Shtune, 23 Qershor 2018 00:00

Dhëmbë për dhëmbë  me bishat- anëtarët e IRGC-së torturojnë pacientët e plagosur   (Pjesa 5) 10  Qershor

 

Njerëzit transportojnë për në spital një person të lënduar rëndë

Nga Hengameh Haj Hassan

Për njëfarë kohe kam punuar në Spitalin Sajjad, që ndodhet në Sheshin Dr. Fatemi. Një natë, forcat e armatosura të sigurisë kishin sulmuar dhe plagosur me armë zjarri tre djem adoleshentë, duke thënë se ata ishin mbështetës të PMOI-së dhe u qëlluan, për shkak se ata nuk kishin pranuar të arrestoheshin. I futëm të gjithë të rinjtë në dhomën e operacionit dhe anëtarët e armatosur të Gardës Revolucionare hynë brenda. Mjeku protestoi dhe kërkoi që ata të largoheshin nga dhoma, por ata nuk e dëgjuan dhe e kërcënuan duke i vendosur armët e tyre në kokën e kirurgut. Menjëherë pas operacionit, ata i transferuan dy nga të rinjtë - ndërsa ishin ende pa ndjenja - në Burgun Evin. Shumë shpejt, këta dy të rinj të pafajshëm do të ekzekutoheshin bashkë me qindra të tjerë, që dilnin para skuadrave të pushkatimit çdo natë, pa dhënë madje emrat e tyre.

Jeta e re në Agoni

Djali i tretë i plagosur kishte dëmtuar shumë rëndë nofullën. Ai u transferua në ICU dhe një numër i anëtarëve të IRGC-së po e ruanin. Kishte një ndjenjë sikur të gjithë ne në spital ishim të angazhuar, që të mos lejojonim që ky i treti i ri të merrej nga IRGC -ja. Unë shkova pranë tij me justifikimin e kontrollit të gjendjes të tij dhe gjatë matjes së tensionit dhe testeve të tjera i thashë me kujdes: "Nëse më dëgjon, kujdes, unë jam një nga motrat tuaja dhe një përkrahëse e PMOI-së. Simptomat e dikujt që vuajnë nga dëmtimi i trurit janë  probleme me frymëmarrjen, tension, lëvizje të rënda të duarve dhe këmbëve dhe ... " Pak minuta më vonë ai filloi t'i tregonte këto simptoma. Kuptova, se ishte në dijeni të situatës rreth tij. Ai ishte shumë i ri dhe ndoshta u qëllua pse lexonte ndonjë  gazetë të PMOI-së, ose thjeshtë për pjesëmarrje në  ndonjë mbledhje në mëngjes, ose pse ka folur për PMOI -në dhe i ka mbështetur ata. Por ai ishte atje, para nesh në atë shtrat spitalor, duke luftuar për jetën e tij. Anëtari i IRGC-së në dhomë u largua disa minuta për në banjë dhe kryeinfermierja e pavionit ishte pikërisht duke pritur për këtë moment. Ajo shkoi  pranë tij dhe i kërkoi që t'i besonte asaj, t'i jepte emrin dhe adresën. Duke dëgjuar zërin e infermieres, ai mezi arriti të hapte syrin dhe të jepte emrin e tij dhe numrin e telefonit të shtëpisë. Emri i tij ishte Hossein. Sytë e tij të pafajshëm, por shumë të vendosur dhe të ndritshëm, treguan se ai kishte një vullnet dhe guxim të pamohueshëm. Ai u përpoq të buzëqeshë me buzët e tij të enjtura dhe të vrara, duke u përpjekur të shikonte fytyrat e atyre që e ndihmonin atë ditë e natë.

Ne e informuam familjen e tij dhe u kërkuam, që vetëm të vijnë dhe ta shohin nga larg. Nëna e tij erdhi, dhe ndërsa qëndronte pranë shtratit të një pacienti tjetër të pavetëdijshëm, qante në heshtje. Në atë moment, ajo ndoshta kujtonte netët kur i tregonte atij përalla që ta zinte gjumi, ose ndoshta vitet e tij të ëmbla të fëmijërisë, apo ëndrrat që kishte për djalin e saj të zgjuar dhe të guximshëm. Nganjëherë buzët e saj dridheshin sikur po lutej, ndoshta i lutej Zotit... Çfarëdo qoftë ajo, gjithë qenia e saj ishte plot me lutje. Hossein nuk mësoi kurrë për praninë e nënës së tij dhe i pavetëdijshëm, ai humbi jetën tri ditë më vonë ...

Rreth Nesh

Quas mattis tenetur illo suscipit, eleifend praesentium impedit! Dictum aliquam potenti arcu? Vel nemo consectetuer veritatis delectus excepturi magni dui

 

Suspendisse at libero porttitor nisi aliquet vulputate vitae at velit. Aliquam eget arcu magna, vel congue dui. Aenean id turpis lectus. Duis eget consequat velit.nulla vel eros blandit placerat.