Premte, 10 Gusht 2018 00:00

Ish-Kryeministri shqiptar Pandeli Majko ka zbuluar për Fox News se zyrtarët amerikanë i kanë thënë se duhet ta shtojë sigurinë vetjake pas informatave për një kërcënim ndaj tij.

 

 

9 Gusht, 2018

 

Nga Adam Shaw | Fox News

 

Ndërsa Bashkimi Europian qorton rivendosjen e sanksioneve amerikane ndaj Iranit, regjimi Islamik po e shpërblen mbështetjen e Europës duke shtuar operacionet e tij terroriste në këtë kontinent – supozimisht, duke organizuar sulme kundër disidentëve iranianë atje dhe politikanëve që i mbështesin.

Administrata Trump i rivendosi sanksionet mbi regjimin vagabond këtë javë, një pasojë e vendimit të SHBA-së për t’u tërhequr nga Plani i Përbashkët e Gjithpërfshirës i Veprimit (JCPOA), i epokës së Obamës. Kjo lëvizje provokoi një reagim të ashpër nga udhëheqësit europianë, të cilët kanë thënë se “i vjen thellësisht keq” për vendimin e SHBA-së.

“Heqja e sanksioneve të lidhura me programin bërthamor është një pjesë thelbësore e marrëveshjes,” ka thënë në një deklaratë të përbashkët Përfaqësuesja e Lartë e BE Federica Mogherini, së bashku me ministrat e jashtëm francez, gjerman, dhe anglez, duke u betuar se do të “mbrojnë operacionet ekonomike europiane të angazhuara në biznes legjitim me Iranin.” 

Por regjimi, ndërkohë që po përballet me trazira të mëdha brenda vendit për shkak të korrupsionit dhe keqmenxhimit që kanë çuar në mungesa uji dhe rritje të çmimeve të ushqimit, po eksporton supozimisht terrorizëm në Europë. 

Muajin e shkuar, një diplomat iranian i bazuar në Vienë ishte njëri nga katër të arrestuarit për një komplot të supozuar për të bombarduar një tubim të përvitshëm të grupeve disidente iraniane në Paris, ku ishte i pranishëm edhe avokati i Trump, Rudy Giuliani. 

Prokurorët gjermanë pretendojnë se Assadollah Assadi ishte anëtar i “Ministrisë së Inteligjencës dhe Sigurisë,” (MOIS) me detyrën për të luftuar kundër grupeve të observimit brenda dhe jashtë Iranit. Ai akuzohet për veprimtari si agjent i huaj dhe komplot për të kryer vrasje. Ministri i Jashtëm i Iranit, Javad Zarif, i ka quajtur dredhi këto akuza. 

Wall Street Journal ka raportuar se autoritetet hollandeze kanë përjashtuar dy diplomatë iranianë në Korrik, të lidhur me vrasjen e një disidenti iranian i cili u vra në Hagë në nëntor.

 

Ka gjithashtu shqetësime për praninë e regjimit në Shqipëri, ku, sipas disidentëve që kanë folur për Fox News, ambasada iraniane po shton stafin e saj dhe ka dërguar operativë të lartë të inteligjencës. Shqipëria është e rëndësishme pasi është vendi ku mbi 2,000 disidentë iranianë që i përkasin Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (MEK) u zhvendosën nga Iraku në vitin 2016.

Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI) ka thënë që regjimi ka dashur t’i vrasë ata në Irak, dhe mos-realizimi i kësaj gjëje shënon një “pengesë madhore” për regjimin.

Ish-Kryeministri shqiptar Pandeli Majko ka zbuluar për Fox News se zyrtarët amerikanë i kanë thënë që duhet ta shtojë sigurinë vetjake pas informatave për një kërcënim ndaj tij.

Ndërsa e quan strategjinë e Iranit në rajon “të paprecedent”, ai tha gjithashtu për Fox News, “Nuk kam frikë.” 

Qendra Kombëtare Kundër-Terrorizmit (NCTC), një agjensi qeveritare, ka konfirmuar për Fox News se autoritetet shqiptare kanë arrestuar dy operativë iranianë me akuzën e terrorizmit më herët këtë vit. 

“Irani ka një histori të gjatë në 39 vitet e fundit, të realizimit dhe planifikimit të vrasjeve dhe veprimeve terroriste kundër kundërshtarëve të regjimit iranian, duke përfshirë një seri vrasjesh dhe sulmesh vitet e fundit në vendet europiane,” tha një zyrtar i lartë i kundër-terrorizmit.

Zyrtarët amerikanë nuk kanë ngurruar të flasin hapur për këto komplote terroriste. Sekretari i Shtetit Mike Pompeo, në një fjalim muajin e shkuar, e quajti atentatin e Parisit si provë të qëllimeve të regjimit.

“Kjo thotë gjithçka që duhet të dish për regjimin: Në të njëjtën kohë që përpiqen ta bindin Europën të qëndrojë në paktin bërthamor, ata organizojnë fshehtazi sulme terroriste në zemër të Europës,” tha ai.

Mohammad Mohaddessin, kreu i Komitetit të Punëve të Jashtme të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) ka thënë në një deklaratë për Fox News se nuk ka asnjë dyshim që këto komplote vijnë nga udhëheqja e regjimit.

“Komplotet e parandaluara të regjimit iranian në Shqipëri dhe Paris ishin të ngjashme me operacionet që ka ndërmarrë ISIS, për sa i përket marrjes në shënjestër të turmave të mëdha dhe dëmtimit të një numri të madh njerëzish përnjëherë,” tha ai në një deklaratë për Fox News.

“Vendimi dhe planifikimi për këto komplote është bërë tek nje trup i vetem, specifikisht Këshilli Suprem Kombëtar i Sigurisë. Këto komplote janë miratuar nga Ali Khamenei, lideri suprem i regjimit, dhe janë dërguar tek MOIS për t’u realizuar.” 

Kërcënimet e supozuara terroriste me shumë mundësi vetëm sa do ta rrisin trysninë mbi BE për ta braktisur kundërshtimin e saj ndaj sanksioneve dhe për t’iu bashkuar përpjekjeve të SHBA-së për t’i bërë presion Iranit që, ose të reformohet, ose të ndryshojë regjimin. Këtë javë, Ambasadorja amerikane për OKB Nikki Haley akuzoi bllokun për “lojëra politike” në lidhje me këtë çështje.

“BE mund të bëjë çfarë të dojë, por nuk mund t’i falësh e t’i lejosh praktikat që po dalin nga Irani, kështu që BE ka një vendim për të marrë,” tha Haley për Fox News të mërkurën.

Rreth Nesh

Quas mattis tenetur illo suscipit, eleifend praesentium impedit! Dictum aliquam potenti arcu? Vel nemo consectetuer veritatis delectus excepturi magni dui

 

Suspendisse at libero porttitor nisi aliquet vulputate vitae at velit. Aliquam eget arcu magna, vel congue dui. Aenean id turpis lectus. Duis eget consequat velit.nulla vel eros blandit placerat.