Djele, 08 Korrik 2018 00:00

Terroristët e regjimit iranian hyjnë fshehurazi në Kenia për të ndihmuar dy terroristë të burgosur të arratisen

 

06 korrik

Policia keniane shoqëron dy shtetas iranianë Ahmed Abolfathi Mohammed, në mes dhe Sayed Mansour Mousavi, në të majtë, ndërsa ata presin gjyqin brenda gjykatës magjistrale në Nairobi, Kenia, të hënën, më 6 maj 2013.

 

Nga Stafi i Iran Probe

E premte, 6 korrik 2018

 

Një grup terroristësh iranianë thuhet se kanë hyrë në Afrikën Lindore për të tentuar të lirojnë  të dënuarit për terrorizëm të burgosur në Kenia, sipas faqes së internetit të Kenias.

Forcat e sigurisë keniane thuhet të jenë në gatishmëri të lartë pasi mësuan për komplotin. Të dy janë arrestuar në vitin 2012 në Nairobi me lëndë shpërthyese.

Sipas një raporti të Star, inteligjenca bashkë me autoritetet keniane pretendojnë, se operativët dyshohen të jenë anëtarë të forcave elitare të regjimit iranian.

Të dy u dënuan në fillim me burgim të përjetshëm, por pastaj dënimi i tyre u ul në 15 vjet burg.

Regjimi iranian ka një histori të gjatë terrorizmi në vende të tjera.

Gjithashtu javën e kaluar, policia në Belgjikë, Francë dhe Gjermani arrestoi disa nga terroristët e regjimit Iranian, që po planifikonin një sulm terrorist në tubimin vjetor të opozitës në Paris. Mes të arrestuarve është dhe një diplomat i regjimit iranian.

Rreth Nesh

Quas mattis tenetur illo suscipit, eleifend praesentium impedit! Dictum aliquam potenti arcu? Vel nemo consectetuer veritatis delectus excepturi magni dui

 

Suspendisse at libero porttitor nisi aliquet vulputate vitae at velit. Aliquam eget arcu magna, vel congue dui. Aenean id turpis lectus. Duis eget consequat velit.nulla vel eros blandit placerat.