Hene, 25 Qershor 2018 00:00

Regjimi Është Kritikuar Nga Organizatat Ndërkombëtare Të Të Drejtave Të Njeriut Për Rekordin E Tmerrshëm Të Shkeljes Së Të Drejtave Të Njeriut’

 

Në një iniciativë të promovuar nga ish Kryepeshkopi i Canterbury-it, Lord (Rowan) Williams i Oyster Mouth, mbi 50 peshkopë të Kishës së Anglisë kanë firmosur një deklaratë që dënon abuzimet me të drejtat e njeriut, të kryera nga regjimi në Teheran, si dhe trajtimin e minoriteteve fetare të Iranit nga ana e tij. Në një pjesë të deklaratës shkruhet:

Mbi 50 peshkopë në Mbretërinë e Bashkuar janë bashkuar me Rt Rev. dhe Rt. Hon. Dr. Rowan Williams për të dënuar abuzimet me të drejtat e njeriut, dhe veçanërisht gjendjen e minoriteteve fetare në Iran.

"Sot, shpallim iniciativën nga Dr Rowan Williams dhe të mbështetur nga mbi 50 peshkopë në MB së bashku me 78 udhëheqës kishtarë të SHBA, e cila thekson gjendjen e popullit iranian dhe të minoriteteve fetare në Iran, veçanërisht të të kirshterëve, duke i bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar të veprojë për të mbrojtur të drejtat e tyre përballë sulmimit dhe persekutimit nga qeveria", thotë Rt Rev. John Pritchard, Peshkop i mëparshëm i Oksfordit, dhe një nga nënshkruesit.

Deklarata thotë “Regjimi është dënuar jo më pak se 64 herë nga trupa të ndryshme të Kombeve të Bashkuara dhe është kritikuar nga organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut për rekordin e tij të tmerrshëm të shkeljes së të drejtave të njeriut. Ndërkohë që shumica e viktimave të abuzimit të regjimit janë Myslimanë Shiite, anëtarë të minoriteteve fetare, duke përfshirë të krishterët, hebraikët, pjesëtarët e degës Sunni të Islamit, dhe njerëz nga fe të tjera, janë persekutuar për besimet e tyre fetare personale.”

Deklarata thekson më tej keqpërdorimin nga regjimi iranian të fesë Islame për të imponuar një teokraci mbi miliona iranianë dhe drejton vëmendjen tek kërkesa e popullit iranian për një ndryshim të mirëfilltë në vendin e tij, gjë është demonstruar nga një kryengritje mbarëkombëtare e cila ka filluar që në dhjetor të vitit të shkuar.

Deklarata thotë: “Kjo kërkesë do të manifestohet përsëri në mbledhjen e madhe ndërkombëtare ‘Irani i Lirë’ që do të mbahet më 30 qershor, në Paris për të promovuar lirinë dhe të drejtat e njeriut në Iran me praninë e personaliteteve fetare, politike, dhe shoqërore nga e gjithë bota.”

Rt Rev. John Pritchard, shton, “Në deklaratën tonë, i bëjmë thirrje të gjitha vendeve të marrin në konsideratë situatën e mjerueshme të të drejtave njerëzore në Iran, veçanërisht situatën e dhimbshme të minoriteteve fetare, në planifikimin e marrëdhënieve të tyre me Iranin. Ne i nxisim ato ta bazojnë çdo përmirësim të marrëdhënieve me Iranin në ndërprerjen e shtypjes së minoriteteve dhe në ndalimin e ekzekutimeve në Iran.”

Rreth Nesh

Quas mattis tenetur illo suscipit, eleifend praesentium impedit! Dictum aliquam potenti arcu? Vel nemo consectetuer veritatis delectus excepturi magni dui

 

Suspendisse at libero porttitor nisi aliquet vulputate vitae at velit. Aliquam eget arcu magna, vel congue dui. Aenean id turpis lectus. Duis eget consequat velit.nulla vel eros blandit placerat.