Premte, 08 Shtator 2017 00:00

Amnesty International: Irani duhet të ndalë shkatërrimin e varrit masiv të të vrarëve në masakrën e burgjeve në vitin 1988

Amnesty International: Irani duhet të ndalë shkatërrimin e varrit masiv të të vrarëve në masakrën e burgjeve në vitin 1988

Amnesty International deklaroi më 4 shtator 2017, se autoritetet iraniane duhet të ndalojnë urgjentisht shkatërrimin e një varri masiv në qytetin jugor të Ahvaz. Amnesty International filloi një fushatë për të nxitur autoritetet, për të mbrojtur vendin ku janë varrosur dhjetëra të burgosur, që u vranë gjatë një vale të ekzekutimeve masive jashtë gjyqësore në gusht dhe shtator 1988.

Një raport i Kombeve të Bashkuara i shpërndarë në gusht 2017 që shqyrtonte shkeljen e të drejtave të njeriut në Iran, përfshiu gjithashtu masakrën e vitit 1988 të të burgosurve politikë, kryesisht anëtarë dhe simpatizantë të PMOI / MEK.

Ndërtimi pranë zonës filloi më herët këtë vit. Pamjet e fundit të marra nga organizata tregojnë, se vendi është duke u mbuluar gradualisht nga grumbujt e mbeturinave ndërtimore. Fushata ka nisur së bashku me një video, ku theksohen rreziqet e menjëhershme që paraqiten në këtë vendndodhje.

"Shembja me buldozer e varrit masiv në Ahvaz, do të shkatërrojë prova të rëndësishme mjeko-ligjore, që mund të përdoren për të nxjerrë para drejtësisë përgjegjësit për ekzekutimet jashtë gjyqësore të vitit 1988. Kjo gjithashtu do t’ju privojë familjeve të viktimave të drejtat e tyre për të vërtetën, drejtësinë dhe kompesimin, duke përfshirë të drejtën për të varrosur të dashurit e tyre me dinjitet. Duke u bashkuar me fushatën e Amnesty International, njerëzit mund të ndihmojnë për të detyruar autoritetet e Iranit, që të ndalojnë shkatërrimin e menjëhershëm të vendndodhjes ", tha Philip Luther, Drejtor i Kërkimit dhe Mbrojtjes së Amnesty International për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut.

 "Në vend që të përdhosin varrin masiv me grumbuj plehrash dhe mbeturina dhe të torturojnë më tej familjet , të cilët përballen me represion për shkak të përpjekjeve për të mbrojtur kujtimin e të afërmve të tyre, autoritetet duhet të kryejnë detyrën e tyre për të ruajtur të gjitha vendet e varreve masive të Iranit, në mënyrë që të mund të kryhen hetimet për ekzekutimet jashtë gjyqësore të vitit 1988 dhe për vrasjet e tjera masive ".

Ky muaj shënon  vitin e 29 të, që kur u kryen vrasjet masive të të burgosurve në të gjithë vendin.

Organizata u bën thirrje njerëzve, që të bashkohen me fushatën duke dërguar ankesat në Këshillin Bashkiak të Ahvazit dhe Këshillin e Lartë të Iranit për të Drejtat e Njeriut, mes objektivave të tjerë dhe duke promovuar hashtagun # MassGraves88 në mediat sociale.

 

Varri masiv në Ahvaz është kufizuar me një bllok të gjatë horizontal betoni. Autoritetet hedhin çimento mbi varr për të ndaluar familjet të gërmojnë  varrin dhe të nxjerrin  eshtrat e të dashurve të tyre © Agjencia e Lajmeve e Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut (HRANA)

 

Grumbuj mbetjesh në vendndodhjen e varrit masiv Ahvaz © Agjencia e Lajmeve e Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut (HRANA)


 Varri masiv i Mashhadit, ku besohet se gjenden të varrosura eshtrat e deri 170 njerëzve, u mbulua me një grumbull dheu © Drejtësia për Iranin

Rreth Nesh

Quas mattis tenetur illo suscipit, eleifend praesentium impedit! Dictum aliquam potenti arcu? Vel nemo consectetuer veritatis delectus excepturi magni dui

 

Suspendisse at libero porttitor nisi aliquet vulputate vitae at velit. Aliquam eget arcu magna, vel congue dui. Aenean id turpis lectus. Duis eget consequat velit.nulla vel eros blandit placerat.