Dokument I Padiskutuëshem

Hoshyar Zabari, ish Shefi i Marrëdhënieve me Jashtë dhe Zëdhënës i Partisë Demokratike Kurde (KDP), tha në një dëshmi nën betim se Muxhahedinët Popullorë nuk kanë qenë kurrë të përfshirë në shtypjen e Kryengritjes së Kurdëve në vitin 1991.

Në vitin 1999 Partia Demokratike Kurde (PDK) ka dhënë një dëshmi nën betim në një gjykatë në Holandë, ku deklaronte se Muxhahedinët Popullorë nuk kanë qenë të përfshirë në shtypjen e rebelimit të Kurdëve apo më pas. Në një dëshmi nën betim, Shefi i Marrëdhënieve me Jashtë për PDK, ka thënë:

“PDK-ja, si parti e madhe politike, e ka udhëhequr dhe ka marrë pjesë në Kryengritjen Kurde të pranverës në vitin 1991 në Kurdistanin e Irakut. Kryengritja shkaktoi kolapsin e ushtrisë, sigurisë së qeverisë Irakiane dhe strukturës administrative në rajon”.

"Qyteti i naftës i Kirkuk-ut u çlirua nga populli dhe forcat kurde (Peshmerga.) Kur trupat irakiane kundërsulmuan dhe rimorën kontrollin e Kirkuk-ut dhe qyteteve të tjera të mëdha, ka pasur zëra se njësi Muxhahedinësh ndihmuan trupat irakiane. Por për shkak të ngjarjeve dhe zhvillimeve të rrëmujshme ishte e vështirë për të zbuluar të vërtetën. Megjithatë, kur udhëheqja e Kurdistanit u angazhua në negociata me Qeverinë e Irakut prej prillit deri në shtator të vitit 1991 dhe gjendja u stabilizua, këto thashetheme dolën të ishin të pavërteta. " 1

Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se kishte marrë më vete një kopje të dokumentit ligjor të nënshkruar nga Z. Zabari. Në një artikull, Reuters citon Zabarin si më poshtë:

"( Ne) mund të konfirmojmë se Muxhahedinët nuk janë përfshirë në shtypjen e popullit kurd as gjatë kryengritjes as në pasojat e saj." "Ne nuk kemi hasur ndonjë dëshmi që të provojë se Muxhahedinët kanë treguar ndonjë armiqësi ndaj popullit Kurdistan të Irakut. " 2

Dëshmia përfundon, "Muxhahedinët-e Khalq ka axhendën e vet politike në Iran dhe anëtarët e saj nuk ndërhyjnë në punët e brendshme të Irakut."

 

Referenca:

1) Deklarata nën betim drejtuar z. M.F. Wijingaarden, Holandë, nga Hoshyar Zebari, Shef i Marrëdhënieve Ndërkombëtare PDK-, Partisë Demokratike të Kurdistanit, 14 korrik1999.

2) "US Says Iraq-Based Iran Opposition Aids Iraq Government," Jonathan Wright, Reuters, May 22, 2002.

- Për më shumë kliko në: http://iranprobe.com/demonization-campaign/kurds-and-disinformation-top/399.html#sthash.cbhA95He.dpuf

Share this article

Rreth Nesh

Quas mattis tenetur illo suscipit, eleifend praesentium impedit! Dictum aliquam potenti arcu? Vel nemo consectetuer veritatis delectus excepturi magni dui

 

Suspendisse at libero porttitor nisi aliquet vulputate vitae at velit. Aliquam eget arcu magna, vel congue dui. Aenean id turpis lectus. Duis eget consequat velit.nulla vel eros blandit placerat.