Marte, 01 Janar 2019 21:48

Raporti mbi protestat në Iran për vitin 2018 : Iranianët kërkojnë ndryshim

.

Submit to DeliciousSubmit to DiggSubmit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to StumbleuponSubmit to TechnoratiSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn

 

22 dhjetor 2018

 

Protestat e Iranit duke përfshirë tubimet dhe grevat mbarëkombëtare në sektorë të ndryshëm të shoqërisë pësuan rritje gjatë vitit 2018.

 

Kryengritja mbarëkombëtare që filloi më 28 dhjetor 2017 në qytetin verilindor të Mashhadit u përhap në pothuajse të gjitha qytetet iraniane dhe vazhdoi edhe në 2018.

Demonstruesit kanë një kërkesë përfundimtare dhe ajo është  t’i japin fund sistemit aktual, që ka qeverisur Iranin me një grusht të hekurt për afro 40 vjet, duke shkatërruar ekonominë dhe ambjentin.

 

Gjatë protestave të janarit 2018, demonstruesit kërkuan "vdekje diktatorit", "vdekje Khameneit" ("udhëheqësi suprem" i Iranit) dhe "Khamenei ti je turpi, hiq dorë nga sundimi ", gjë që tregon qartë, se iranianët kërkojnë fundin e regjimit.

 

Gjatë vitit 2018, sektorë të ndryshëm të shoqërisë iraniane fillimisht filluan tubimet e tyre në shenjë proteste ndaj gjendjes së tmerrshme të ekonomisë, varfërisë në rritje, korrupsionit të vazhdueshëm të qeverisë, inflacionit dhe papunësisë. Por ato që filluan si protesta ekonomike, shpejt u kthyen në politike dhe kundër Republikës Islamike dhe udhëheqësit të saj, Ali Khameneit.

Shtrirja dhe rritja e protestave në Iran tregon, se pothuajse e gjithë popullsia prej 80 milionë banorësh kundërshton sistemin qeverisës, pasi iranianët fajësojnë regjimin për rënien ekonomike të Iranit dhe dëmet shoqërore.

 

 

 

 

Janar

Në janar 2018 në Iran u regjistruan 643 protesta me një mesatare prej 21 protestash në ditë.

Kryengritja mbarëkombëtare, e cila u përhap në 142 qytete, filloi më 28 dhjetor 2017 dhe vazhdoi  dhe në janar 2018. Protestuesit bën thirrje "vdekje Khameneit" dhe "vdekje diktatorit", ju vunë zjarrin bazave në Basij dhe hodhën poshtë imazhet e Liderit Suprem.

Shkurt

Në shkurt 2018 në Iran u rregjistruan 596 protesta me një mesatare prej 21 protestash në ditë.

Mars

Në mars të vitit 2018 në Iran pati gjithsej 422 protesta me një mesatare prej 14 protestash në ditë.

 

Prill

Në prill 2018 ka patur gjithsej 452 protesta me një mesatare prej 15 protestash në ditë.

 

Maj

Në Maj 2018 pati një total prej 1,093 protestash me një mesatare prej 35 protestash në ditë.

Qershor

Në qershor u raportuan 475 protesta me një mesatare prej 16 protestash në ditë.

Kulmi i këtij muaji ishte greva e tregtarëve të pazarit në Teheran dhe protestat e popullit nga të gjitha pozitat shoqërore  në Khoramshahr. Kërkesat ekonomike të protestuesve u shndërruan shpejt në politike dhe demonstruesit thërritnin "vdekje diktatorit", "vdekje Khameneit", "vdekje Rouhanit" dhe "armiku ynë është këtu, gënjejnë kur thonë se është Amerika" gjatë protestave për çmimet e larta në Teheran dhe mungesën e ujit në Khoramshahr.

Gratë luajtën një rol kryesor gjatë protestave të Khoramshahrit në krahinën jugperëndimore të Khuzestanit.

 

 

 

 

Korrik

Në korrik 2018 në Iran  pati 970 protesta dhe greva me një mesatare prej 31 protestash në ditë në 187 qytete dhe rajone.

Gusht

Ka patur gjithsej 622 protesta të raportuara në 133 qytete, fshatra dhe rajone të industrisë dhe biznesit në Iran me një mesatare prej 20 protestash në ditë.

Shtator

Kanë qenë gjithsej 1.367 protesta në Iran në 293 qytete, fshatra dhe rajone të industrisë dhe biznesit me një mesatare prej 46 protestash në ditë.

Shoferët e kamionave filluan gjatë këtij muaji protestat e tyre të organizuara në të gjithë vendin.

Tetor

Në tetor 2018 ka patur një numër rekord prej 1,533 protestash të raportuara në 323 qytete, fshatra dhe rajone të industrisë dhe biznesit me një mesatare prej 49 protestash në ditë.

Tetori pati numrin më të lartë të protestave në krahasim me muajt e tjerë dhe shënoi kulmin me grevën e vazhdueshme të shoferëve të kamionëve në të gjithë Iranin, grevën mbarëkombëtare të mësuesve që vazhdoi për dy ditë dhe protestat e tregtarëve të pazarit në qytete të ndryshme të Iranit.

Nëntor

Ka pasur gjithsej 911 protesta të raportuara në 171 qytete, fshatra dhe rajone të industrisë dhe biznesit me një mesatare prej 30 protestash në ditë.

Gjatë muajit nëntor, shoferët e kamionëve filluan një seri tjetër protestash, ndërsa mësuesit në të gjithë Iranin dolën në një protestë dy ditore.

Punëtorët e Fabrikës së Sheqerit Haft Tappeh në Shush dhe punëtorët e Grupit Kombëtar të Çelikut të Iranit në Ahvaz gjithashtu filluan grevat e tyre për javë me rradhë.

Dhjetor

Ka patur gjithsej 273 protesta të raportuara deri më 21 dhjetor me një mesatare prej 9 protestash në ditë nga punëtorët, depozituesit, pensionistët, studentët dhe të burgosurit.

Regjimi i shtoi masat e tij ndaj aktivistëve të punës dhe arrestoi punëtorë të fabrikës së sheqerit Haft Tappeh dhe punëtorët e çelikut të Ahvazit. Gjithashtu u raportua se aktivisti i punës Esmail Bakhshi u torturua ashpër në burg dhe agjentët e burgut i goditën organet e tij riprodhuese me shkopinj.

Shoferët e kamionëve gjithashtu më 22 dhjetor filluan raundin e pestë të grevës, i cili nuk është përfshirë në këtë raport. Raporti i protestës së Iranit i vitit 2018 do të përditësohet në janar 2019 me statistikat e plota të dhjetorit.  

Rreth Nesh

Quas mattis tenetur illo suscipit, eleifend praesentium impedit! Dictum aliquam potenti arcu? Vel nemo consectetuer veritatis delectus excepturi magni dui

 

Suspendisse at libero porttitor nisi aliquet vulputate vitae at velit. Aliquam eget arcu magna, vel congue dui. Aenean id turpis lectus. Duis eget consequat velit.nulla vel eros blandit placerat.