Shtune, 07 Korrik 2018 00:00

SHBA Planifikon Të Ndërpresë Të Gjitha Eksportet E Naftës Nga Regjimi I Iranit Në Nëntor

 

 

Departamenti i Shtetit të SHBA ka shpallur se ka ndërmend të ndërpresë të gjitha eksportet e naftës nga regjimi iranian në nëntor, si pjesë e planit të tij për të sabotuar ekonominë iraniane dhe për të rrëzuar regjimin iranian, me idenë që Irani do të eksportojë më pak naftë dhe do të marrë një çmim më të ulët për atë naftë që eksporton.

SHBA kishte shpallur me kohë masat që do të penalizonin vendet dhe bizneset që do të vazhdonin të tregtonin me Iranin, në çdo sektor të ekonomisë iraniane përveç ushqimit dhe barnave mjekësore, por tani SHBA do të shkojë edhe më tej.

SHBA ka kërcënuar me sanksione të rënda aleaten e rëndësishme, Korenë e Veriut, nëse ajo nuk i ndërpret importet e naftës iraniane, që llogariten të jenë 14% të eksporteve totale iraniane të naftës. Gjithsesi, SHBA-së do t’i duhet të merret edhe me importuesit e tjerë të mëdhenj, duke përfshirë Kinën (24%), Indinë (18%), Turqinë (9%), dhe Italinë (7%).

Arabia Saudite ka treguar se do ta rrisë prodhimin e naftës në rreth 1 million fuçi në ditë, sipas marrëveshjes OPEC, për t’iu përshtatur rritjes së kërkesës, por jo të gjitha vendet kanë thënë se do të zbatojnë kërkesat e SHBA.

Kina dhe Europa janë ende pjesë e një pakti bërthamor të vitit 2015 nga i cili Donald Trump u tërhoq në maj, ndërsa Turqia ka thënë se nuk do të veprojë në përputhje me sanksionet.

Trump u tërhoq nga pakti bërthamor, duke cituar hilet e Iranit, më 8 maj, dhe ndezi shkëndijën duke rivendosur sanksionet mbi Iranin. Sanksione të tjera, specifikisht kundër industrisë automobilistike, hyjnë në fuqi në gusht.

 

Rreth Nesh

Quas mattis tenetur illo suscipit, eleifend praesentium impedit! Dictum aliquam potenti arcu? Vel nemo consectetuer veritatis delectus excepturi magni dui

 

Suspendisse at libero porttitor nisi aliquet vulputate vitae at velit. Aliquam eget arcu magna, vel congue dui. Aenean id turpis lectus. Duis eget consequat velit.nulla vel eros blandit placerat.