Deprecated: Methods with the same name as their class will not be constructors in a future version of PHP; Calendar has a deprecated constructor in /home/iranprob/public_html/al/modules/mod_k2_tools/includes/calendarClass.php on line 32
Djele, 24 Qershor 2018 00:00

Zeynab Taheri –avokatja iraniane arrestohet pasi protestoi ndaj torturave të klientit të saj

 

  22 Qershor 2018

Nga Stafi i Iran Probe

E shtunë, 23 Qershor 2018

Avokatja iraniane Zeynab Taheri u arrestua, pasi deklaroi se klienti i saj u torturua ashpër në burg. Amnesty International bëri thirrje për lirimin e saj të menjëhershëm dhe pa kushte. (Amnesty International called for her immediate and unconditional release).

Herët në mëngjes më 18 qershor, regjimi iranian ekzekutoi 51-vjeçarin Mohammad Salas, një anëtar i Sufive, grup i pakicave fetare në Iran. Kjo ndodhi pavarësisht të gjithë fushatës globale për të shpëtuar jetën e tij. Ditën tjetër, të martën më 19 qershor, Zeynab Taheri, avokatja e Salasit u arrestua. Akuzat e rreme që mullahët ngritën kundër saj ndër të tjera janë: "përhapja e propagandës kundër sistemit","botimi i gënjeshtrave" dhe "shqetësimi i opinionit publik". Mullahët në Teheran i përdorin këto dhe akuza të tjera të ngjashme për të arrestuar dhe shtypur kundërshtarët e tyre. Regjimi iranian akuzoi Mohammad Salasin për vrasjen e tre policëve, por Salas mohoi akuzat dhe deklaroi, se nuk ishte ai shoferi i autobusit që shtypi policët.

Salas u ekzekutua, pavarësisht se ai deklaronte se ishte i pafajshëm. Më parë, më 22 maj, avokatja e tij, znj. Taheri, publikoi ​​një rregjistrim audio në të cilën Salas deklaron, se ishte i pafajshëm. "Unë jam i pafajshëm. Ishin dy autobusë. Unë nuk isha shoferi i autobusit, që vrau ata njerëz. Unë nuk jam vrasës. Policia e ka fabrikuar të gjithë këtë. Unë nuk isha pas timonit të autobusit, që i vrau ata njerëz ".

Zj. Taheri njoftoi më herët se klienti i saj, z.Salas ishte rrahur keq kur u arrestua. Ajo gjithashtu tha, se Mohammad Salas pësoi 17 fraktura në kafkën e tij, duke humbur një pjesë të shikimit të tij. Gjithashtu iu dëmtuan veshët dhe humbi dëgjimin.

Duke reaguar për arrestimin e Zeynab Taherit, Philip Luther, Drejtor i Kërkimit dhe Mbrojtjes i Amnesty International për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, deklaroi:

"Duket qartazi, se arrestimi i Zeynab Taherit erdhi mbas njoftimit të saj publik, se ajo kishte për qëllim të botonte prova kyçe, që tregonin pafajësinë e Mohammad Salas. Arrestimi i saj tregon përsëri, persekutimin e pamëshirshëm nga autoritetet iraniane të avokatëve, që flasin kundër torturës dhe gjykimeve të padrejta".

"Zeynab Taheri duhet të lirohet menjëherë dhe pa kushte, dhe në vend që ta arrestojnë atë për punën e saj si avokate, autoritetet iraniane duhet të flasin në lidhje me çështjen, për  ekzekutimin në gjendje të pavetëdijshme të Mohammad Salas pas një gjyqi shumë të padrejtë", shtoi ai.

Rreth Nesh

Quas mattis tenetur illo suscipit, eleifend praesentium impedit! Dictum aliquam potenti arcu? Vel nemo consectetuer veritatis delectus excepturi magni dui

 

Suspendisse at libero porttitor nisi aliquet vulputate vitae at velit. Aliquam eget arcu magna, vel congue dui. Aenean id turpis lectus. Duis eget consequat velit.nulla vel eros blandit placerat.