Merkure, 09 Janar 2019 21:40

Editorial: Një Përmbledhje E Dymbëdhjetë Muajve Të Shkuar Në Iran

.

Submit to DeliciousSubmit to DiggSubmit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to StumbleuponSubmit to TechnoratiSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn

 

Dëshira e popullit iranian për liri, të drejta njerëzore, demokraci dhe paqe është bërë shumë e qartë gjatë dymbëdhjetë muajve të shkuar. Njerëzit e kanë ngritur zërin me guxim kundër regjimit klerikal pavarësisht rrezikut të lartë personal që kjo gjë u sjell.

Ata kanë rrezikuar, dhe vazhdojnë të rrezikojnë, arrestimin, burgosjen, torturën, madje edhe ekzekutimin për ta bërë të dëgjohet dëshira e tyre për ndryshim regjimi.

Dhe vërtet, shumë njerëz e kanë paguar shtrenjtë. Mijëra protestues iranianë janë arrestuar dhe dhjetëra janë vrarë nga forcat e sigurisë së regjimit. Kjo thjesht sepse e kanë ngritur zërin për korrupsionin dhe praktikat e këqija të regjimit të cilat po ua shkatërrojnë jetën. Numri i viktimave është thjesht i pamundur të llogaritet.

Për dekada me rradhë, njerëzit kanë vuajtur nën këtë regjim dhe gjithëçka arriti pikën kulmore vitin e shkuar. Kur ka patur periudha të mëparshme trazirash, regjimi e shpërfill këtë gjë si të parëndësishme.

Opozita e fortë dhe e arsyeshme ndaj regjimit klerikal mbështetet gjerësisht nga iranianët dhe regjimi nuk mund të thotë më se ajo ka pak ndjekës në vend. 
Javët e fundit, zyrtarë të regjimit kanë folur rreth ngjarjeve të vitit të shkuar. Disa janë shprehur fitues për shkak se regjimi qëndron ende. Ndërsa të tjerë janë treguar më të kujdesshëm, duke paralajmëruar se një fitore e tillë nuk ekziston për shkak të fuqisë së popullit dhe forcës së zërave të tyre. Edhe Lideri Suprem ka paralajmëruar se “armiku” ka plane të mëdha për vitin që vjen.

Nipi i Liderit të parë Suprem të regjimit iranian – Ruhollah Khomeini– ka dhënë gjithashtu paralajmërime për të ardhmen e vendit. Gjatë një fjalimi muajin e shkuar, Hassan Khomeini tha: “Komunitetet ndërtohen mbi bazën e konsensusit. Ta përçash vazhdimisht shoqërinë e të përhapësh vazhdimisht urrejtje e hipkrizi, i detyron individët të kenë një personalitet të dyfishtë, duke i larguar nga ndershmëria, [dhe] të gjitha këto tregojnë se qeveritë i presin pasoja të pakëndshme.”

Gjëja më e jashtëzakonshme është vendosmëria dhe përkushtimi i popullit të fortë të Iranit, i cili mbetet i patundur në besimin se e ardhmja e tij do të jetë më e ndritshme dhe më e begatë. Është e qartë se njerëzit nuk duan t’i shohin liderët e tyre tek nxisin e ndezin konflikte jashtë vendit dhe është gjithashtu shumë e qartë se duan zbatimin e të drejtave të njeriut – edhe ato më themeloret që gëzohen nga një pjesë e madhe e botës.

Njerëzit e dinë se gjendja e tyre do të përkeqësohet përpara se të ndryshojë për mirë. Kjo është arsyeja pse i mirëpresin sanksionet e vëna nga administrata Trump. Ata e dinë se kjo gjë do ta përshpejtojë shembjen e regjimit. Është e domosdoshme që Europianët ta ndjekin këtë shembull pasi politikat e tyre të paqësimit nuk po bëjnë gjë tjetër veçse po e zgjasin situatën aktuale dhe mjerimin e popullit.

Për më tepër, rreziku i mbajtjes së regjimit aktual në pushtet nuk ndikon vetëm në jetët e njerëzve në Iran dhe në vendet e rajonit ku regjimi ndërhyn, konkretisht Irak, Jemen dhe Siri. Një gjë e tillë përbën gjithashtu një kërcënim të madh për Perëndimin, gjë që bëhet e qartë kur marrim parasysh komplotet e parandaluar terroriste në Europë.

Shembja e regjimit iranian do t’i bëjë mirë gjithë botës.

 

Rreth Nesh

Quas mattis tenetur illo suscipit, eleifend praesentium impedit! Dictum aliquam potenti arcu? Vel nemo consectetuer veritatis delectus excepturi magni dui

 

Suspendisse at libero porttitor nisi aliquet vulputate vitae at velit. Aliquam eget arcu magna, vel congue dui. Aenean id turpis lectus. Duis eget consequat velit.nulla vel eros blandit placerat.