E kaluara dhe historia

Në fillim të viteve 1990, Ministria e Inteligjencës dhe e  Sigurisë së  Iranit (MOIS) nisi një fushatë propagandistike për të demoralizuar Popullin Muxhahedin, duke pohuar në mënyrë të gabuar se Ushtria Çlirimtare Kombëtare (UÇK), një krah ushtarak i organizatës së rezistencës, bashkëpunoi me trupat irakiane për të shtypur kryengritjet kurde dhe shiite të vitit 1991.

Kjo faqe jep prova të konsiderueshme për të hedhur poshtë disinformimin e VEVAK / MOIS dhe përshkruan se si Ministria e Inteligjencës përdor ish-anëtarë të UÇK-së për të bërë propaganda shpifëse në lidhje me kryengritjet, për të dëmtuar reputacionin e Muxhahedinëve.

Seksioni i fundit rendit disa nga artikujt e lajmeve dhe raportet që kanë përfshirë të dhënat e gabuara në lidhje me Muxhahedinët dhe Kryengritjet e vitit 1991.

 

Kryengritjet e Luftës së Gjirit

Më poshtë janë disa përmbledhje të  Kryengritjeve Kurde dhe Shiite të vitit  1991në Irak. Kryengritjet  shpërthyen  pasi u mund ushtria e Sadamit. Forcat e koalicionit të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara dëbuan forcat ushtarake të Irakut nga Kuvajti në shkurt të vitit 1991 dhe pastaj avancuan në drejtim të Bagdadit, dhe ndaluan pasi Presidenti George Bush bëri thirrje për ti dhënë fund armiqësive. Duke besuar se regjimi i Sadamit do të rrëzohej së shpejti, në veri dhe jug të Irakut shpërthyen demonstrata kundër qeverisë së dobësuar.

 

Kryengritja Kurde

Ditë pasi Presidenti Bush shpalli armëpushimin, grupet politike kurde të bashkuara kundër Sadamit organizuan demonstrata masive dhe sulmuan objekte ushtarake dhe qeveritare në Irakun verior. Rebelimi ishte planifikuar një muaj më parë, sipas Komitetit të Veprimeve të Përbashkëta Kurde.1

Kryengritja u përhap shumë shpejt dhe në një periudhë të shkurtër qytetet e mëdha në rajonin Kurd u çliruan nga rebelët dhe dezertorët e ushtrisë. Por kurdët nuk ishin në gjendje për tu mbrojtur nga Garda Republikane, e cila u dërgua nga Sadami për të shtypur kryengritjen.

Luftimet sporadike mes forcave irakiane dhe rebelëve kurdë vazhduan deri në Tetor, kur u arrit një marrëveshje, që kërkonte tërheqjen e forcave irakiane nga zonat kurde dhe krijimin e një Qeverie Rajonale Kurde.

 

Shaaban Intifada ( Kryengritja Shiite)

Në jug te Irakut, demonstrata kundër Sadamit filloi më 1 mars në Basra, qyteti i dytë më i madh i vendit, dhe pastaj u përhap në qytete të tjera. Komunitetet shiite dominojnë rajonin dhe janë shtypur nga autoritetet qeveritare për një kohë të gjatë.

Kryengritësit të pajisur me armë të vogla dhe granata dore pushtuan Basrën. Rebelët ekzekutuan zyrtarët e qeverisë dhe liruan të burgosurit politikë nga burgjet. Në kulmin e rebelimit, kryengritësit kontrolluan shtatë qytete të mëdha në jug të Irakut.

Elementet e mbetur të forcave të rregullta të Irakut, njësitë e Gardës Republikane, milicia dhe oficerët besnikë të policisë luftuan për të rivendosur kontrollin e qeverisë. Nga mesi i marsit, forcat e Sadamit kishin shkatërruar shumicën e opozitës në qytete, duke përfshirë edhe qytetin portual të Basrës. Kryengritja u shtyp në fund të muajit, me përjashtim të një numri të kufizuar të zonave rurale.

 1) "Revolt in Iraq; Kurds, Shiites Gain in Cities," Newsday, March 6, 1991.

 

Ushtria Çlirimtare Kombëtare

Qindra automjete ushtarake u shkatërruan nga forcat e koalicionit, përgjatë tërheqjes nga Kuvajti  për në Irak, në të ashtëqujturën "rruga e vdekjes."

Për të shmangur përfshirjen në luftën, Ushtria Çlirimtare Kombëtare, krahu ushtarak i Muxhahedinëve Popullorë, evakuoi bazat e saj në veri dhe jug të Irakut dhe i zhvendosi të gjitha forcat e saj në Provincën Diyala, në zonën qendrore lindore. Muxhahedinët gjithashtu ndërprenë transmetimet në radio dhe television si dhe ndaluan të gjitha botimet.

Mullahët e Iranit po i ndiqnin ngjarjet me padurim, ndërkohë  që dy prej armiqve të tyre kryesore, Shtetet e Bashkuara dhe Iraku, po përgatiteshin për luftë.

Kur Sadami refuzoi të tërhiqte trupat e tij nga Kuvajti deri më 15 janar 1991, forcat e koalicionit filluan një fushatë ajrore agresive. Javë më vonë, divizione të blinduara të bazës në Arabinë Saudite mësyn në Irak, ndërsa forcat e tjera sulmuan Kuvajtin  për ta çliruar.

Trupat irakiane u tronditën nga shfaqja masive e forcës dhe e teknologjisë superiore ushtarake të koalicionit. Trupat e Sadamit në Kuvajt braktisën pozicionet e tyre dhe u tërhoqën në Irak. Karvani që  po tërhiqej u kap në shesh të hapur dhe u shkatërrua nga sulmet ajrore. Divizionet e blinduara të Koalicionit vazhduan sulmin e tyre drejt Baghdad-it , duke arritur rreth 150 milje larg nga kryeqyteti, kur iu kërkua të ndaleshin sulmet e mëtejshme dhe Kuvajti u shpall i çliruar.

Strategjia e UÇK-së për të shmangur përfshirjen në luftë,  provoi të ishte e suksesshme. Forcat e saj mbetën të pashqetësuara dhe nuk u angazhuan në asnjë luftim. Kur fraksionet kurde filluan të rebeloheshin në fillim të marsit, Muxhahedinët iu dërguan kurdëve mesazhe ku ju kërkonin të shmangnin çdo armiqësi dhe se do të ishin joaktiv për  derisa të mos sulmoheshin. Qëllimi i tyre i vetëm, ata po e përsëritnin, ishte përmbysja e Mullahëve të Iranit.

Sulmet ndaj  UÇK-së

Më 14 mars, Muxhahedinët  bënë të ditur  publikisht, se kishin arritur të zbulonin anëtarët e Korpusit të Gardës Revolucionare Iraniane  (IRGC) të cilët ishin grumbulluar përgjatë kufirit Irakian dhe po  përgatiteshin për një sulm.1 Ditë më parë, Presidenti i Iranit Hashemi Rafsanjani kishte vizituar zonën për të inspektuar operacionet ushtarake.

Menjëherë pas kësaj, IRGC –ja  depërtoi në Irak dhe vranë një anëtar të UÇK-së, si dhe plagosën disa ushtarë të tjerë .UÇK-ja ndërmori një sulm si kundërpërgjigje.3

Në misionin e ardhshëm, UÇK-ja u mbrojt nga sulmet e Gardës Revolucionare në Jalula, Irak, rreth 80 milje në verilindje të Bagdadit, dhe në Kirfi, në veri. 4 Forcat  iraniane sulmuan me raketa Katyusha dhe, në një moment, rrethuan një bazë të UÇK .

Një ditë më pas, Garda Iraniane  u fut në territorin Irakian në të paktën 14 vende të ndryshme përgjatë kufirit.5 Në përleshje të shumta, u plagosën 20 ushtarë të UÇK-së dhe u vranë 8 .6 Në sulmin  e 23 mars-it  pati 40 viktima të UÇK-së dhe gjatë aksionit u zhdukën tre anëtarë.7

Më 25mars  Garda Revolucionare ndërmori një ofensivë  tjetër kundër UÇK-së. Sulmi u shtri nga Khaneqin, një qytet kufitar i Irakut,deri në Kifri.8 UÇK-ja  kundërsulmoi me sukses dhe  rimori terrenin e humbur.9 E shqetësuar  se UÇK-ja mund të depërtonte në linjat e saj, Garda Revolucionare mobilizoi për përforcime  Brigadën  73 të Kashanit nga Teherani.

Beteja e rradhes filloi më 31 Mars në orën 06:00 mbasdite. Garda Revolucionare u fut vjedhurazi në Irak pranë Qasr-Shirin mars dhe pastaj sulmoi UÇK-në  në orën 1:30 të natës përgjatë katër akseve. Gjendja e luftës zgjati për 18 orë, dhe forcat e UÇK-së e zbrapsën sulmin.10 Pasdaranët  e Iranit pësuan shumë viktima dhe një ditë më pas u tërhoqën, për të shëruar plagët e tyre.

Gjatë sulmeve të Gardës Revolucionare, UÇK-ja zuri rob gjashtë ushtarë iranianë të cilët "mbanin veshje kurde." 11 UÇK-ja i dorëzoi  ata te Komisioni Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, i cili konfirmoi se "regjimi iranian po përpiqet për të rekrutuar kurdë për të luftuar  kundër UÇK-së. "12 Një hetim i mëvonshëm nga Kombet e Bashkuara gjithashtu arriti në përfundimin se Mullahët" kërkuan të punësonin kurdët e Irakut për të luftuar kundër UÇK-së. "13

Sulmet talebane

Më 11 mars, një grup i vogël i ushtarëve të UÇK-së i cili po evakuonte një bazë ushtarake, u sulmua në afërsi të Tuzit, një qytet në jug të Kirkuk-ut, prej kurdëve të Irakut nën udhëheqjen e Jalal Talebanit, kreu i Bashkimit Patriotik të Kurdistanit (PUK). Gjatë përleshjes u vra komandanti i UÇK-së Reza Karamali si dhe u plagosën disa anëtarë të tjerë. Më vonë dy anëtarë të tjerë të UÇK-së u sulmuan në pabesi në afërsi të bazës së tyre nga forcat besnike të Talebanit.

Në atë kohë, Mullahët e Iranit mbështesnin PUK -un, duke ju siguruar armë dhe asistencë financiare.14  Mullahët gjithashtu mbështetën rebelët në Irakun e jugut gjatë kryengritjes, duke shpresuar që kryengritja do të rrëzonte Sadamin, dhe kështu do të hapej rruga për krijimin e një Republikë Islamike Fundamentaliste.

Ndërsa UÇK-ja ishte e angazhuar me mbrojtjen, kundër ofensivës së IRGC-së me  25 Mars, një togë e përbërë  prej 19 pjesëtarë të UÇK-së, që udhëtonin në katër automjete të blinduara, humbi kontaktin me bazën qendrore. "Grupi humbi rrugën e tij në terren të panjohur, dhe gabimisht avancoi disa kilometra në drejtim të qytetit të Kelar-it, ku u kap nga anëtarët e grupit Talebani dhe Hezbollahët  kurd (një grup përfaqësimi i  regjimit Iranian)." 15 Shtatëmbëdhjetë  ushtarë të UÇK-së u ekzekutuan nga Talebani dhe dy të tjerë - Hassan Zolfaqari dhe Beshar Shabibi - iu dorëzuan  Mullahëve të Iranit dhe më vonë u vranë.

Më 25 mars, në një deklaratë për shtyp Talebani pohoi se "Më shumë se 5,000 mercenarë Muxhahedinë  po përgatiten dhe janë pajisur me tanke për të bërë një luftë në terren" për të rimarrë Kirkuk-un.16 Muxhahedinët lëshuan  nga ana e tyre ​​një deklaratë ku njoftonin se deklarata e bërë nga Talebani ishte një " gënjeshtër e hapur. "17 Në atë kohë, UÇK-ja ishte e angazhuar plotësisht me mbrojtjen ndaj sulmeve të Gardës Revolucionare të Iranit.

Marrëdhëniet e ngushta me kurdët

Muxhahedinët kanë pasur për kohë të gjatë marrëdhënie të ngushta me kurdët në Irak dhe Iran. Talebani ka shprehur mbështetjen e tij për Muxhahedinët në një letër të vitit 1984 drejtuar  Massoud Rajavi , kreut të PMOI / MEK. Talebani deklaroi:

" I dashur dhe  i nderuar vëlla Massoud Rajavi, në emër të byrosë politike të Unionit Patriotik të Kurdistanit të Irakut (PUK), unë dëshiroj t’ju përshëndetes dhe të shpreh urimet e mia më të mira për ju dhe vëllezërit e tjerë Muxhahedinë në luftën tuaj kundër fanatikëve reaksionare që sundojnë në Iran .... Ne jemi, pra, gjithmonë të gatshëm për të forcuar marrëdhëniet tona të mira me Organizatën Popullore  të Muxhahedinëve të Iranit. "18

Muxhahedinët kishin marrëdhënie të ngushta me Partinë Demokratike Kurde (KDP), partia tjetër më e madhe Kurde në veri të Irakut e udhëhequr nga Massoud Barzani, dhe kurdëve në Iran, të cilët ishin persekutuar nga Mullahët dhe lejuan Muxhahedinët  të ngrinin bazat e tyre në zonën veri perëndimore. Në vitin 1983, PMOI / MEK miratoi formalisht një plan  që mbështeste autonominë e kurdëve në Iran.

Duke pasur parasysh marrëdhënien e tyre të gjatë me Kurdët, Muxhahedinët nuk kishin si ti sulmonin ata. Muxhahedinët ishin plotësisht të vetëdijshëm se përleshjet e PUK –ut - dhe propaganda false - janë kryer në drejtim të Mullahëve si një kërkesë për të marrë mbështetje të vazhdueshme. PUK-u më vonë I tërhoqi pretendimet e veta. (Shih Partinë Demokratike Kurde në menynë e faqes.)

Më 29 mars, ndërsa UÇK-ja ishte e përfshirë në beteja me  Gardën Revolucionare Iraniane, forcat e Sadamit rimorën Kirkuk- un.

 


1) "Revolt in Iraq; Kurds, Shiites Gain in Cities," Newsday, March 6, 1991.

2) "Saddam's Forces Reportedly Set Kirkuk Oil Wells on Fire," UPI, March 14, 1991.

3) "What Lurks in the Middle East," Christian Science Monitor, March 21, 1991.

3) "Mojahedin-e Khalq Claims 100 Members of the IRGC Killed in Western Iran Attack," BBC Summary of World Broadcasts, Voice of the America in Persian (March 14, 1991), March 16, 1991.

4) "Iraqi Troops Reportedly Retake Towns, Heavy Fighting Continues," UPI, March 17, 1991.

5) "Army Offensive Repelled, Iraqi Opposition Says," Washington Post, March 19, 1991.

6) "Iranian Rebel Group Levels Charges at its Government,"UPI, March 21, 1991.

7) "Opposition Trains on Plains of Iraq to Topple Iranian Rulers," Associated Press, May 8, 1991.

8) "Saddam's Forces Use Planes, Helicopters to Attack Kirkuk," UPI, March 25, 1991.

9) Iranian Mojahedin-e Khalq Claims 'Large-Scale' Retaliation for Iranian Attack," BBC Summary of World Broadcasts, Hashimite Kingdom of Jordan Radio (March 15, 1991), March 27, 1991.

10) "Iranian Opposition Describes Battle in Iraq," Associated Press, April 4, 1991.

11) "Written Statement Submitted by International Educational Developments, a Non-Governmental Organization on the Roster," Economic and Social Council, Commission on Human Rights, United Nations. Document E/CN.4/Sub.2/1995/NGO/55, August 22, 1995.

12) Referenca e mësipërme.

13) Referenca e mësipërme.

14) "Iranian Rebel Group Levels Charges at its Government," UPI, March 21, 1991.

 15) "Democracy Betrayed; A Response to U.S. State Department Report on the Mojahedin and the Iranian Resistance," National Council of Resistance, Foreign Affairs Committee,  March 15, 1995.

16) "UN Allies Urged to Save Rebels," The Guardian, March 26, 1991.

17) "Kurdish Leader Returns; Vows Fight to Free All Iraq," Associated Press, March 26, 1991.

18) "Enemies of the Ayatollahs," by Mohamad Mohaddessin, Zed Books, London, New York, 2004.

 


Dizinformimi VEVAK / MOIS

Asnjë provë nuk është paraqitur për të mbështetur pretendimin se Muxhahedinët luftuan përkrah forcave të Sadamit për të shtypur kryengritjen kurde. Ato janë vetëm akuza të fabrikuara nga Ministria Iraniane e Inteligjencës dhe Sigurisë (VEVAK/MOIS).

Agjentët dezinformues

OKB-ja urdhëroi  International Educational Development, Inc. (IED), një organizatë joqeveritare e rregjistruar nga Kombet e Bashkuara, për të kryer një hetim të pavarur të akuzave të Tafrishit kundër Muxhahedinëve dhe UÇK-së. IED-ja i paraqiti Kombeve te Bashkuara një raport me shkrim mbi konstatimet e saj, i cili u botua në vitin 1995.

Pas Luftës së Gjirit Persik më 1991, VEVAK / MOIS të Iranit dërguan agjentë në Evropë për të përhapur dezinformata rreth Muxhahedinëve dhe UÇK-së. Një prej agjentëve të saj - Jamshid Tafrishi ( i njohur dhe si inxhinier Tafrishi) - dërgoi një dokument në Kombet e Bashkuara, në të cilin pretendohet se UÇK-ja ka bashkëpunuar me trupat irakiane në sulmet kundër kurdëve në Irakun verior dhe shiitëve në zonën jugore.

"Nga hetimi ynë i pavarur dhe diskutimet me palët e përfshira," deklaroi IED, "ne i konsiderojmë këto deklarata të rreme". 4 IED tha se UÇK-ja nuk kishte sulmuar popullin kurd dhe ishte objekt i një fushate dezinformimi nga Inteligjenca iraniane.

IED-ja deklaroi se akuzat kundër UÇK-së u hodhën kryesisht nga Jamshid Tafrishi, i cili  u ishte bashkuar Muxhahedinëve  në vitin 1988 dhe u largua nga organizata pas 19 muajsh, duke përmendur arsye personale.5

Raporti thote se Tafrishi ndoqi rrugën e tij për në Evropë, ku ai mori pjesë në një fushatë publike kundër PMOI. Ka "prova bindëse", tha IED, se Tafrishi ishte "agjent i Ministrisë së Inteligjencës së regjimit të Khomeinit." 6

Tafrishi's assignment was to "gather intelligence on Iranian exiles, to seek ways and means for discrediting them and all opponents of the regime," IED said. In doing so, the VEVAK / MOIS hoped to "make the international community believe the NLA is really fighting the Kurdish people in Iraq and as such is a pawn of the Iraq regime."7 (emphasis added)

Detyra e Tafrishit ishte të "grumbullonte të dhëna për mërgimtarët iranianë, të kërkonte mënyra dhe mjete për diskreditimin e tyre dhe të gjithë kundërshtarëve të regjimit," tha IED. Duke vepruar kështu, VEVAK / MOIS shpresonin të "arrinin që komuniteti ndërkombëtar të besonte se UÇK-ja po luftonte me të vërtetë kundër popullit kurd në Irak dhe si e tillë të jetë një gur shahu e regjimit Irakian." 7

Karim Haghi ishte për një kohë të shkurtër anëtar i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Ai u largua nga organizata, udhëtoi për në Evropë, ku në vitin 1994 u rekrutua nga Ministria e Inteligjencës dhe Sigurisë së Iranit (MOIS). Haghi u intervistua në vitin 2003 nga Elaine Sciolino për një artikull të gazetës New York Times rreth Muxhahedinëve. Haghi supozoi se "zonja Rajavi na tha ti vrisnim ata (Kurdët) me tanke dhe të përpiqeshim ti ruanim plumbat tanë për operacione të tjera." Haghi gjithashtu pretendoi në artikull, se "Ne ishim të detyruar të vrisnim edhe Kurdët edhe Shiitët, dhe unë i thashë se nuk kam ardhur këtu për të vrarë njerëz të tjerë." Të dy citatet janë fabrikuar nga Haghi dhe kanë vazhduar të  ribotohen nga mediat dhe faqet e internetit të cilat sulmonin MOIS-in.

 

Referenca

 1) "Written Statement Submitted by International Educational Development, a Non-Governmental Organization on the Roster," Economic and Social Council.  United Nations.  E/CN.4/Sub.2/1995/NGO/55, August 22, 1995.

2) Referenca e mësiperme

3) Referenca e mësiperme

4) Referenca e mësiperme

5) "Iranian Opposition Movement's Many Faces," By Elaine Sciolino, New York Times, June 30, 2003.

 

Demtimet  prej Tafrishit

Më 30 gusht 2001, Jamshid Tafrishi dorëzoi një dëshmi nën betim në Gjykatën e Apelit të SHBA-ve në lidhje me PMOI / MEK, në të cilën ai pranoi që kishte qenë një ish-agjent i Ministrisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Iranit. Ai tha:

"Nga viti 1995 deri në vitin 1999, unë kam marrë në total 72.000 dollarë nga Ministria e Inteligjencës si pagesë për punën time për  llogari të tyre." 1

Tafrishi tha, se duke shfrytëzuar faktin se ai kishte punuar më parë me PMOI-në, VEVAK / MOIS i kishte caktuar  atij, , të rekrutonte anëtarë të pakënaqur të PMOI-së dhe të akuzonte organizatën për shkeljen e të drejtave të njeriut.

Tafrishi tha se ai gjithashtu ishte "caktuar për të informuar organizatat ndërkombëtare, si dhe qeveritë e huaja që PMOI / MEK ishte përfshirë për të shtypur rebelimin kurd në Irak." 2

"Plani," shpjegoi ai, "u realizua nën mbikëqyrjen e Nasser Khajeh-Nuri, i cili ishte agjent i regjimit në Shtetet e Bashkuara. Ai organizoi një intervistë për mua dhe agjentë të tjerë në një stacion radio iraniane në Los Angeles, për të treguar historinë tonë që PMOI / MEK-u kishte shtypur popullin kurd së bashku me forcat irakiane. "3

Tafrishi tha se emri i tij  ishte përmendur në një raport të përgatitur nga Khajeh-Nuri, ku pretendohej se PMOI / MEK ndihmuan Sadamin për të shtypur kurdët. Dokumenti është dërguar më pas  agjensive amerikane të inteligjencës si dhe atyre qeveritare të SHBA-ve, si dhe Kombeve të Bashkuara. "Si rrjedhojë," tha Tafrishi ", një organizatë jo-qeveritare amerikane, International Educational Development, përgatiti një raport të hetimit të tyre për këtë çështje duke i përgënjeshtruar pretendimet tona kundër PMOI-së, i cili u botua si një dokument i OKB-së më 22 gusht 1995. "4

 

Raporti i dytë i OKB-së

Më 23 janar 2001, organizata “International Educational Development” i paraqiti Kombeve të Bashkuara një raport të dytë lidhur me Tafrishin. Në këtë deklaratë, IED tha se "z. Tafrishi tashmë pranoi lirisht se ne (IED)  kishim të drejtë .5

"Z. Tafrishi ka shkruar kohët e fundit letra, në të cilat ai tregon se Ministria e Inteligjencës së regjimit Iranian e kishte punësuar atë (në dukje i kishte  paguar atij 72,000 $, përveç shpenzimeve të udhëtimeve dhe të tjera) në veçanti për të kryer një fushatë keqinformimi për UÇK-në, me akuza të rreme se UÇK-ja ishte përfshirë vetë në shkeljen e të drejtave të njeriut apo në frikësimin apo grabitjen e komunitetit Iranian në mërgim. "6

Një numër i organizatave të të drejtave të njeriut janë bërë objekt diskutimi dhe trajtimi për dëshmi të rreme dhe për fushatat që kishin ndërmarrë për shkrimin e letrave të orkestruara nga qeveria," thuhet në raport. "Për fat të keq, disa nga këto organizata mund ta kenë besuar vërtetë dezinformimin." 7

 

 Referenca

1) "Affidavit of Jamshid Tafrishi," U.S. Court of Appeals, August 30, 2001. 

2) Referenca e mësiperme

3) Referenca e mësiperme

4) Referenca e mësiperme

5) "Written Statement Submitted by International Educational Development, Inc., a Non-Governmental Organization on the Roster," Commission on Human Rights.  57th Session.  Item 9 of the Provisional Agenda.  United Nations.  E/CN.4/2001/NGO/51, January 23, 2001.

6) Referenca e mësiperme

7) Referenca e mësiperme

 

Vazhdimi i fushatës dezinformuese

Që nga fillimi i viteve 1990, VEVAK / MOIS ka ndërmarrë në mënyrë agresive një fushatë dezinformuese kundër PMOI-së, duke pretenduar se ata i shtypën kryengritjet e vitit 1991 në Irak. Nga agjentët dizinformues të MOIS-it nuk është vënë në dispozicion asnjë fakt për të mbështetur deklaratat e tyre keqdashëse, por vetëm akuza të rreme.

Propaganda VEVAK / MOIS u hodh poshtë nga dy raporte të pavarura të OKB-së, deklaratat e Partisë Demokratike Kurde dhe i një numri të madh të Sheikëve të medhenj shiite në Irak, si dhe rrëfimi i një agjenti VEVAK / MOIS që dezertoi dhe shpjegoi se si ai përhapte deklaratat e rreme në lidhje me kryengritjet, për të diskredituar reputacionin e PMOI-së.

Megjithatë, falsiteti është raportuar gjerësisht nga mediat dhe organizatat, siç janë ato më poshtë:

Dokumentari "Muxhahedin-e-Khalq (MEK) (ose PMOI), Këshilli për Marrëdhëniet me Jashtë, 2013.

"Mujahedin-e Khalq Organization (MEK or MKO), GlobalSecurity.org, 2013.

 "Mujahedin-e Khalq Organization (MEK or MKO), Federation of American Scientists, 2013.

 "My Day With a Real Thrill Kill Cult: the MEK," Institute for Policy Studies, January 13, 2012.

"The Iranians in Iraq," Washington Post, December 14, 2011.

"It Makes Sense for the US to Take Mujahedin-e-Khalq Off its Terrorist List," Guardian, August 16, 2011.

"Grim Decision-Making; Dictators and Violence," Economist, February 27, 2011.

"Iranian Exiles Told to Leave Iraq Camp," Washington Post, December 16, 2009

"This Man Belonged to a Terrorist Organization," The Toronto Star, March 21, 2009.

"The Mujahedin-e Khalq in Iraq: A Policy Conundrum, RAND Corporation, 2009.

"Iraq Threatens to Expel Iranian Rebels; Exile Group Has Protected Status Under Soon-to-Expire U.N. Mandate," Washington Post, December 22, 2008.

"Protesters Fear Iranians in Iraq," Los Angeles Times, September 9, 2008.

"Iraq Intensifies Efforts to Expel Iranian Group," Washington Post, March 14, 2007.

"U.S. Decision to Protect Exiled Iranian Terrorists Fuels Speculation Pentagon is Planning a New War," Ottawa Citizen, August 3, 2004.

"In a Delicate Balancing Act, U.S. Woos Iranian Group in Iraq," Washington Post, November 9, 2003.

"The Cult of Rajavi," by Elizabeth Rubin, New York Times Magazine, July 13, 2003.

"Report on the People's Mojahedin of Iran," US State Department Report, 1994.

PMOI/MEK i bën thirrje këtyre organizatave për të korrigjuar të dhënat dhe të raportojë me saktësi mbi aktivitetet e PMOI / MEK dhe UÇK-së.

 

 

Share this article

Rreth Nesh

Quas mattis tenetur illo suscipit, eleifend praesentium impedit! Dictum aliquam potenti arcu? Vel nemo consectetuer veritatis delectus excepturi magni dui

 

Suspendisse at libero porttitor nisi aliquet vulputate vitae at velit. Aliquam eget arcu magna, vel congue dui. Aenean id turpis lectus. Duis eget consequat velit.nulla vel eros blandit placerat.