Enjte, 16 Gusht 2018 00:00

A ka ndonjë rrugëdalje për qeverinë iraniane?

.

Submit to DeliciousSubmit to DiggSubmit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to StumbleuponSubmit to TechnoratiSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn

 

 

14 Gusht 2018

Iran Focus

Londër, 14 gusht - Administrata Trump është e gatshme t'i japë fund kërcënimit të Iranit. Para se të bëhej president, Trump kishte kritikuar marrëveshjen e dobët bërthamore të Iranit dhe tha se ai do ta prishte atë. Edhe pse u desh pak kohë, Trump më në fund njoftoi në maj se Shtetet e Bashkuara po dilnin nga marrëveshja e njëanshme. Dhe, që atëherë administrata e ka vënë regjimin iranian nën presion të madh.

Kanë kaluar dy vjet, që kur u hoqën sanksionet dhe ato u rivendosën tani përsëri. Irani pati një shans të mirë për t'u kthyer në arenën ndërkombëtare dhe kompanitë perëndimore sigurisht e shfrytëzuan rastin për të nxjerrë fitime në Iran.

Në vend që t’i shihte lehtësimet e sanksioneve si një shans të madh për ta rikthyer vendin përsëri në normalitet, me fjalë të tjera, të fillonte përmirësimin e kushteve dhe shërbimeve sociale për popullin, ai e humbi këtë mundësi. Regjimi grabiti shuma të mëdha parash për terrorizmin, duke nxitur luftërat jashtë vendit, duke financuar grupet që e përfaqësonin dhe milicitë në të gjithë rajonin, e kështu me radhë.

Paketa e parë e sanksioneve tani është rivendosur dhe administrata Trump u ka dhënë kompanive të huaja një afat tre mujor për të prfunduar marrëdhëniet e tyre me Iranin. Bashkimi Evropian, nga ana tjetër, u përpoq të kthente mbrapsht efektin negativ të sanksioneve të SHBA dhe u përpoq t'i detyronte kompanitë shumëkombëshe të qëndronin në Iran. Jo çuditërisht, bizneset e mëdha nuk donin të merrnin rrezikun e aplikimit të sanksioneve dhe rrezikimin e marrëdhënieve të tyre me SHBA-në.

Në nëntor do të hyjë në fuqi paketa e dytë e sanksioneve, që ndikon në tregtinë e naftës të Iranit. Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi, se pret që të gjitha vendet e huaja të reduktojnë në zero importet e naftës iraniane. Kur kuptoi ndikimin që kjo do të kishte në çmimet e naftës, ai pranoi se aleatëve të caktuar do t'u jepeshin disa lehtësira. Shumë vende po e marrin seriozisht kërkesën dhe tashmë kanë filluar të reduktojnë importet. Në më pak se tre muaj, pritet që shumica të respektojnë afatin e Shteteve të Bashkuara.

Trump gjithashtu e bëri të qartë, se lidhjet historike nuk do të bëjnë dallim kur të aplikohen tarifat tregtare.

 

Populli i Iranit është në një situatë të dëshpëruar. Ata po vuajnë nga efektet e sanksioneve, por gjithashtu vuajnë nga efektet e sundimit klerik që i ka mbytur dhe shtypur ata për dekada të tëra. Ata ia kanë bërë të qartë regjimit, se nuk do ta tolerojnë më.

Pa marrë parasysh se çfarë po ndodh në Iran - nëse njerëzit do të vazhdojnë me kryengritjet derisa revolucioni të çojë në rënien e regjimit, apo nëse Irani vazhdon të nxisë luftërat dhe të ndërhyjë në punët e brendshme të kombeve të tjera - rruga për rimëkëmbje do të jetë e gjatë dhe e vështirë. Nuk ka gjasa, që regjimi iranian do ta pranojë ofertën e presidentit Trump për t'u takuar dhe për të negociuar. Do të mund të bënte disa ndryshime serioze, që kurrë nuk do të ndodhin nën regjimin aktual. Le të përballet me të - regjimi bazohet në rregullat despotike dhe administrata Trump nuk do ta pranojë atë.

Rreth Nesh

Quas mattis tenetur illo suscipit, eleifend praesentium impedit! Dictum aliquam potenti arcu? Vel nemo consectetuer veritatis delectus excepturi magni dui

 

Suspendisse at libero porttitor nisi aliquet vulputate vitae at velit. Aliquam eget arcu magna, vel congue dui. Aenean id turpis lectus. Duis eget consequat velit.nulla vel eros blandit placerat.