Marksistët islamikë

.

Submit to DeliciousSubmit to DiggSubmit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to StumbleuponSubmit to TechnoratiSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn

Muxhahedinët Popullorë kanë qenë prej kohësh një objektiv i etiketimeve. SAVAK-u, policia sekrete e Shahut, keqpërshkruajti organizatën e rezistencës si "marksistët islamikë ", për të minuar mbështetjen e saj nga publiku iranian, i cili është shumë i devotshëm. Shahu i frikësohej PMOI- së për shkak të potencialit të saj për të mobilizuar iranianët, veçanërisht të rinjtë, kundër monarkisë.

Pas Revolucionit të vitit 1979, Mullahët - dhe më vonë Ministria e Inteligjencës dhe Sigurisë -  vazhduan mashtrimin në propagandën e tyre, duke keqetiketuar Muxhahedinët si marksistë të pafe. Ngushëllimi i saj duke përdorur këto etiketime është në një shkallë shumë më të madhe se SAVAK-u. Mullahët e konsiderojnë PMOI –në si një kërcënim ekzistencial dhe janë alarmuar në mënyrë të ngjashme me popullaritetin e saj.

Një etiketim shpifës i përdorur nga MOIS për ti përgojuar Muxhahedinët  është "kulti". Sa herë që MOIS përmend organizatën e rezistencës, ajo pothuajse gjithmonë shton këtë atribut të rremë, duke shpresuar se nga përsëritja e shpeshtë, mashtrimi do të konsiderohet si i vërtetë.

Qysh prej fillimit të historisë së tyre, Muxhahedinët jane përfolur dhe damkosur nga kundërshtarët e tyre. Shumë njerëz e njohin organizatën vetëm nga propaganda negative. Për të raportuar saktë, kjo faqe interneti ofron  informacione mbi përshkrimet e rreme të PMOI-së të kryera nga SAVAK  dhe MOIS për të dëmtuar reputacionin e organizatës, si dhe paraqet një pasqyrë të pikëpamjeve politike të PMOI-së dhe interpretimin  saj moderne të Islamit.

 

 
Muxhahedinët Popullorë të Iranit (PMOI)organizata u emërua për arsye të milicëve muxhahedinë që luftuan për të mbrojtur he për të rikthyer qeverinë kushtetuese tëIranit gjatë Revolucionit Kushtetuese në vitet 1906 - 1911. Muxhahedinët e të së shkuarës dhe ata të ditëve të sotme u organizuan për të mbështetur demokracinë dhe lirinë për Iranin.

Marksistët islamikë

Termi "marksistët islamike" u përdor  nga SAVAK-u, policia sekrete e Shahut, për të denigruar kundërshtarët politikë të monarkisë. Siç është pasqyruar nga "Economist" në vitin 1978, shprehja ishte " shumë e përhapur ne komunikimet mes Shahut dhe vartësve të tij". 1 PMOI ishte një nga grupet e shumta të opozitës etiketuar në mënyrë të gabuar me këtë etiketim. Edhe anëtarët klerikalë nuk ishin të imunizuar. Ayatollah Shariat Madhari është quajtur publikisht si një "marksist islamik" pasi ai u kthye kundër Shahut në vitin 1978. 2

Në mesin e kundërshtarëve politikë të Shahut ishin "studentët me prirje të majta, liberalët e arsimuar ne perëndim dhe disidentë të tjerë, të cilët kërkonin më shumë liri politike." 3 Artikujt e lajmeve i gruponin ata  rregullisht së bashku, kur përmendeshin organizatat politike kundërshtare të Shahut. Nuk ishte e pazakontë për Muxhahedinët Popullorë të shënoheshin në të njëjtin paragraf, si Partia Tudah (Partia Komuniste) dhe Martirët Popullorë Marksistë, duke dhënë përshtypjen e rreme  se politikat e tyre mund të ishin të ngjashme.

Sipas historianit Iranian Ervand Abrahamian, Muxhahedinët Popullorë  asnjëherë nuk i janë referuar vetes si Marksistë dhe "qëllimisht iu shmangën filozofisë marksiste për të mbrojtur sensibilitetitin e vet fetar,". 4 Përveç kësaj, Abrahamian shpjegoi: "MEK-u në fakt asnjëherë nuk i ka përdorur termat socialist, komunist, marksist ose eshteraki (komunist) për të përshkruar veten." 5

 

"Siç pranoi disa vite më vonë vetë lideri i PMOI Massoud Rajavi", ka shkruar Abrahamian, "organizata shmangu etiketimin socialist për shkak se një term i tillë i sillte në mendje njerëzve  imazhet  e ateizmit, materializmit, dhe perëndimin. Pikërisht për të njëjtat arsye, regjimi i Shahut ishte i etur për tia ngjitur MEK-ut  etiketën si marksistë islamikë  dhe marksistë muslimanë. "6

Pikëpamjet politike të Muxhahedinëve Popullorë  bazohen në interpretimin që ata i bëjnë Islamit. Nismëtarët  e grupit studiuan për gjashtë vjet me rradhë Islamin, filozofi, histori dhe ekonomi. Nëpërmjet  studimeve të tyre, ata formuluan një interpretim demokratik dhe tolerant të Islamit si dhe një strategji për të hapur rrugën për një qeveri demokratike që do  të zëvendësonte monarkinë diktatoriale të Shahut.

PMOI-ja beson se Islami është një fe në thelb tolerante dhe demokratike, plotësisht në përputhje me demokracinë, të drejtat e njeriut dhe vlerat e qytetërimit modern. Siç është shpjeguar nga z. Rajavi në  vitin 1982:

"Islami që ne duam është nacionalist, demokratik, progresiv, dhe jo në kundërshtim me shkencën apo qytetërimin. Ne besojmë se nuk ka asnjë kontradiktë ndërmjet shkencës moderne dhe Islamit të vërtetë, dhe ne besojmë se në Islam nuk duhet të ketë asnjë detyrim apo diktaturë. "7

Pas rrëzimit të Shah-ut, PMOI-ja ka punuar për të krijuar një qeveri demokratike. Ayatollah Khomeini dhe Mullahët e  tjerë kërkonin një teokraci fundamentaliste. Të dy grupet patën përplasje. Vetëm disa javë pasi Shahu u largua nga Irani, Mullahët filluan të sulmojnë PMOI-në, duke urdhëruar bandat e tyre të Hazbollahut, të quajtura "zotëruesit e klubit ", për të sulmuar zyrat e PMOI-së, mitingjet dhe mbështetësit e tyre. Mullahët gjithashtu përsëritën taktikën  propagandistike te shpifjeve e përdorur nga Shahu, duke etiketuar PMOI-në si marksiste. Z. Rajavi, në një intervistë të vitit 1981, e shtjelloi përshkrimin e rremë të Muxhahedinëve si më poshtë

 

Ervand Abrahamian, një historian Iranian,botoi një libër mbi Muxhahedinët. Ai tha se organizata e rezistencës "shmangu filozofinë marksiste" dhe kurrë nuk e përshkroi veten si marksiste

"Çdo student e di, që besimi në Zot, Jezu Krisht, dhe Muhamed është i papajtueshëm me filozofinë e Marksizmit. Por, për diktatorë si Khomeini, “Marksistë Islamikë” është një shprehje shumë e leverdisshme për t'u përdorur kundër çdo opozite. Nëse Jezu Krishti dhe Muhamedi  do ishin gjallë dhe do të protestonin kundër Khomeinit,  ai gjithashtu do t'i quante marksistë. "8

Që nga koha kur Mullahët erdhën në pushtet, gati më shumë se 30 vjet më parë, ata e  kanë sulmuar PMOI-në egërsisht duke e etiketuar organizatën si marksiste. Si rezultat, shumë njerëz kanë arritur ti besojnë këto gënjeshtra. Por kjo ska të bëjë fare me të vërtetën. Muxhahedinët janë luftëtarë të lirisë, të cilët e kanë marrë emrin nga Muxhahedinët  konstitucionalistë që erdhën në ndihmë të qeverisë së parë demokratike të Iranit gjatë Revolucionit Kushtetues1906-1911. PMOI ka refuzuar në mënyrë të vecantë marksizmin. Ata ofrojnë një pamje moderne të islamit dhe mbështesin demokracinë si mënyrën më të mirë për të zgjidhur problemet sociale dhe ekonomike të Iranit.

  1. “Time and Oil Run Against the Shah,” The Economist, March 4, 1978
  2.  Referenca e mësipërme.
  3. “An AP News Special,” Associated Press, November 9, 1978.
  4. “The Iranian Mojahedin,” Ervand Abrahamian, Yale University Press, 1989.
  5. “The Iranian Mojahedin,” Ervand Abrahamian, Yale University Press, 1989.
  6. “The Iranian Mojahedin,” Ervand Abrahamian, Yale University Press, 1989.
  7. “Mujahidin’s Masud Rajavi: “We are the only real threat to Khomeini,” MERIP Reports, March-April 1982.
  8. “We Are On the Offensive,” Time magazine, September 13, 1981.

 

 

Vizioni modern i Islamit

GeorgeBall

Zv/sekretari i Shtetit George Ball, tha në vitin 1981 se shtypi e ka përshkruar gabimisht PMOI-në si marksiste dhe të majtë. Qëllimi i PMOI-së, tha ai, ishte për të "zëvendësuar regjimin islamik aktual të prapambetur (Khomeinin dhe Mullahët) me një Shiit Islam të modernizuar duke i nxjerrë parimet e saj të barazisë nga burimet kuranore sesa nga Marksi."

Nënsekretari  amerikan i shtetit George Ball dënoi shtypin në vitin 1981 për keqpërshkrimin e PMOI-së si marksiste. "Zakoni i shtypit të pisët për ti larguar Muxhahedinët si “ majtistë”  e çrregulloi keq programin, tha ai. "Massoud Rajavi ... është udhëheqës i lëvizjes. Qëllimi i tij është të zëvendësojë regjimin islamik aktual të prapambetur (Mullahët e Khomeinit) me një Shiit Islam të modernizuar duke i nxjerrë parimet e saj të barazisë nga burimet kuranore sesa nga Marksi." 1

  1. Rajavi iu bashkua PMOI-së në vitin 1967 dhe u anëtarësua në Komitetin Qendror të hershëm. Ai dhe anëtarët e tjerë të hershëm të organizatës studiuan për vite të tëra Islamin, histori, filozofi, dhe ekonomi, duke kërkuar të krijonin një rrugë të re për të rivendosur demokracinë në Iran.

Tre themeluesit e PMOI-së më herët, kanë qenë anëtarë të Lëvizjes Çlirimtare, e krijuar nga Medhi Bazargain në vitin 1961, për të promovuar "parimet demokratike të mishëruara në ligjet themelore të Kushtetutës 1905-1909" të Iranit. Pasi veproi vetëm për dy vjet, grupi u mbyll nga Shahu. Bazargain u arrestua dhe u dënua me dhjetë vjet burg.

PMOI-ja kuptoi se duke ndjekur hapat e Bazargain, do të kishte të njëjtin fat. Kërkimet e tyre intelektuale u drejtuan në një vizion të ri të Islamit, bazuar në një interpretim modern të Kuranit dhe traditat dhe mësimet e profetit Muhamed, Imamëve Shiitë, dhe udhëheqësve.

  1. Rajavi dhe anëtarë të tjerë të hershëm të PMOI-së ishin "burra të aftë të ideologjisë," sipas Mehrzad Boroujerdi, një profesor iranian-amerikan në Universitetin e Sirakuzës. 2Interpretimi i Islamit nga PMOI –ja është provuar të jetë politikisht shumë popullor dhe pati sukses, tha ai, në "këshillimin e një numri të madh të rinjsh iranianë për të rizbuluar Shiizmin dhe për tu rikthyer në shoqatën myslimane, të cilën ata po e braktisnin në numër të madh." 3

 

 

Marksizmi  i refuzuar

MehrzadBoroujerd

Profesori i Universitetit të Sirakuzës Mehrzad Boroujerdi thotë se PMOI "ka mbetur skeptike e postulateve të filozofisë Marksiste dhe hodhi poshtë doktrinën kardinale më të fundit të materializmit historik. Ata insistojnë në besimet e tyre në ekzistencën e Zotit ,jetën e përtejme, shpirtin, pritjet, shpëtimin, fatin, dhe angazhimin e popullit me këto parime të paprekshme ".

Kur është themeluar PMOI-ja në vitin 1965, Marksizmi gëzonte një masë të madhe ndjekësish në vendet në zhvillim, sidomos në kampuset e universiteteve. Irani nuk ishte përjashtim. Platforma politike e PMOI- së ishte në kundërshtim me të dy organizatat kryesore marksiste politike, Partisë Tudeh, grupi komunist i mbështetur nga Bashkimi Sovjetik, dhe Fedayeen (Martirët), një grup marksist-leninist.

PMOI-ja  argumentoi se restaurimi i demokracisë dhe vizioni i saj modern për Islamin, në krahasim me Marksizmin, ishin mënyra më e mirë për të shëruar sëmundjet sociale dhe ekonomike të Iranit. Ajo thotë se vetëm Islami është "i aftë për të mobilizuar masat për një luftë të tillë kolosale." 4

  1. Z. Rajavi prezantoi pikëpamjet e PMOI-së në leksionet që ai jepte një herë në javë në Universitetin Sharif. Ai krahasoi vizionin e PMOI-së për Islamin me interpretimin fundamentalist të Khomeni-së, në njërën anë dhe Marksizmin, në anën tjetër. Një artikull në "Le Monde" nga Eric Rouleau e përshkroi rastin:

"Një nga ngjarjet më të rëndësishme që nuk duhet humbur në Teheran është kurset në Krahasim Filozofish, që mbahen çdo të premte pasdite nga z. Massoud Rajavi. Rreth 10,000 njerëz paraqesin kartat e tyre të pranimit për të dëgjuar për tre orë  leksionet nga udhëheqësi i Muxhahedinëve Popullorë në lëndinën e Universitetit  Sharif ."5

Leksionet e z.Rajavi u regjistruan në video kaseta dhe u shpërndanë në 35 qytete në të gjithë Iranin. Ato gjithashtu "u botuan si liber xhepi dhe u shitën me qindra mijëra kopje," tha Rouleau. 6

Ligjëratat më vonë u bashkuan në një libër me tre vëllime me titull "Tabyin-e jahan" (Përfshirja Botërore). Ai paraqet bindjet e PMOI-së mbi natyrën e ekzistencës, njerëzit, historinë, dhe epistemologjinë. Në leksionet, Bouroujerdi shpjegon, "Rajavi kursen komentin e tij më të gjerë kritik për epistemologjinë materialiste marksiste ". 7 Bouroujerdi vazhdon:

"Meqënese doktrinat materialiste të (Aleksandr Ivanocich) Oparin dhe një mori i mendimtarëve të tjerë ortodoksë marksistë, iu nënshtruan një kritike fetare, Muxhahedinët shpresuan të sfidonin prezencën më të fuqishme të marksizmit brenda qarqeve intelektuale të Iranit." 8

Bouroujerdi deklaroi PMOI-ja  "ka mbetur skeptike e postulateve të filozofisë Marksiste dhe hodhi poshtë doktrinën kardinale më të fundit të materializmit historik. Ata insistojnë në besimet e tyre në ekzistencën e Zotit , jetën e përtejme, shpirtin, pritjet, shpëtimin, fatin, dhe angazhimin e popullit me këto parime të paprekshme ".

Duke pasur parasysh thënien më sipër, është e qartë se PMOI nuk është, dhe nuk ka qenë kurrë, një organizatë marksiste. Ajo politikisht kundërshton marksistët, duke ofruar një alternativë myslimane pro-demokratike.

Fushata e propagandës shpifëse të Mullah-ut për etiketimin e  PMOI-së si marksiste do të kishte patur sukses të kufizuar në vendet perëndimore, po të mos ishte për Departamentin Amerikan të Shtetit. Për të fituar mbështetjen e Mullahëve të Iranit në çlirimin e pengjeve amerikane, Departamenti  ra dakord, si pjesë e një marrëveshje, të identifikojë publikisht organizatën e rezistencës si marksiste.

  1. Iran’s Bleak Future,” Washington Post, August 19, 1981.
  2. “Iranian Intellectuals and the West,” by Mehrzad Boroujerdi, Syracuse University Press, New York, 1996
  3. “Enemies of the Ayatollahs,” Mohammad Mohaddessin, Zed Books, London, 2004.
  4. “Iranian Intellectuals and the West,” by Mehrzad Boroujerdi, Syracuse University Press, New York, 1996.

Për më shumë kliko në: http://iranprobe.com/demonization-campaign/name-calling-top/389.html#sthash.k1knVpeC.dpuf

Share this article

Rreth Nesh

Quas mattis tenetur illo suscipit, eleifend praesentium impedit! Dictum aliquam potenti arcu? Vel nemo consectetuer veritatis delectus excepturi magni dui

 

Suspendisse at libero porttitor nisi aliquet vulputate vitae at velit. Aliquam eget arcu magna, vel congue dui. Aenean id turpis lectus. Duis eget consequat velit.nulla vel eros blandit placerat.

Lajmi i fundit