Djele, 29 Korrik 2018 00:00

Irani Nuk Do Ta Mbyllë Ngushticën e Hormuzit

 

27 Korrik 2018

 

 

Iran Fokus

Londër, 27 korrik – Marrëdhëniet SHBA-Iran janë në pikën më të ulët pas luftës me fjalë të presidentëve të tyre fundjavën e shkuar, por a mundet kjo gjë ta bëjë Iranin të bllokojë një ngushticë të rëndësishme të transportit të naftës?

Të dielën, Presidenti iranian Hassan Rouhani kërcënoi SHBA-në me “nënën e të gjitha luftërave”, kërcënim ndaj të cilit Donald Trump u përgjigj me një postim me shkronja kapitale që e paralajmëronte Iranin të mos e kërcënonte më kurrë Amerikën.

Shkëmbimet e tyre vetëm sa janë intensifikuar që kur SHBA u tërhoq nga pakti bërthamor i 2015-ës në maj dhe premtoi sanksione të gjera kundër Iranit, ku të parat do të hyjnë në fuqi javën që vjen.

SHBA ka nxitur bizneset e huaja të tërhiqen nga Irani përpara afatit të nëntorit për të shmangur sanksionet dytësore dhe shumë biznese i kanë braktisur tashmë kontaktet dhe janë larguar nga Irani.

Në përgjigje ndaj kërcënimit se eksportet e naftës iraniane, që përbëjnë pjesën më të madhe të ekonomisë iraniane, do të zbresin në zero në nëntor, Irani ka kërcënuar se do ta mbyllë Ngushticën e Hormuzit, përmes së cilës transportohet rreth një e pesta e të gjitha eksporteve globale të naftës, dhe do të sulmojë anijet civile. Kjo do të përbënte shkelje të ligjit ndërkombëtar.

Kjo duket sikur do të ketë një efekt të thellë në naftën globale, me një rritje të jashtëzakonshme të çmimit, por nuk ka prova që Irani do ta mbyllë ne te vertete ngushticën.

Së pari, Irani ka kërcënuar bllokimin e Ngushticës në raste të shumta, edhe gjatë luftës Iran-Irak, por asnjëherë nuk e ka bërë realitet këtë gjë. Kjo është thjesht një përpjekje e dëshpëruar për ta frikësuar botën në mënyrë që ajo ta paqësojë Iranin.

Së dyti, ushtria amerikane ka premtuar se do të mbrojë çdo transportim përmes Ngushticës dhe ushtria iraniane nuk krahasohet me fuqinë e jashtëzakonshme të asaj amerikane. Plus, SHBA-së me shumë mundësi do t’i bashkoheshin në këtë betejë Arabia Saudite dhe vendet e tjera naftë-prodhuese të Gjirit Persik.

Në fund të fundit, nuk është vetëm programi bërthamor që e bën Iranin një kërcënim në Lindjen e Mesme. Mullahët po mbështesin gjithashtu edhe grupe terroriste, si rebelët Houthi në Jemen, diktatura brutale, si Siria, dhe po abuzojnë madje edhe me popullin e vet.

Ariel Cohen, Partner i Lartë në Këshillin Atlantik, ka shkruar: “Teherani duhet të vazhdojë të përballet me trysninë nga ana e SHBA dhe aleatëve të saj për të ndaluar zhvillimin e armëve bërthamore, për të braktisur mbështetjen ndaj terrorizmit në rajon, si dhe projektimin e pushtetit në Irak, Liban, Siri dhe Jemen… Mullahët do të bëjnë mirë të mbështesin transportin e lirë të naftës dhe ekonominë e shëndetshme globale, dhe jo të rrezikojnë një ballafaqim me shumë mundësi katastrofik nga i cili nuk kanë shpresë për të mbijetuar.”

Rreth Nesh

Quas mattis tenetur illo suscipit, eleifend praesentium impedit! Dictum aliquam potenti arcu? Vel nemo consectetuer veritatis delectus excepturi magni dui

 

Suspendisse at libero porttitor nisi aliquet vulputate vitae at velit. Aliquam eget arcu magna, vel congue dui. Aenean id turpis lectus. Duis eget consequat velit.nulla vel eros blandit placerat.