Hene, 30 Korrik 2018 00:00

Mini Raporti i së Shtunës për Iranin – 28 Korrik, 2018

 

Publikuar më 28 Korrik 2018.

  • Senatorët Paralajmërojnë Europën kundër Mospërfilljes ndaj Sanksioneve Amerikane mbi Iranin

Një grup senatorësh republikanë të enjten paralajmëruan kombet europiane të mos përpiqen t’i shkelin sanksionet amerikane ndaj Iranit të cilat do të rivendosen së shpejti pas tërheqjes së Presidentit Donald Trump nga një marrëveshje e rëndësishme bërthamore.

10 senatorët, të gjithë kundërshtarë të paktit të vitit 2015, thanë në një letër drejtuar ambasadorëve të Britanisë, Francës dhe Gjermanisë se ata do të “shqetësoheshin në mënyrë të veçantë" nga çdo përpjekje për të shmangur apo sabotuar sanksionet. Ata thanë se përpjekje të tilla mund të ballafaqoheshin me aksion nga Kongresi. Grupi i parë i sanksioneve, të hequra nga administrata Obama nën kushtet e paktit bërthamor, do të rivendoset më 4 gusht. Grupi i dytë do të rivendoset më 4 nëntor.

  • Kërcënimet brenda vendit janë më serioze se ato që vinë nga jashtë, thotë komandanti i IRGC

Kreu i Trupave të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC), Kryekomandanti Mohammad Ali Jafari, thotë, "Dobësitë dhe kërcënimet që i kanë rrënjët brenda Iranit janë më serioze se kërcënimet që vijnë nga jashtë."

Duke folur më 27 korrik, Jafari i quajti kërcënimet e SHBA kundër Irani si "absurde dhe boshe," duke paralajmëruar se fjalë të tilla do t’i "kushtojnë Amerikës” dhe do të "prishin lojën amerikane të luftës së butë," citohet të ketë thënë ai nga agjensia e lajmeve Fars e lidhur me IRGC.

  • Dita e Pestë e Grevës së Shoferëve të Kamionëve në Qytete të Ndryshme të Iranit

Të premten, 27 korrik, 2018, shoferët vazhduan grevën për të pestën ditë, në protestë ndaj kostove të larta të pjesëve të këmbimit, sigurimit të pensionit, komisioneve të larta e të tjera.

Raundi i ri i grevës, i cili filloi të hënën, më 23 korrik, u ndoq nga mos-realizimi i premtimeve të parlamentarëve, kreut të organizatës së sigurimit shoqëror, dhe përfaqësuesve të qeverisë.

  • Punëtorët e Kompanisë Petrokimike në Kermanshah, Iran, Ndalojnë Punën dhe Dalin në Grevë

Të premten, më 27 korrik, 2018, punëtorët e kompanisë petrokimike të Kermanshah e ndalën punën dhe bënë grevë në protestë ndaj mos plotësimit të kërkesave të tyre nga autoritetet iraniane.

Vlen të përmendet se Kompania Petrokimike e Kermanshah është regjistruar në vitin 1996, dhe në 2000 kompania ndërmori një pranim të gjerë rekrutimi.

  • Të rinjtë e Mashhad thërrasin me slogane në stadium, duke protestuar për mungesën e ujit në Iran

Të rinjtë e Mashhad në Stadiumin Imam Reza, në ndeshjen e futbollit midis skuadrave të Persepolis Teheran dhe Padideh Mashhad, duke thirrur slogane, bënë protestë kundër mungesës dhe ndërprerjes së ujit.

Të enjten mbrëma, 26 korrik, 2018, në orën 20:45 mbasdite me kohën lokale, gjatë një ndeshjeje futbolli midis dy skuadrave, Persepolis të Teheranit dhe Padideh të Mashhadit, në stadiumin Imam Reza në Mashhad, Iran, të rinjtë thirrën me slogane për ujë dhe organizuan protestë.

Rreth Nesh

Quas mattis tenetur illo suscipit, eleifend praesentium impedit! Dictum aliquam potenti arcu? Vel nemo consectetuer veritatis delectus excepturi magni dui

 

Suspendisse at libero porttitor nisi aliquet vulputate vitae at velit. Aliquam eget arcu magna, vel congue dui. Aenean id turpis lectus. Duis eget consequat velit.nulla vel eros blandit placerat.