Hene, 03 Shtator 2018 00:00

Katër të krishterë në Iran apelojnë dënimet me burg me arsyen për veprimtari misionare

 

 

Katër të krishterë në Iran, duke përfshirë dy që kanë ndryshuar besimin e tyre fetar, kanë apeluar dënimet e tyre me burg me pretendimin për veprimtari misionare, duke argumentuar se ata janë të pafajshëm ndaj këtyre akuzave.

"Pritet që akuzat të hidhen poshtë dhe dënimet e tyre të hiqen, pasi nuk ka prova për të provuar akuzat kundër tyre," deklaroi Dabrina Bet Tamraz, për Qendrën për të Drejtat e Njeriut në Iran (CHRI) më 27 gusht 2018.

"Prirjet për krishterimin dhe kryerja e shërbimeve fetare nuk mund të jetë shkak për burgosje", shtoi Tamraz, vajza e pastorit asirian Victor Bet Tamraz dhe Shamiram Isavi, të cilët u dënuan të dy nga një Gjykatë Revolucionare në Iran përkatësisht me dhjetë dhe pesë vite burg.

Çifti është aktualisht i lirë me kusht, së bashku me dy bashkë të pandehurit  e tyre, të krishterët e konvertuar Hadi Asgari dhe Amin Afshar Naderi, të cilët ishin dënuar respektivisht me dhjetë dhe  pesëmbëdhjetë vite burg.

Bet Tamraz, Asgari dhe Naderi u akuzuan për "veprime kundër sigurisë kombëtare me hapjen e kishave në shtëpi, ndjekjen e seminareve jashtë vendit dhe protestat për krishterimin sionist". Naderi u akuzua gjithashtu për "fyerjen e të shenjtëve".

Isavi u akuzua për "veprime kundër sigurisë kombëtare hapjen e kishave në shtëpi, ndjekjen e seminareve të krishtera jashtë vendit dhe trajnimin e udhëheqësve të krishterë në Iran me qëllim spiunazhin".

"Babait dhe nënës sime i janë dhënë dënime të rënda pa asnjë provë," tha Dabrina Bet Tamraz në një intervistë për CHRI. "Në vendimin ndaj babait tim thuhet, se ai ka ndjekur seminare fetare në SHBA, Suedi dhe Holandë edhe pse ai nuk ka hyrë kurrë në ato vende".

Viktor Bet Tamraz drejtoi kishën e fundit në gjuhën perse në Iran, kishën Pentecostale Asiriane në Sharara St. në Teheran, përpara se ajo të mbyllej nga autoritetet lokale në mars 2009.

"Kur kisha ishte ende e hapur, lutjet u bëheshin në persisht. Unë flas gjuhën asiriane, por nuk jam shkëlqyeshëm në lexim dhe shkrim, kështu që ishte më e lehtë të rrëfeja himnet dhe lutjet në persisht ", tha Dabrina Bet Tamraz.

Ajo vazhdon: "Përdorimi i gjuhës perse në kishë nuk mund të konsiderohet krim. Babai dhe nëna im kurrë nuk predikuan krishterimin në rrugë. Kur autoritetet mbyllën kishën nga frika, prindërit hapën një kishë komunale në shtëpi. Nuk është as mëkat, as krim apo kundër sigurisë kombëtare që të mblidhen në një shtëpi dhe të luten ".

Rreth Nesh

Quas mattis tenetur illo suscipit, eleifend praesentium impedit! Dictum aliquam potenti arcu? Vel nemo consectetuer veritatis delectus excepturi magni dui

 

Suspendisse at libero porttitor nisi aliquet vulputate vitae at velit. Aliquam eget arcu magna, vel congue dui. Aenean id turpis lectus. Duis eget consequat velit.nulla vel eros blandit placerat.