Enjte, 19 Korrik 2018 00:00

Shoqata Mjekësore Botërore Dënon Ekzekutimet e Fëmijëve në Iran

.

Submit to DeliciousSubmit to DiggSubmit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to StumbleuponSubmit to TechnoratiSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn

 

Londër, 17 korrik – Shoqata Mjekësore Botërore ka dënuar mjekët e lidhur me shtetin në Iran për bashkëpunimin e tyre në lehtësimin e ekzekutimit të të burgosurve të rinj në këtë vend.

Kjo vjen pas ekzekutimit të Abolfazl Chezani Sharahi, 19, në qershor, i cili ishte dënuar me vdekje në 2014 pasi Organizata e Mjekësisë Ligjore në Iran dha opinionin e saj mjekësor zyrtar se ai ishte “i pjekur” mendërisht në moshënn 14 vjeçare, kur ndodhi krimi.

Presidenti i ËMA Dr Yoshitake Yokokura si dhe kreu Dr Ardis Hoven shkruan një letër të hapur për Udhëheqësin iranian Ali Khamenei, Presidentin Hassan Rouhani dhe Kreun e Gjykatës Sadegh Larijani, në të cilën ata thonë se përfshirja e mjekëve në ekzekutimin e personave që kanë qenë nën moshën 18 kur është kryer një ‘krim’ është e jashtëligjshme sipas ligjit ndërkombëtar,  jo etike, dhe një shkelje e drejtpërdrejtë e detyrave të tyre si mjekë. Në letër shkruehj: "Mjekët kanë një detyrë të qartë të shmangin çdo përfshirje në torturë dhe në ndëshkime të tjera mizore, çnjerëzore apo poshtëruese, përfshirë dënimin me vdekje. Kjo gjë është e specifikuar në politikat e Shoqatës Botërore Mjekësore dhe në Kodin Ndërkombëtar të Etikës Mjekësore. Doktorët që japin vlerësime 'pjekurie' të cilat përdoren më vonë nga gjyqet për të dhënë dënime me vdekje, siç bëjnë mjekët e lidhur me Organizatën e Mjekësisë Ligjore, lehtësojnë ekzekutimin e individëve."

Sipas Amnesty International, Abolfazl Chezani Sharahi ishte personi i katërt i ekzekutuar për krime të kryera nën moshën 18 vjeç vetëm në 2018 dhe janë ende edhe 85 persona të dënuar me vdekje për krime të cilat i kanë kryer kur kanë qenë minorenë.

Kjo ndodh pavarësisht faktit që Irani ka ratifikuar Konventën mbi të Drejtat e Fëmijës, e cila e ndalon dënimin me vdekje për krimet që janë kryer nga minorenë.

ËMA i ka bërë thirrje Iranit që ta ndryshojë kodin e tij penal në mënyrë që të përputhet me ligjet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut duke hequr dënimin me vdekje për krimet e kryera nga persona në moshën 18 vjeçare në çfarëdo rrethane.

Letra përfundonte kështu: "Shoqata Mjekësore Botërore u bën thirrje autoriteteve Iraniane të njohin detyrimin e një mjeku për të mos lënduar dhe të garantojnë që mjekët zbatojnë parimet themelore të etikës mjekësore duke ndaluar përfshirjen e tyre në dënimin e individëve më vdekje apo në përgatitjen, lehtësimin, apo pjesëmarrjen në ekzekutime."

ËMA i ka shkruar një letër më vete Dr Iradj Fazel-it, President i Këshillit Mjekësor Iranian, ku i kërkohet Këshillit të njohë publikisht detyrën e një doktori për të mos lënduar dhe të dënojnë vlerësimet mjekësore të pjekurisë.

Letra lexon: "Shoqata Mjekësore Botërore e nxit Këshillin Mjekësor Iranian të ngrejë zërin në mbështetje të parimeve themelore të etikës mjekësore, dhe të hetojë dhe sanksionojë çdo shkelje të këtyre parimeve nga anëtarët e shoqatës."

 

Rreth Nesh

Quas mattis tenetur illo suscipit, eleifend praesentium impedit! Dictum aliquam potenti arcu? Vel nemo consectetuer veritatis delectus excepturi magni dui

 

Suspendisse at libero porttitor nisi aliquet vulputate vitae at velit. Aliquam eget arcu magna, vel congue dui. Aenean id turpis lectus. Duis eget consequat velit.nulla vel eros blandit placerat.