Premte, 03 Gusht 2018 00:00

Paneli i ekspertëve të OKB-së gjen në duart e Houthit raketa të prodhuara në Iran

 

 

31 korrik 2018

 

 

Londër, 31 korrik - Një panel ekspertësh i OKB-së ka zbuluar se rebelët Houthi të Jemenit janë ende të armatosur me raketa balistike dhe drone, që kanë karakteristika të ngjashme me armë të prodhuara në Iran.

Në një raport për Këshillin e Sigurisë, paneli shprehet se "vazhdon të besojë" se raketat balistike iraniane me rreze të shkurtër dhe armët e tjera janë transferuar në Jemen pas vendosjes së embargos së armëve në 2015.

Raporti prej 125 faqesh sqaron, se inspektimet e fundit të armëve të Houthit, duke përfshirë raketat dhe mjetet ajrore pa pilot (UAVs), "tregojnë karakteristika të ngjashme me sistemet e armëve, që dihen se janë prodhuar në Republikën Islamike të Iranit" dhe shenja që sugjerojnë origjinën iraniane.

Këto inspektime u kryen gjatë vizitave të fundit në Arabinë Saudite, ku paneli inspektoi mbeturinat nga 10 raketa që iu hodhën  Mbretërisë nga Houthët që prej janarit deri në korrik të këtij viti.

Në raport thuhet: "Duket se pavarësisht se embargo e armëve është në shënjestër, Huthët vazhdojnë të kenë qasje në raketat balistike dhe UAV për të vazhduar dhe ndoshta të intensifikojnë fushatën e tyre kundër objektivave në Mbretërinë e Arabisë Saudite".

Ekspertët ishin të mendimit, se ka një "probabilitet të lartë", se armët janë prodhuar jashtë Jemenit dhe janë dërguar për tu kaluar në kufi në pjesë të vogla,  në mënyrë që Houthi ti montonte brenda vendit.

 

Regjimi iranian i shkroi një letër panelit, në të cilin ata mohuan të kenë furnizuar Houthin me armë dhe pohuan se raketat, të quajtura Burkan, janë në të vërtetë një përmirësim i brendshëm i raketave SCUD, që Jemeni ka patur përpara shpërthimit të luftës civile.

Megjithatë, ky version i ngjarjeve është mohuar gjithmonë nga koalicioni arab që lufton Houthin në Jemen dhe qeverinë legjitime të Jemenit.

Ekspertët gjithashtu po hetojnë deklaratat se Houthi mori një donacion mujor karburanti nga Irani (vlerësuar në 30 milionë dollarë). Irani mohon dhënien e mbështetjes financiare Houthit, por raportet e mëparshme të shpenzimeve të tyre ushtarake dhe mbështetja financiare e grupeve terroriste të Lindjes së Mesme na shpie në përfundimin se kjo është gjithashtu një gënjeshtër.

Në qershor, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres publikoi ​​një raport të veçantë në Këshillin e Sigurimit, në të cilin shpjegoi, se disa përbërës nga pesë raketat e hedhura në Arabinë Saudite janë prodhuar në Iran.

Rreth Nesh

Quas mattis tenetur illo suscipit, eleifend praesentium impedit! Dictum aliquam potenti arcu? Vel nemo consectetuer veritatis delectus excepturi magni dui

 

Suspendisse at libero porttitor nisi aliquet vulputate vitae at velit. Aliquam eget arcu magna, vel congue dui. Aenean id turpis lectus. Duis eget consequat velit.nulla vel eros blandit placerat.