Premte, 17 Gusht 2018 00:00

Shqetësimi i OKB-së për mbështetjen e Al-Kaidës dhe ISIS-it nga Irani 

 

 

Terrorizëm

15 Gusht 2018

 

Iran Focus

Londër, 15 gusht - Një raport i ri i OKB-së ka shprehur shqetësimin, se ISIS dhe rrjeti global i Al-Kaidës paraqesin një kërcënim në rritje për botën, me ISIS-in që ka 30,000 anëtarë të shpërndarë përafërsisht në mënyrë të barabartë midis Sirisë dhe Irakut dhe Al-Kaidën që është shumë më e fortë.

Raporti i ekspertëve të OKB-së, i cili  qarkulloi të hënën, informon, që pavarësisht humbjes së ISIS-it në Irak dhe shumicës në Siri; një version i fshehtë i "bërthamës" së grupit militant do të mbijetojë në të dy vendet, me mbështetje të konsiderueshme nga simpatizuesit terroristë në të gjithë Lindjen e Mesme.

Ai gjithashtu zbuloi, se rrjeti global i Al-Kaidës "vazhdon të tregojë qëndrueshmëri", me mbështetjen për qelizën terroriste, që në disa zona e tejkalon mbështetjen për ISIS-in. Ekspertët  bëjnë të ditur, se një çështje shqetësuese e veçantë ishte dominimi i udhëheqësve të Al-Kaidës në Iran, ndërsa udhëheqësi i grupit ekstremist, Ayman al-Zawahri, po merr një qëndrim më autoritar, veçanërisht lidhur me shtetin sirian të shkatërruar nga lufta.

Natyrisht, kjo nuk është për t'u habitur. Irani është sponsori kryesor i terrorizmit në botë dhe siguron mbështetje materiale dhe të tjera për shumë grupe terroriste në rajon. Ai gjithashtu ka një histori të gjatë të përkrahjes së Al-Kaidës, që nga vitet 1990 kur mullahët ndihmuan në trajnimin e terroristëve përmes përfaqësuesit të tyre libanez Hezbollah, në vitet 2000 kur ata strehuan komplotistët e 11 shtatorit nga trupat amerikane, e deri sot kur ata e mbështesin grupin dhe lejojnë, që të rrezikojë destabilizimin e Lindjes së Mesme. Irani gjithashtu ka lidhje me përgatitjen e ISIS-it në fillim të viteve 2010.

Raporti në Këshillin e Sigurimit shpjegoi, se ekspertët kishin monitoruar sanksionet kundër ISIS-it dhe Al-Kaidës dhe ata i kishin mbledhur këto shifra nga disa qeveri, megjithëse nuk i identifikuan ato. Ndërsa shumë luftëtarë nga të dy grupet kanë vdekur në luftë, shumë prej tyre ende mbeten aktiv; disa në ushtri dhe disa të fshehur në zona dashamirëse.

Në kulmin e fuqisë së ISIS-it, në vitin 2015, ata kontrollonin zonën nga skajet e Aleppos në Siri deri në veri të kryeqytetit irakian, Bagdad; duke kontrolluar një të tretën e Irakut. Tani, ai po konvertohet nga një "proto shtet" në një rrjet të fshehtë "terrorist"; një proces që ka avancuar më shumë në Irak sesa në Siri, me udhëheqësin e tij Abu Bakr al-Baghdadi ende në krye, pavarësisht nga raportimet e plagosjes.

Ekspertët deklarojnë: "Është më shumë i përfaqësuar se më parë, sipas nevojës, në rrjetin më të gjerë jashtë zonës së konfliktit".

Ndërsa rastet e sulmeve terroriste në Evropë kanë rënë në përgjithësi, raporti sugjeron, që kjo është e përkohshme derisa ISIS-i dhe Al-Kaida të rifillojnë aktivitetin e tyre të rrezikshëm, ndoshta në mbështetje të Iranit.

 

Rreth Nesh

Quas mattis tenetur illo suscipit, eleifend praesentium impedit! Dictum aliquam potenti arcu? Vel nemo consectetuer veritatis delectus excepturi magni dui

 

Suspendisse at libero porttitor nisi aliquet vulputate vitae at velit. Aliquam eget arcu magna, vel congue dui. Aenean id turpis lectus. Duis eget consequat velit.nulla vel eros blandit placerat.