Marte, 07 Gusht 2018 00:00

HRW: Irani duhet të lirojë ambjentalistët e arrestuar

 

Publikuar: 05 gusht 2018

Nga stafi INU

INU – Vëzhguesi i të drejtave të njeriut deklaroi se Irani duhet të lirojë menjëherë tetë aktivistët ambjentalistë që ata kanë arrestuar në shkurt, veç nëse grupi mund të akuzohet për krime dhe ka prova të identifikueshme për të mbështetur akuzat.

Sarah Leah Whitson, Drejtoreshë e Lindjes së Mesme e Organizatës së Vëzhguesve të të Drejtave të Njeriut, deklaroi: "Gjashtë muaj më vonë, autoritetet iraniane ende nuk kanë siguruar asnjë dëshmi për të justifikuar mbajtjen nën arrest të këtyre ambientalistëve. Autoritetet duhet t’i lëvdojnë këta aktivistë për trajtimin e problemeve të tmerrshme mjedisore të Iranit, por institucionet e sigurisë në vend të rrallë mund të humbasin një mundësi për të ndëshkuar iniciativën e pavarur qytetare ".

Të arrestuarit janë: Houman Jokar, Sepideh Kashani, Niloufar Bayani, Amirhossein Khaleghi, Sam Rajabi, Taher Ghadirian, Abolreza Kouhpayeh dhe Morad Tahbaz.

Këto komente vijnë pas një letre të hapur të shkruar nga familjet e të paraburgosurve,  botuar më 31 korrik, e cila theksoi se të dashurit e tyre po mbaheshin duke mos ju lejuar një avokat dhe kërkuan që autoritetet të takoheshin me ambientalistët.

Që nga janari 2018, Trupat e Gardës Revolucionare iraniane (IRGC) kanë arrestuar së paku 50 aktivistë ambjentalistë në të gjithë vendin.

Më 24 dhe 25 janar, IRGC-ja arrestoi disa anëtarë të grupit ambjentalist, Fondacioni Persian për trashëgiminë e kafshëve të egra, dhe i akuzoi ata se kanë spiunuar Iranin për llogari të vendeve   perëndimore. Një nga ata të arrestuar ishte profesor i famshëm ambjentalist, Profesor Kavous Seyed Emami, i cili më vonë vdiq në burg, ndoshta si rezultat i torturave. Që nga vdekja e tij, IRGC-ja ka bastisur disa herë shtëpinë e tij, ka ngacmuar familjen e tij dhe ka ndaluar gruan e tij, Maryam Mombeini, që të largohet nga vendi.

Whitson tha: "Vendi po përballet me sfida serioze ekonomike dhe mjedisore, por autoritetet po burgosin pikërisht njerëzit që mund të jenë pjesë e zgjidhjes ".

Më 31 korrik, Mohammad Hossein Aghasi, avokati i dy të paraburgosurve i deklaroi  Organizatës së Vëzhguesve të të Drejtave të Njeriut, se prokurori nuk e ka lejuar atë të përfaqësojë klientët e tij ose të lexojë dosjet e tyre. Një ditë më parë, një burim i cili dëshironte të mbetej anonim i tha Organizatës së Vëzhguesve të të Drejtave të Njeriut, se familjet nuk kanë mundur të merrnin ndonjë informacion në lidhje me akuzat ndaj ambientalistëve të burgosur, por që gjatë një vizite në qershor, familjarët vërejtën shenja abuzimi ndaj të ndaluarve.

Mahmoud Sadeghi, një anëtar i parlamentit nga Teherani, postoi ne Twitter më 9 maj se Ministri i Inteligjencës, Mahmoud Alavi, kishte thënë në mënyrë eksplicite, se nuk ka prova që mbështesin pretendimet për spiunazh. Kjo u mbështet nga Issa Kalantari, kreu i Institutit Mjedisor të Iranit, më 22 maj.

Rreth Nesh

Quas mattis tenetur illo suscipit, eleifend praesentium impedit! Dictum aliquam potenti arcu? Vel nemo consectetuer veritatis delectus excepturi magni dui

 

Suspendisse at libero porttitor nisi aliquet vulputate vitae at velit. Aliquam eget arcu magna, vel congue dui. Aenean id turpis lectus. Duis eget consequat velit.nulla vel eros blandit placerat.