Merkure, 29 Gusht 2018 00:00

I katërti avokat për të drejtat e njeriut, që goditet me akuzat e kërcënimit të sigurisë kombëtare në Iran

.

Submit to DeliciousSubmit to DiggSubmit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to StumbleuponSubmit to TechnoratiSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn

 

 

Arash Keykhosravi, një avokat që përfaqëson familjen e një kanadezi iranian, i cili vdiq kohët e fundit në rrethana të dyshimta në paraburgimin shtetëror, është goditur me akuzat e kërcënimit të sigurisë kombëtare, duke e bërë atë të katërtin avokat mbrojtës të ndaluar nën këtë pretendim në Iran në më pak se një vit.

Ish-ligjvënësi i moderuar Ghasem Sholeh Sa'di po përballet me akuza të njëjta për  pjesëmarrjen në një tubim të ligjshëm politik së bashku me Keykhosravi në gusht të vitit 2018. Urdhrat e tyre të ndalimit  ju janë shtyrë edhe për një muaj duke mos pranuar lirimin me kusht.

"Prokurori ngriti akuzën si për 'përçarje të rendit publik' ashtu dhe për 'mbledhjen dhe marrëveshjen e fshehtë kundër sigurisë kombëtare' edhe pse nuk ka lidhje me atë që kanë bërë ata, e cila ka të bëjë thjesht me  pjesëmarrjen në një tubim publik paqësor, që nuk e dëmtoi aspak sigurinë kombëtare", i deklaroi avokati Payam Derafshan,  Qendrës për të Drejtat e Njeriut në Iran (CHRI) më 21 gusht 2018.

Që nga shkurti i vitit 2018, së paku shtatë avokatë që kanë marrë përsipër raste të ndjeshme politike në Iran, janë arrestuar, akuzuar dhe bllokuar për të marrë raste të reja, pas një goditjeje që synon parandalimin e avokatëve mbrojtës për të përfaqësuar njerëzit e ndaluar me akuza të motivuara politikisht.

 

Si pjesë e goditjes, gjyqësori i ka kufizuar ata të paraburgosur, të cilët mbahen me akuzat e "kërcënimit të sigurisë kombëtare", pasi kanë zgjedhur avokatët e tyre nga një listë prej vetëm 20 avokatësh të aprovuar nga gjyqësori.

Keykhosravi dhe Sa'di u arrestuan para ndërtesës së Parlamentit të Iranit në Teheran gjatë një tubimi në 18 gusht kundër nënshkrimit të një marrëveshjeje mes vendeve të Detit Kaspik, përfshirë Iranin, që ndan ujërat territoriale dhe burimet e tij të naftës dhe gazit.

Keykhosravi ka përfaqësuar një numër të rasteve të profilit të lartë të të drejtave të njeriut gjatë gjithë karrierës së tij, duke përfshirë vdekjen e dyshimtë të akademikut dhe ambientalistit Kavous Seyed-Emami në burgun Evin të Teheranit në shkurt 2018.

Sa'di, një ish-përfaqësues parlamentar për dy mandate, nga qyteti i Shirazit, është gjithashtu një profesor juridiku në pension nga Universiteti i Teheranit, i cili ka qenë një kritik i shpeshtë i politikave shtetërore.

Derafshan kritikoi autoritetet gjyqësore për trajtimin e të dyve si të dënuar duke i prangosur duart dhe këmbët, si dhe duke i detyruar ata të veshin uniformat e të burgosurve pasi u transferuan nga burgu Evin në burgun e Madh të Teheranit, në juglindje të kryeqytetit.

 

"Autoritetet me të vërtetë kanë vepruar në një mënyrë të ulët ndaj dy prej avokatëve më të nderuar të vendit, vetëm për të abuzuar dhe për t’i poshtëruar", tha avokati për CHRI.

"Ju mund t’i vendosni pranga në duart dhe këmbët e të dyshuarve, por vetëm për kriminelët e rrezikshëm ose të burgosurit që mund të arratisen", shtoi ai.

Rreth Nesh

Quas mattis tenetur illo suscipit, eleifend praesentium impedit! Dictum aliquam potenti arcu? Vel nemo consectetuer veritatis delectus excepturi magni dui

 

Suspendisse at libero porttitor nisi aliquet vulputate vitae at velit. Aliquam eget arcu magna, vel congue dui. Aenean id turpis lectus. Duis eget consequat velit.nulla vel eros blandit placerat.