Djele, 29 Korrik 2018 00:00

IRGC ka përdorur kompani gjermane për të fshehur financimin e luftës së jemenit

 

 

  Publikuar më: 27 Korrik 2018

Nga Stafi i INU

INU – Trupat e Gardës Revolucionare të Regjimit Iranian (IRGC) kanë përdorur kompani gjermane për të fshehur përfshirjen e tyre në financimin e Houthi-ve terroristë në Luftën Civile të Jemenit.

Të enjten, Revista Time raportoi se IRGC kishte përdorur kompani gjermane për të blerë “makineri të avancuara printimi, letër të markuar dhe bojra speciale” për të printuar kartëmonedha të falsifikuara jemene në shkelje të kontrollit europian të eksportit.

Kjo u konfirmua nga zyrtarët e Departamentit amerikan të Thesarit të cilët thanë se këto falsifikime vlejnë, me shumë mundësi, qindra miliona dollarë.

Këto para janë përdorur për të ndihmuar Houthi-t të luftojnë kundër qeverisë së njohur ndërkombëtarisht të Jemenit dhe Koalicionit Arab që mbështetet nga SHBA, për të rivendosur qeverinë e mëparshme, gjë që ka çuar në atë që Time e ka quajtur “konflikti më i keq humanitar në botë".

Zyrtarët amerikanë që zbuluan makinacionet e Iranit u takuan me homologët e tyre gjermanë në Ministrinë Federale të Financës në prill 2017 për të shprehur shqetësimet e tyre. Ata shpresonin se kjo do ta bindte Gjermaninë për nevojën për t’iu kundërvënë veprimtarive të jashtëligjshme të Iranit në Lindjen e Mesme, se Iranit nuk mund t’i zësh besë, dhe se Gjermania duhet t’i bashkohet Amerikës në vendosjen e sanksioneve ndaj Iranit. Por kjo gjë nuk ndodhi.

Agjensitë gjermane të inteligjencës nxorën disa raporte në 2017-ën ku dokumentohej përdorimi nga ana e Iranit i kompanive mbuluese në Gjermani për të siguruar për vete teknologji bërthamore dhe raketore, dhe SHBA e etiketoi IRGC-në si entitet terrorist, por Gjermania ka refuzuar të veprojë. Ajo ka lejuar madje një ish-anëtar të IRGC të drejtojë një Qendër Islamike në Hamburg, që kontrollohet nga regjimi iranian.

SHBA madje i ka paraqitur Gjermanisë projekte të detajuara që shpjegojnë se si do ta luftonte Amerika ekonominë e Iranit, por prapë ky vend europian nuk bëri asgjë.

Sipas burimeve të njohura me bisedimet amerikano-gjermane rreth paktit bërthamor të Iranit të vitit 2015, nga i cili SHBA u tërhoq në maj, Gjermania konsiderohet gjerësisht si shteti më pak bashkëpunues në kundërvënien ndaj veprimtarive luftarake të Iranit.

Në fakt, eksportet gjermane në Iran janë rritur nga €2.6b. në 2016 në €3.5 bilion në 2017, pavarësisht paralajmërimeve nga SHBA dhe nga agjensitë gjermane të inteligjencës.

Në korrik, agjensia e inteligjencës e Hamburgut publikoi një raport 211 faqësh, i cili zbardhi faktin se Irani po vazhdon në kërkim të armëve të shkatërrimit masiv.

Aty lexohet: “[Irani po] bën ende përpjekje për të siguruar produkte për prodhimin e armëve atomike, biologjike dhe kimike të shkatërrimit masiv (proliferim) si dhe teknologjinë korresponduese për transportimin e raketave (teknologji raketore).”

Ata listojnë edhe Sirinë, Pakistanin, dhe Korenë e Veriut si vende shqetësuese, të tria vende këto, që kanë lidhje me Iranin.

Rreth Nesh

Quas mattis tenetur illo suscipit, eleifend praesentium impedit! Dictum aliquam potenti arcu? Vel nemo consectetuer veritatis delectus excepturi magni dui

 

Suspendisse at libero porttitor nisi aliquet vulputate vitae at velit. Aliquam eget arcu magna, vel congue dui. Aenean id turpis lectus. Duis eget consequat velit.nulla vel eros blandit placerat.