Marte, 12 Shtator 2017 00:00

Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut dhe OJQ-të dënoi shkeljet e të drejtave të njeriut në Iran

Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut hapi sesionin e tij të rregullt të 36- më 11 shtator 2017, me përditësimin e Zeid Ra'ad Al Hussein, Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, mbi situatën e të drejtave të njeriut në mbarë botën dhe aktivitetet e zyrës së tij .

Komisioneri i Lartë Zeid shprehu shqetësime rreth kërcënimeve dhe akteve të dhunës të kryera nga qeveritë kundër mbrojtësve të të drejtave të njeriut dhe organizatave joqeveritare. Për Iranin, ai tha, "vazhdon të kufizojë ashpër lirinë e mendimit dhe shprehjes. Zyra ime ka marrë raporte të shumta për mbrojtësit e të drejtave të njeriut, gazetarët dhe aktivistët e mediave sociale që janë arrestuar dhe ndaluar. Keqtrajtimi i të burgosurve është i përhapur dhe përveç kësaj, gjyqësori vazhdon t'i dënojë njerëzit me trajtim të egër, çnjerëzor dhe degradues, përfshirë amputimin e gjymtyrëve dhe verbimin. Irani gjithashtu, mbetet vendi me shkallën më të lartë të raportuar të ekzekutimeve për frymë. Shumë prej atyre që ekzekutohen janë shkelës droge, që nuk janë fajtorë për "krimet më serioze" sipas kushteve të së drejtës ndërkombëtare. Që nga fillimi i vitit janë vrarë të paktën katër fëmijë dhe së paku 89 fëmijë të tjerë janë në rradhën e vdekjes.

Muajin e kaluar, parlamenti iranian miratoi një amendament të shumëpritur, që ngre pragun për dënimin me vdekje në rastet e trafikut të drogës, ndonëse disa shkelës narkotikësh do të përballen ende me mundësinë e dënimit me vdekje. Amendimi tani pret miratimin e Këshillit Mbrojtës ". 

Në të njëjtën kohë, Këshilli i të Drejtave të Njeriut shpërndau një deklaratë me shkrim nga tre organizata joqeveritare me titull: "Masakra e të burgosurve politikë në Iran: Koha për të vërtetën, drejtësinë, riparimin dhe garancitë e mos-përsëritjes"

Të tre OJQ-të, France Libertés: Fondacioni Danielle Mitterrand, Shoqata Ndërkombëtare e Grave për të Drejtat e Njeriut dhe Lëvizja kundër racizmit dhe për miqësi mes popujve, theksuan se "Në 29 vjetorin e ekzekutimeve masive jashtëgjyqësore të të burgosurve politikë në vitin 1988 në Republikën Islamike të Iranit, ne besojmë se derisa të zbulohet e vërteta e plotë dhe autorët të japin llogari për krimet e tyre, nuk do të ketë asnjë nxitje për qeverinë e Iranit, që të ndryshojë politikën e saj mbi të drejtat e njeriut. Kjo është arsyeja pse ne po i bëjmë thirrje Kombeve të Bashkuara, për të nisur një hetim të pavarur për masakrën e vitit 1988, për të zbuluar të vërtetën, që autorët të japin llogari  për krimet, dhe për të kërkuar drejtësi, riparim dhe garanci për mos përsëritje ".

OJQ-të theksuan faktet e mëposhtme:

  • Në vitin 1988, qeveria e Iranit masakroi 30,000 të burgosur politikë.
  • Ekzekutimet u zhvilluan në bazë të një dekreti nga Udhëheqësi Suprem Ayatollah Khomeini.
  • Komisionet tre-anëtarëshe të njohura si 'Komisioni i Vdekjes' u formuan në të gjithë Iranin për të ekzekutuar të burgosurit politikë, të cilët refuzuan të braktisnin bindjet e tyre.
  • Viktimat u varrosën në varre masive sekrete.
  • Autorët vazhdojnë të gëzojnë pandëshkueshmërinë.
  • Vitin e kaluar, u zbuluan emrat e gati 100 anëtarëve të “Komisionit të Vdekjes “. Shumë prej tyre ende mbajnë poste të larta në gjyqësorin ose qeverinë iraniane.

Dënimi ndërkombëtar

Amnesty International, Human Rights Watch dhe Federata Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut (FIDH) e kanë përshkruar masakrën e Iranit në vitin 1988 si një "krim kundër njerëzimit".

Sekretari i Përgjithshëm i OKB António Guterres më 13 mars 2017 në një raport për Këshillin e të Drejtave të Njeriut përmendi se OHCHR posedon kopjet e dhjetëra letrave të ankesave drejtuar Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut dhe Prokurorit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale nga familjet e personave të vrarë në ekzekutimet masive të vitit 1988.

 

Koha për OKB-në të marrë përgjegjësinë e saj

Ajo që ndodhi në burgjet iraniane në vitin 1988 mbetet një plagë e thellë në trupin dhe shpirtin e popullit iranian. E vetmja mënyrë për ta zbutur këtë plagë do të ishte një hetim gjithëpërfshirës dhe i pavarur, për të identifikuar ata që abuzuan me fuqinë e tyre, për të ekzekutuar mijëra kundërshtarë të tyre ideologjikë.

Në një raport të publikuar në shkurt të vitit 2017, (Kërkesa për ekzekutimin masiv të vitit 1988 në IRAN), OJQ-ja me bazë në Londër, Drejtësi për viktimat e Masakrës së vitit 1988 në Iran (JVMI), thekson se dështimi i bashkësisë ndërkombëtare deri më tani për të hetuar këtë "krim kundër njerëzimit" dhe për t'i nxjerrë autorët e veprave para drejtësisë, ka ushqyer

kulturën e  mosndëshkimit për zyrtarët iranianë, që vazhdojnë të shkelin të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut.

http://undocs.org/A/HRC/36/NGO/42  

 

 

Rreth Nesh

Quas mattis tenetur illo suscipit, eleifend praesentium impedit! Dictum aliquam potenti arcu? Vel nemo consectetuer veritatis delectus excepturi magni dui

 

Suspendisse at libero porttitor nisi aliquet vulputate vitae at velit. Aliquam eget arcu magna, vel congue dui. Aenean id turpis lectus. Duis eget consequat velit.nulla vel eros blandit placerat.