Enjte, 16 Gusht 2018 00:00

Theksohet roli i Iranit në promovimin e terrorizmit

.

Submit to DeliciousSubmit to DiggSubmit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to StumbleuponSubmit to TechnoratiSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn

 

Bahrain News

E diel, 5 Gusht 2018

Dr. Shaikh Abdulla me Z. Fachir gjatë takimit të tyre

Roli i Iranit në promovimin e terrorizmit dhe mbështetja e tij për radikalët e armatosur në Bahrein dhe rajon u përforcua dje.

Një diplomat i lartë i Bahreinit, informoi zyrtarët indonezianë rreth ndërhyrjes së vazhdueshme të Teheranit në çështjet e brendshme të vendeve të rajonit.

Nënsekretari i Ministrisë së Jashtme për Çështjet Ndërkombëtare Dr. Shaikh Abdullah bin Ahmed Al Khalifa theksoi nevojën e komunitetit ndërkombëtare për të luftuar vendet që sponsorizojnë terrorizmin, në  takimin me Zëvendësministrin e Punëve të Jashtme Abdurrahman Fachir në zyrën e tij në Xhakarta.

Ai theksoi veprimet e përgjegjshme dhe të vendosura të ndërmarra nga këto vende, për të parandaluar të gjithë ata, që dëshirojnë të rrezikojnë sigurinë rajonale.

Ata diskutuan për mënyrat e zhvillimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme.

Zëvendësministri i Jashtëm e mirëpriti Dr. Shaikh Abdulla dhe delegacionin e tij, dhe vlerësoi iniciativën e mbretërisë për të forcuar bashkëpunimin.

Ministri indonezian shprehu mirënjohje për qëndrimet e palëkundura të Bahreinit ndaj akteve terroriste dhe bombardimeve që synonin Indonezinë dhe konfirmoi mbështetjen e vendit të tij për të gjitha masat e marra nga mbretëria për të mbrojtur sigurinë e saj kombëtare.

 

Rreth Nesh

Quas mattis tenetur illo suscipit, eleifend praesentium impedit! Dictum aliquam potenti arcu? Vel nemo consectetuer veritatis delectus excepturi magni dui

 

Suspendisse at libero porttitor nisi aliquet vulputate vitae at velit. Aliquam eget arcu magna, vel congue dui. Aenean id turpis lectus. Duis eget consequat velit.nulla vel eros blandit placerat.