Shtune, 02 Shtator 2017 00:00

Ekspertët e OKB-së të shqetësuar për gjendjen e të burgosurve politikë në grevë urie në Iran

 Gjenevë (31 gusht 2017) - Raportuesja Speciale e Kombeve të Bashkuara për situatën e të drejtave të njeriut në Iran, Asma Jahangir, shprehu sot shqetësimin e saj të thellë për gjendjen e një numri të burgosurish, që kanë qenë në grevën e zgjatur të urisë për të protestuar kundër transferimit të tyre në një seksion të sigurisë së lartë në burgun Rajai-Shahr në Karaj, në perëndim të Teheranit, dhe për trajtimin e tyre gjatë qëndrimit në paraburgim.

"Jam mjaft e alarmuar nga raportimet për përkeqësimin e kushteve mjekësore të të burgosurve në grevë urie dhe se torturat dhe keqtrajtimi i tyre kanë vijuar qysh prej transferimit të tyre", tha  znj. Jahangir.

Gjatë javëve të fundit, 53 të burgosur, duke përfshirë më shumë se 15 Bahai, u transferuan pa njoftim paraprak dhe pa u informuar për arsyet e transferimit të tyre. Asnjërit prej tyre nuk iu lejua të merrte sendet e tij personale, përfshirë ilaçet e tyre. Ata thuhet gjithashtu, se janë privuar nga produktet e higjenës, veshjet adekuate, kujdesi adekuat mjekësor dhe ushqimet që kanë blerë me paratë e tyre.

"Heqja e së drejtës të burgosurve për të patur kontakt me familjet, avokatët dhe përkujdesjes adekuate mjekësore është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare", tha eksperti i të drejtave.

"Unë i bëj thirrje qeverisë së Iranit, të gjejë një zgjidhje të menjëhershme për situatën ekstreme të krijuar nga greva e urisë, përmes dialogut të mirëbesimit rreth ankesave dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut, duke siguruar respekt të plotë për dinjitetin dhe autonominë e tyre", përfundoi eksperti.

Kjo deklaratë është miratuar nga Raportuesit Specialë mbi të drejtën e secilit për të gëzuar standardin më të lartë të mundshëm të shëndetit fizik dhe mendor, Dainius Pūras, dhe për lirinë e fesë ose besimit, Ahmed Shaheed.

 

Rreth Nesh

Quas mattis tenetur illo suscipit, eleifend praesentium impedit! Dictum aliquam potenti arcu? Vel nemo consectetuer veritatis delectus excepturi magni dui

 

Suspendisse at libero porttitor nisi aliquet vulputate vitae at velit. Aliquam eget arcu magna, vel congue dui. Aenean id turpis lectus. Duis eget consequat velit.nulla vel eros blandit placerat.