Kulti

.

Submit to DeliciousSubmit to DiggSubmit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to StumbleuponSubmit to TechnoratiSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn

"Kult" është një fjalë tjetër shpifëse, që po përdor  Ministria e Inteligjencës dhe Sigurisë se Iranit (MOIS) për të shpifur për Popullin Muxhahedin. Ajo po përdor gjithnjë e më shumë këtë etiketë të rreme, pasi pershkrimet e etiketimeve të  tjera janë berë më pak efektive. Nuk mund të kalojë asnjë ditë , në të cilën propaganda e Mullahëve mos të përmendi kultin në të njëjtën frymë si PMOI. "Kulti Rajavi", "kulti bastion", "kulti terrorist" dhe "kulti të pandershëm", janë vetëm disa shembuj. (Për detaje shtesë mbi fushatën propagandistike të Iranit kundër PMOI kliko www.moisdisinformation.)

Znj. Danielle Mitterrand, ish-zonja e parë e Francës, ka diskutuar për pretendimin mbi kultin në një konferencë shtypi në vitin 2003. Ajo tha se te përshkruash PMOI si një kult është "krejtësisht false" dhe i jep publikut një "përshtypje të gabuar të kësaj organizate."

Për të demonizuar PMOI si një kult, MOIS ka krijuar  edhe një faqe interneti dedikuar kësaj çështje. 1 MOIS shpreson se duke përsëritur vazhdimisht pretendimet e rreme, ajo përfundimisht do të konsiderohet si e vërtetë - të njëjtën strategji ka ndjekur dhe  për etiketimin marksist.

Çfarë është një Kult?

Një kult, siç përcaktohet në fjalor, në përgjithësi përfshin një numër relativisht të vogël njerëzish, që ndajnë një pikëpamje fetare ekstremiste të botës dhe jetojnë në një mënyrë të pazakontë nën drejtimin e një lideri karizmatik autoritar. Dy kulte të njohura për shkak të vetëvrasjeve janë:

Dera e Parajsës- Grupi është themeluar në fillim të viteve 1970 nga Marshall Applewhite dhe Bonnie Nettles, të cilët pretendonin se  ishin qenie jashtëtokësore. Anëtarët e kultit jetonin së bashku në një shtëpi të madhe në një komunitet të mbyllur në San Diego. Ata besonin se Toka ishte gati për tu "ricikluar" dhe kryen vetëvrasje massive, për të arritur Kometën Hale-Bopp, e cila në atë kohë po i afrohej Tokës dhe ata besonin se ajo ishte një anije e huaj në hapësirë.

Tempulli i Popullit - E themeluar në vitin 1955 nga Jim Jones, anëtarët e saj besonin se një holokaust bërthamor, që do të lindte një parajse socialiste, ishte i pashmangshëm. Grupi u zhvendos në Guajana, ku 920 anëtarë të tij kryen vetëvrasje masive.

Qeveritë të shumta dhe organizata botërore janë përpjekur për të krijuar udhëzues të lëvizjeve të rrezikshme dhe kulte, por pa sukses. Ka qenë e pamundur paraqitja e një përkufizimi të pranueshëm të një kulti. Përshkrimet janë ose shumë subjektive, shumë të paqarta, dhe thjesht jofunksionale.

Një raport i vitit 1995 nga një komision parlamentar francez numëronte 195 grupe / lëvizje si potencialisht të rrezikshme. Raporti u kritikua ashpër dhe përfundimisht u shpall i pavlefshëm. Të njëjtën përgjigje mori  dhe një Raport Parlamentar 670 faqesh i një Komisioni belg, i cili i quajti 189 organizata si kulte të mundshme të rrezikshme apo sekte. Disa grupe të përfshira në listë, kjo me siguri gjë e pazakontë, nuk kishin qenë asnjëherë të dhunshëm dhe kundërshtuan përfshirjen e tyre në këtë raport.

Në vitin 1997 Komiteti i Senatit Gjerman hartoi një raport të quajtur "Kultet: Rreziqet dhe efektet anësore:. Informacion mbi Lëvizjet e reja fetare  dhe kendveshtrimi përkrahës botëror dhe psiko-Ofertat" Ai përfshiu një numër të vogël të grupeve që ishin të krishterë, pagan, Hindu, sigurues jete, okultizëm / satanizëm, dhe tregëtarë të niveleve të ndryshme.

Nuk është nevoja të thuhet, por PMOI nuk u përfshi në asnjë nga këto raporte.

Karakteristikat e përbashkëta

Subjekte të ndryshme të tilla si: Fondacioni FamiljarAmerikan, Qendra e Informacionit Kult, Universiteti i Kalifornisë  Berkeley, kanë publikuar atribute që ata besojnë të jenë përfaqësues të një kulti. Në përgjithësi atributet më të zakonshme të  pranuara prej tyre janë:

  • Përfshijnë një numër të vogël të njerëzve
  • Jetojnë në një komunitet të izoluar dhe shpesh të vecuar
  • Kanë një udhëheqës autoritar i cili pretendon të ketë fuqi mistike ose mbinjerëzore
  • Kufizojnë  largimin e anëtarëve
  • Përdorin fajin për të manipuluar anëtarët
  • Tërheqin anëtarë të cilët janë shpesh të çekuilibruar ose të sëmurë mendorë

PMOI-ja nuk aplikon asnjë nga atributet e mësipërme .Organizata nuk është e vogël dhe e izoluar, por ka anëtarë në mbarë botën. Ata nuk jetojnë në komunitete të izoluara. Sekretari i Përgjithshëm i PMOI-së zgjidhet çdo dy vjet nga Këshilli i Udhëheqësve me miratimin e anëtarëve.

MEK ka liderë karizmatik, por ata nuk pretendojnë të kenë ndonjë fuqi mistike apo mbinjerëzore. Presidentja e zgjedhur e NCRI-së Znj.Rajavi ka marrë lëvdata nga parlamentarë dhe personalitete të mbarë botës për vizionin e saj demokratik dhe platformën politike.

Dhjetëra mijëra njerëz në diasporën iraniane, shumë prej të cilëve janë profesionistë të mirëarsimuar, marrin pjesë rregullisht në eventet e PMOI-së. Koalicioni PMOI dhe NCRI janë, deri tani organizatat më të mëdhaja aktive iraniane, të cilat kanë kontakte të rregullta me partitë politike, zyrtarët politikë, aktivistët e të drejtave të njeriut, si dhe mediat në mbarë botën.

Askush nuk është i detyruar të qëndrojë në PMOI dhe mund të largohet në çdo kohë. Çfarë i motivon anëtarët të bashkohen me grupin nuk është faji apo manipulimi, por një vendosmëri e zjarrtë për të cliruar Iranin nga teokracia e tij brutale dhe ta zëvendësojë atë me një qeveri demokratike. Shumë anëtarë janë me arsim të lartë dhe kanë hequr dorë nga karriera dhe jeta e tyre normale familjare për të arritur këtë qëllim. Mullahët e Iranit kanë ekzekutuar 120,000 anëtarë dhe mbështetës të PMOI-së dhe megjithatë kanë dështuar  ta shkatërrojnë organizatën.

Ish-Zonja e Parë Danielle Mitterrand ka thënë se të përshkruash PMOI si një kult është "krejtësisht false. Në një konferencë për shtyp ajo tha se grupi duhet të krahasohet me lëvizjet e tjera të rezistencës kundër tiranisë dhe diktaturave. 2

Nuk ekziston ngjashmëria me një Kult

 

Alain Vivien, një ish-ministër francez dhe ekspert i sekteve, thotë  se nuk ka asgjë në sjelljen e PMOI-së që do të mund ti ngjajë një kulti. Ai shqyrtoi pretendimet mbi kultin drejtuar PMOI-së, në një libër mbi sektet botuar në Francë. Ai thotë se në fakt, PMOI-ja, si një organizatë demokratike, është diametralisht e kundërta e një kulti. 3

"PMOI-ja bie në kundërshtim me veprimet e zakonshme të sekteve, të cilat shmangin pajisjen e tyre me një status demokratik, sa më shumë të jetë e mundur" thotë Vivien. 4

Vivien gjithashtu hodhi poshtë pretendimin se PMOI-ja është një kult i personalitetit. Ai tha se "mbështetësit e PMOI-së nuk formojnë asnjë lloj kulti të dallueshëm rreth saj (Maryam Rajavi, presidente i zgjedhur e NCRI). Ajo nuk profetizon vetëm për të mirën e tyre, dhe nuk ka një zyrë të Shenjtë për të kundërshtuar ndonjë herezi të mundshme. 5 Për Massoud Rajavi, Vivien thotë se ai  " asnjëherë nuk kishte dhënë urdhër duke marre shkas nga ndonje veprim,

 pavarësisht natyrës së patjetërsueshme të mendimeve të tij. Ai nuk botoi kurrë një fatwa. "6

 

Udhëheqësit e PMOI-së kanë ithtarë besnikë, për shkak të aftësive të lidershipit të tyre, vlerava dhe sakrificave të përbashkëta personale për të sjellë demokracinë në Iran.

Agjentët e SAVAK-ut ekzekutuan Massoumeh, motrën e Maryan Rajavi - së. Massoumeh ishte shtatzënë kur ajo u kap, u torturua dhe më pas u vra nga regjimi i Mullahëve. Burri i Massoumeh pësoi të njëjtin fat.

Massoud Rajavi u burgos për shtatë vjet nga Shahu. Më 8 shkurt 1982, agjentët e Khomeinit bastisën shtëpinë e tij në Teheran. Ata vranë Ashraf-en, gruan e tij, dhe zëvendësin e tij, Moussa Khiabanni. Foshnja e tij, Mostapha, u mbajt lart mbi trupin e Ashraf-es të përshkruar nga plumbat, para kamerave televizive nga Assodollah Lejevardi, Kasapi famëkeq i Evin-it , i cili u zotua për të bërë një "të mirë Hezbollahi " per fëmijën.

Vëllai i Massoud Rajavi - së, Profesor Kazem Rajavi, u qëllua për vdekje nga agjentët  e

MOIS-it në Gjenevë në prill 1990. Moire-ja, motra e Massoud-it, dhe burri i saj, Asghar Kazemi, u ekzekutuan në vitin 1988, gjatë masakrës së Mullahëve ndaj të burgosurve politikë.

 

Vuajtja personale e Rajavis-ve nuk është unike. Shumë anëtarë të PMOI iu janë vrarë të dashurit e tyre  nga agjentët e SAVAK-ut dhe MOIS-it, dhe kështu krijuan një lidhje të veçantë dhe vendosmërinë për të zëvendësuar Mullahët tiranikë me një demokraci moderne.

Ashtu si termi marksist është një pseudonim i rremë i përdorur për PMOI-në, po kështu është edhe termi kult.Të dyja janë etiketime shpifëse të përdorura nga propaganda, si fillim nga SAVAK-u dhe me pas nga MOIS. Të dy përshkrimet janë dukshëm të rreme dhe nuk duhet të përdoren për të përshkruar Muxhahedinët.

1) kliko  www.moisdisinformation.com, Attack Websites, CultsandTerror.com.

2) Deklarata nga Znj Danielle Mitterrand, Armiqtë e Ajatollahëve, Mohammad Mohaddessin, Zed Books, Londër 2004

3) Les Sectes, nga Alain Vivien, Paris, Odile Jakob, shtator 2003.

4) Referenca e mesipërme.

5) Referenca e mesipërme.

6) Referenca e mesipërme

Share this article

Rreth Nesh

Quas mattis tenetur illo suscipit, eleifend praesentium impedit! Dictum aliquam potenti arcu? Vel nemo consectetuer veritatis delectus excepturi magni dui

 

Suspendisse at libero porttitor nisi aliquet vulputate vitae at velit. Aliquam eget arcu magna, vel congue dui. Aenean id turpis lectus. Duis eget consequat velit.nulla vel eros blandit placerat.

Lajmi i fundit