008 WL 4657820 ( 23 Tetor 2008)
  3. Çështja T/248/08 , Organizata Popullore Muxhahedine Iraniane kundër Keshillit të Bashkimit Europian ( PMOI III ), 2006 E.C.R.,2008 WL 5082977 ( 04 Dhjetor 2008)
  4. Gjykata e Apelit të Shteteve të Bashkuara për qarkun e Columbias, Çështja nr .12/1118, vendimi 01 qershor 2012.

Share this article

Rreth Nesh

Quas mattis tenetur illo suscipit, eleifend praesentium impedit! Dictum aliquam potenti arcu? Vel nemo consectetuer veritatis delectus excepturi magni dui

 

Suspendisse at libero porttitor nisi aliquet vulputate vitae at velit. Aliquam eget arcu magna, vel congue dui. Aenean id turpis lectus. Duis eget consequat velit.nulla vel eros blandit placerat.