Shtune, 18 Gusht 2018 00:00

Rrjeti i qendrave të milicisë shiite të rregjimit Iranian

.

Submit to DeliciousSubmit to DiggSubmit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to StumbleuponSubmit to TechnoratiSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn

 

Publikuar: 16 gusht 2018

Nga stafi INU

INU - Pas sulmeve të 11 shtatorit, mediat perëndimore u përqëndruan shumë në qendrat, të cilat  rekrutonin dhe ju bënin shpëlarje truri të rinjve muslimanë për të formuar militantë të rinj, të gatshëm për të kryer sulme terroriste. Por ata bënë gabimin e përqëndrimit vetëm në radikalizmin sunit.

Në fakt, islami sunit nuk është më i prirur ndaj radikalizmit sesa islami shiit, por vetëm për ata kishim dëgjuar. Tani, ekspertët po rishikojnë situatën dhe po raportojnë, se aktiviteti fundamentalist shiit po rritet me shpejtësi, kryesisht falë regjimit iranian.

Mullahët në Iran kanë themeluar qindra qendra shiite anembanë botës për të përhapur të ashtuquajturin revolucionin e tyre islamik dhe për të krijuar njësi paramilitare mercenare. Ata rekrutuan dhe trajnuan 15 grupe milicësh nga e gjithë Lindja e Mesme për të luftuar në Siri, ku ata supozoheshin se po mbronin vetëm vendet e shenjta.

Le të hedhim një vështrim në tre nga qendrat më të rëndësishme shiite të drejtuara nga Irani, të projektuara për të përhapur revolucionin.

Universiteti Ndërkombëtar Al-Mustafa

Themeluar: 1979.

Vendndodhja: Qom, Iran (Selia) dhe 60 shtete të tjera.

Rektori: Alireza A'rafi

Pjesëmarrja: 50,000 njerëz në vit (122 nacionalitete) vetëm në Qom.

Kontributi financiar nga regjimi: 43 milionë dollarë (shifrat e vitit 2018)

Qëllimi: Të diplomuarit kthehen në komunitetet e tyre dhe rekrutojnë të tjerë. A'rafi pohoi se Al-Mustafa kishte konvertuar 50 milion shiitë në mbarë botën.

 

Komuniteti Islamik i Komunave Shiite të Gjermanisë (IGS)

Themeluar: 2009.

Vendndodhja: Hamburg, Gjermani.

Kryetar: Mulla Reza Ramazani

Pjesëmarrja: Mijëra (numri i vlerësuar nëpërmjet 150 xhamive shiite dhe institucioneve islamike të operuara nga IGS).

Kontributi financiar nga regjimi: I panjohur

Qëllimi: Eksporti i fundamentalizmit në Gjermani.

 

Shoqata Islame Imam Mehdi

Themeluar: 2018.

Vendndodhja: Romë, Itali.

Kryetari: Sheikh Abbas Di Palma

Pjesëmarrja: E panjohur

Kontributi financiar nga regjimi: I panjohur

Qëllimi: Të prezantojë "islamin e vërtetë" në gjuhën italiane për popullin italian, sipas Mullahut Italian të Palmës.

Shkrimtari Shima Silavi shkruan: "Gjatë kulmit të luftës kundër terrorit, analistët dhe hulumtuesit akademikë besonin, se autorët e sulmeve terroriste në tokën amerikane ishin nën ndikimin e mësimeve fetare nga institutet dhe xhamitë e udhëhequra nga fanatikë në tokat e huaja. Mund të jetë kështu, por me rrënjë në Teheran. Ajo që i bën këto gjetje më shqetësuese është, se qeveria iraniane përdor lirinë e fesë dhe beson se pëlqehet që promovon dhe eksporton ideologjinë e saj në vendet perëndimore, ndërsa vazhdimisht shkel të drejtat e pakicave jo shiite si Sunni, Mandae, Bahá'í, Zarathustrians, Darawish, Yarsanism në tokën e saj. "

 

Rreth Nesh

Quas mattis tenetur illo suscipit, eleifend praesentium impedit! Dictum aliquam potenti arcu? Vel nemo consectetuer veritatis delectus excepturi magni dui

 

Suspendisse at libero porttitor nisi aliquet vulputate vitae at velit. Aliquam eget arcu magna, vel congue dui. Aenean id turpis lectus. Duis eget consequat velit.nulla vel eros blandit placerat.