Shtune, 04 Gusht 2018 00:00

Iran: Protestat Përhapen Në Teheran, Ahvaz, Arak, Karaj Dhe Qytete Të Tjera

.

Submit to DeliciousSubmit to DiggSubmit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to StumbleuponSubmit to TechnoratiSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn

 

 

 Demonstrata dhe përplasje me forcat e IRGC ne Teheran me sloganet: "Vdekje Khamenei-t, Vdekje diktatorit"

Të enjten, më 2 gusht, në ditën e dytë të kryengritjes, protestat u përhapën në qytete të ndryshme të Iranit. Demonstrata e njerëzve të zemëruar që kishte filluar të enjten në mëngjes në Isfahan, Shiraz, Mashhad, Shahin Shahr, Najaf Abad, u përhap në Ahvaz, Arak, Karaj, Teheran dhe në shumë qytete të tjera disa orë më vonë.

Të rinjtë e guximshëm të Ahvaz bënë demonstratë në kryqëzimin Naderi duke thirrur: “Armiku ynë është këtu; gënjejnë kur thonë se është Amerika”; “Kombi është i varfër, ndërkohë që mullahët jetojnë si zot.”

Në Teheran, njerëzit bënë demonstratë në Sheshin Vali-e Asr duke thirrur: “Vdekje Khamenei-t; Vdekje diktatorit; Gjyle, tank, zjarr, mullahët duhet të vriten.” Ata u përplasën me forcat e IRGC të cilat i sulmuan. Njerëzit gjithashtu u vunë zjarrin kazanëve të plehrave gjatë rrugës nga Vali-e Asr drejt Sheshit Hossein në mënyrë që t’ua bllokonin rrugën mercenarëve.

Në Arak, njerëzit thërrisnin: Kombi është i varfër, ndërkohë që mullahët jetojnë si zot. Çmimet e larta dhe inflacioni janë gjëma e popullit.

Në Najaf Abad, gratë e guximshme thërrisnin: Ata ushqyen Sirinë, por i bënë të rinjtë tanë të moshuar. Të rinjtë trima thërrisnin kundër forcave shtypëse: Horra.

Në Shiraz, në Rrugën Daryoush, të rinjtë e guximshëm thërrisnin me slogane: Vdekje Khamenei-t; ky është muaji i gjakut, mullahët do të rrëzohen; Shtypja nuk funksionon; Top, tank, zjarr, mullahët duhet të zhduken; Pse rrini o njerëz? Irani është si Palestina. Të rinjtë u përplasën me mercenarët të cilët u kishin hedhur gaz lotsjellës.

Regjimi i mullahëve kishte përdorur hile të ndryshme për t’i parandaluar protestat dhe përhapjen e tyre në qytete të tjera. Të frikësuar nga shpërthimi i zemërimit të njerëzve, zyrtarët e inteligjencës së mullahëve u përpoqën dëshpërimisht t’i shkurajonin njerëzit nga pjesëmarrja në demonstrata duke u dërguar SMS në celularët e tyre natën e mbrëmshme.

Një deklaratë nga grupi i Khamenei-t në Qom, i ashtu-quajturi "Këshilli Koordinues i Principalëve të Provincës Qom", i paralajmëroi njerëzit të mos merrnin pjesë në demonstrata pasi Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK) e përdor çështjen e çmimeve të larta dhe trazirave ekonomike dhe i drejton demonstratat kundër regjimit.

Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Rezistencës Iraniane, ka përshëndetur njerëzit e ngritur në protestë dhe ka thënë: “Duke iu kundërvënë Gardës kriminale Revolucionare, Bassij-ve, dhe agjentëve me veshje civile përsëri sot, gratë dhe të rinjtë e ngritur përfaqësojnë një brez sfidues i cili nuk do të pushojë derisa populli dhe kombi iranian të jetë i lirë. Ata shfaqin zemërimin dhe urrejtjen e popullit iranian ndaj diktaturës fetare që sundon Iranin.”

Rreth Nesh

Quas mattis tenetur illo suscipit, eleifend praesentium impedit! Dictum aliquam potenti arcu? Vel nemo consectetuer veritatis delectus excepturi magni dui

 

Suspendisse at libero porttitor nisi aliquet vulputate vitae at velit. Aliquam eget arcu magna, vel congue dui. Aenean id turpis lectus. Duis eget consequat velit.nulla vel eros blandit placerat.