Marte, 07 Gusht 2018 00:00

Amnesti International: Irani do të shkelë  ligjin ndërkombëtar për ekzekutimet

 

Publikuar: 04 gusht 2018

Nga stafi INU

INU- Amnesty International deklaroi të mërkurën, se Irani do të shkelë ligjin ndërkombëtar në qoftë se ai vazhdon me ekzekutimin e të arrestuarve gjatë krizës ekonomike në Iran.

Grupi i të drejtave të njeriut shprehu "alarm" për arrestimet dhe theksoi se ekzekutimet për veprat jo të dhunshme janë "në shkelje të drejtpërdrejtë të së drejtës ndërkombëtare".

Një zëdhënës i Amnesty International deklaroi: "Amnesty International është alarmuar nga njoftimi i institucioneve të drejtësisë, se kanë akuzuar personat e arrestuar në lidhje me krizën ekonomike të vendit dhe asaj monetare me akuzën " korrupsion në tokë "(efsad-e fel arz), që dënohet me dënimin me vdekje. Kjo do të ishte në shkelje të drejtpërdrejtë të së drejtës ndërkombëtare, e cila kufizon përdorimin e dënimit me vdekje vetëm për 'krimet më serioze' - ato që përfshijnë vrasjen me dashje. Kërkimet e Amnesty International kanë treguar se garancitë bazë të gjykimit të drejtë mungojnë në rastet e dënimit me vdekje në Iran. "

Zyrtarët iranianë njoftuan javën e kaluar se të paktën 29 persona janë arrestuar dhe akuzuar për "përçarje ekonomike", një akuzë që  dënohet me vdekje në Iran.

Kjo është pjesë e planit të regjimit për të shmangur fajin për gjendjen e përkeqësuar ekonomike, i cili vërejti se riali u ul deri në 120,000 rialë për 1 dollar këtë javë dhe ka ngjallur protesta të mëdha anembanë vendit. Mullahët fajësuan "armiqtë" e paidentifikuar për krizën dhe njoftuan dhjetëra arrestime.

Studiusi i Harvardit dhe eksperti i çështjeve iraniane, Dr. Majid Rafizadeh shpjegoi, se këto arrestime nuk janë asgjë më shumë, se sa publicitet për mullahët. Qëllimi i tyre është, që të duken sikur po luftojnë korrupsionin, kur në të vërtetë ata nuk do të bënin asgjë të tillë. Korrupsioni ka prekur majat në Iran dhe trajtimi i tij do të ishte i ngjashëm me prerjen e kokave të tyre, kështu që në vend të kësaj ata fajësojnë figurat në hije dhe godasin popullin e Iranit.

Rafizadeh tha: "Protestat në Isfahan janë të rëndësishme për shkak se ato nxjerrin në pah zemërimin dhe zhgënjimin e vazhdueshëm të popullit nga institucionet teokratike, pasi ekonomia është e trazuar. Pavarësisht goditjes së regjimit, njerëzit vazhdojnë të dalin në protesta, pasi ata nuk mund të mbijetojnë".

Në të vërtetë, mijëra iranianë kanë dalë në rrugë këtë javë në shenjë proteste ndaj ekonomisë dhe të gjitha problemeve të tjera të shkaktuara nga regjimi, duke kërkuar që mullahët të ndalojnë ndërhyrjen e tyre në punët e vendeve fqinje në rajon.

Video të protestave tregonin njerëzit duke thirrur: "Jo në Gaza, jo në Liban, shpirti im është shërimi i Iranit".

Ata nuk po tërhiqen dhe do të vazhdojnë të luftojnë për ndryshimin e regjimit.

Rreth Nesh

Quas mattis tenetur illo suscipit, eleifend praesentium impedit! Dictum aliquam potenti arcu? Vel nemo consectetuer veritatis delectus excepturi magni dui

 

Suspendisse at libero porttitor nisi aliquet vulputate vitae at velit. Aliquam eget arcu magna, vel congue dui. Aenean id turpis lectus. Duis eget consequat velit.nulla vel eros blandit placerat.