Merkure, 23 Maj 2018 00:00

Maryam Rajavi: Fashizmi Fetar I Mullahëve Në Iran Është Jetëshkurtër, Dhe Pa Asnjë Të Ardhme

 

 Në një mbledhje në prag të ardhjes së Muajit të Shenjtë të Ramazanit të shtunën, 19 maj, 2018, Presidentja e zgjedhur e NCRI, Maryam Rajavi, ka përshkruar diktaturën fetare që sundon në Iran si armikun më të madh të Zotit dhe popullit të Tij për shkak se shkakton shtypje dhe padrejtësi mbi njerëzit nën emrin e Zotit dhe Islamit. Ajo ka thënë që historia e Islamit nuk ka parë kurrë sundues më të korruptuar dhe kriminelë sesa mullahët.

Ajo shprehu dëshirën që ky muaj të jetë një muaj emancipimi, paqeje dhe solidariteti për botën, dhe kombet e Lindjes së Mesme, veçanërisht që kombi vëlla i Sirisë, të çlirohet nga lufta, vrasjet, shkatërrimi dhe sundimi i lig i regjimit Iranian.

“Sot, hapi i parë në zgjidhjen e problemit të Sirisë është dëbimi i Trupave të Gardës Revolucionare (IRGC) nga ai vend,” ka shtuar Maryam Rajavi. “Eliminimi i terrorizmit dhe kërcënimit bërthamore të regjimit Iranian mund të realizohet vetëm duke e hequr qafe të gjithë këtë regjim. Paqja, demokracia, siguria dhe stabiliteti në Lindjen e Mesme varen nga shfarosja e sundimit të fashizmit dhe diktaturës fetare në Iran.”

Duke iu drejtuar mbledhjes së dinjitarëve myslimanë nga vende të ndryshme, Znj. Rajavi theksoi rëndësinë e një lëvizjeje protestuese të gjerë dhe të vazhdueshme në Iran dhe tha, “Kryengritja e Iranit shpërtheu në fund të dhjetorit 2017, por valët e saj kanë vazhduar që atëherë, përmes grevave dhe protestave të punëtorëve, fermerëve, mësuesve, njerëzve të shfrytëzuar dhe shtresave të tjera shoqërore. Domethënia kryesore e revoltës është se ka zgjedhur rrëzimin e regjimit.”

Ajo shtoi, “Fashizmi fetar i mullahëve në Iran është jetëshkurtër, dhe pa asnjë të ardhme.” 

Në një pjesë tjetër të fjalimit të saj, ajo tha, “Për t’u përballur me sjelljen luftënxitëse dhe eksportin e terrorizmit e fondamentalizmit të regjimit iranian, ne duhet të mbështesim kryengritjen e popullit iranian. Të bësh syrin qorr ndaj shtypjes dhe vrasjes së popullit të Iranit i jep guxim tiranisë fetare të mullahëve në krimet e tyre. Këshilli i Sigurisë së OKB duhet t’i referojë në një gjyq ndërkombëtar dosjet e liderëve të regjimit iranian mbi terrorizmin dhe abuzimin e të drejtave të njeriut, veçanërisht masakrimin e të burgosurve politikë.”

Znj. Rajavi tha, “Në kundërshtim me parimin e Velayat-e Faqih, ne mbrojmë Islamin e vërtetë, sipas të cilit e drejta për sovranitet popullor njihet si e drejta më e lartë për të gjithë, i cili refuzon fenë e detyruar dhe detyrimet fetare, dhe i cili është i bazuar në liri, sovranitet popullor, refuzim të shfrytëzimit ekonomik, dhe barazi midis burrave dhe grave. Ai promovon vëllazëri midis të gjitha feve dhe nuk lë vend për luftëra fetare dhe mosmarrëveshje ndërmjet Sunni-ve  dhe Shiite-ve.”

Presidentja e zgjedhur e NCRI përsëriti se njohja e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit si alternativën demokratike ndaj tiranisë fetare të mullahëve është një hap i domosdoshëm drejt rrëzimit të regjimit klerikal. Ajo pohoi, “Është e detyrueshme të kompensohen dëmet e shkaktuara nga politika paqësore që e ka zgjatur sundimin e mullahëve gjatë dekadave të fundit. Me vendosmërinë e popullit të Iranit dhe të të gjitha kombeve të Lindjes së Mesme, liria, demokracia, paqja dhe vëllazëria do t’i mposhtin pa asnjë dyshim kriminelët.”

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit
19 Maj, 2018

 Stampa  Email

Rreth Nesh

Quas mattis tenetur illo suscipit, eleifend praesentium impedit! Dictum aliquam potenti arcu? Vel nemo consectetuer veritatis delectus excepturi magni dui

 

Suspendisse at libero porttitor nisi aliquet vulputate vitae at velit. Aliquam eget arcu magna, vel congue dui. Aenean id turpis lectus. Duis eget consequat velit.nulla vel eros blandit placerat.