Shtune, 28 Korrik 2018 00:00

Amnesty: Regjimi Iranian Duhet Ta Ndalë Ndërtimin e Rrugës Mbi Varrin Masiv të Disidentëve

 

 

Amnesty International ka nisur një fushatë urgjente për të mos e lënë Regjimin Iranian të ndërtojë një rrugë mbi varret masive të të burgosurve politikë që u ekzekutuan në vitet 1980.

Grupi i të drejtave të njeriut po nxit njerëzit nga e gjithë bota t’u shkruajnë zyrtarëve të regjimit që janë përgjegjës për këtë vendim si dhe përfaqësuesve të tyre diplomatikë lokalë përpara 6 shtatorit.

Amnesty këshillon që çdo letër t’i kërkojë Regjimit:

  • të ndalojë shkatërrimin e këtyre varreve
  • t’u lejojë të familjarëve t’i varrosin të vdekurit e tyre me dinjitet
  • të mos i trazojë më familjet që po kërkojnë drejtësi për njerëzit e tyre
  • të pranojë se varret masive janë skena krimi që duhet të hetohen nga ekspertët forensikë
  • të kryejë një hetim të plotë kriminal të zhdukjeve, dhe t’u kërkojë llogari fajtorëve

Projekti i Rrugës

Më 20 korrik, dolën dëshmi me foto dhe video të cilat tregonin për shkatërrimin e strukturës prej betoni që shënon vendndodhjen e varreve masive, si dhe shkatërrimin e gurëve të dhjetëra varreve individuale, ndërkohë që kjo zonë tani është e rrethuar me tela me xhemba si dhe nga një survejim i rreptë.

Një stendë zyrtare në këtë zonë raporton se Regjimi do të ndërtojë atje një bulevard dhe një park, pavarësisht premtimeve të regjimit ndaj familjeve se projekti nuk do të ndërhynte në zonën e varreve.

Amnesty shkruan: “Shkatërrimi i varreve vjen pas një fushate prej tre dekadash për zhdukje të detyruar nga autoritetet, fushatë e cila ka përfshirë fshehjen e së vërtetës për fatin dhe vendndodhjen e atyre që u vranë në mënyrë jashtë-gjyqësore në vitin 1988, mohimin e së drejtës së familjeve për të marrë dhe varrosur trupat e njerëzve të tyre sipas traditave të tyre, përdhosjen e zonës së varreve duke e kthyer në një pirg plehrash, ndalimin e ritualeve të mëngjesit, si dhe shtypjen e çdo diskutimi kritik publik rreth vrasjeve.”

Masakra e vitit 1988

Në vitin 1988, me urdhër të Liderit Suprem të atëhershëm Ruhollah Khomeini, 30,000 të burgosur politikë , shumë prej të cilëve anëtarë të Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK), u ekzekutuan në vetëm pak muaj kohë. Shumë prej të vrarëve, duke përfshirë adoleshentë dhe të moshuar, i kishin mbaruar dënimet e tyre dhe po pritnin lirimin.

Vrasjet e tyre u mbuluan nga Regjimi dhe trupat iu varrosën në varre masive. Familjet e tyre janë kërcënuar vazhdimisht me arrestim, madje edhe ekzekutim, po të bënin pyetje rreth masakrës së 1988-ës, e cila përbën një formë torture të ndaluar nga Konventa Ndërkombëtare mbi të Drejtat Civile dhe Politike dhe është krim sipas ligjit ndërkombëtar.

Grupi i Punës i OKB mbi Zhdukjet e Detyruara dhe të Pavullnetshme ka thënë: “Një ndalim i ndjekur nga një ekzekutim jashtë-gjyqësor është një zhdukje e detyruar tipike, nëse … pas ndalimit, apo edhe pas kryerjes së ekzektutimit, zyrtarët e Shtetit refuzojnë të zbulojnë fatin apo vendndodhjen e personave në fjalë apo refuzojnë të pranojnë se një akt i tillë është kryer.”

 

Rreth Nesh

Quas mattis tenetur illo suscipit, eleifend praesentium impedit! Dictum aliquam potenti arcu? Vel nemo consectetuer veritatis delectus excepturi magni dui

 

Suspendisse at libero porttitor nisi aliquet vulputate vitae at velit. Aliquam eget arcu magna, vel congue dui. Aenean id turpis lectus. Duis eget consequat velit.nulla vel eros blandit placerat.