Djele, 19 Gusht 2018 00:00

Ndërhyrja e Iranit në Irak është ndihmuar nga prania e ISIS-it

.

Submit to DeliciousSubmit to DiggSubmit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to StumbleuponSubmit to TechnoratiSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn

 

17 gusht 2018

 

Iran Fokus

Londër, 17 gusht - Situata politike në Irak ka degraduar edhe një herë dhe Irani po ndërhyn dhe po përfiton përsëri nga trazirat.

Grupi i Shtetit Islamik është kthyer dhe po intensifikohet. Ka mijëra militantë aktivë në vend dhe në Siri. Departamenti i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara beson, se ka rreth tridhjetë mijë luftëtarë të Shtetit Islamik. Ky nuk është larg nga numri i luftëtarëve që kishte gjatë kulmit të tij tre vjet më parë.

Jeta në Irak po përkeqësohet rëndë nga prania e grupit të Shtetit Islamik. Ai ka marrë përgjegjësinë për një numër bombash, vrasjesh dhe rrëmbimesh.

Kjo është një goditje e madhe - jo vetëm për komunitetin irakian - por edhe për bashkësinë ndërkombëtare si një të tërë, sepse besohej plotësisht se kërcënimi ishte eliminuar kryesisht gjatë disa muajve të fundit.

Vetëm pak ditë më parë, një vendndodhje e ushtrisë irakiane u sulmua nga ISIS duke shkaktuar një numër vdekjesh.

ISIS-i, ashtu si Irani, po përfiton nga kryengritja që po zhvillohet në jug të vendit, që pas zgjedhjeve parlamentare në maj. Me kalimin e kohës, kryengritja po përhapet më tej në të gjithë vendin. Kur u njoftua rezultati i zgjedhjeve, irakianët menjëherë akuzuan autoritetet për manipulimin e votave. Zgjedhja e klerikut shiit Muqtada al-Sadr ishte krejtësisht e papritur.

Kur u mor vendimi për rinumërimin e votave, një zjarr shpërtheu në ndërtesën ku po mbaheshin gjysmat e votave.

Pak më shumë se një muaj më parë, pjesës jugore të Irakut iu ndërpre energjia elektrike nga Irani për shkak të mosmarrëveshjes mbi borxhin e papaguar. Njerëzit në Basra dhe Bagdad u zemëruan dhe dolën në protesta.

Autoritetet u përpoqën të shtypnin protestat jashtë zyrës së politikanit pro-iranian Hadi al-Amiri duke përdorur dhe armë zjarri. Nuk funksionoi.

Për popullin e Iranit nuk janë të panjohura problemet për të cilat vuan populli i Irakut. Popujt e të dy kombeve e kuptojnë zemërimin e shkaktuar nga korrupsioni i përhapur gjerësisht, mosrespektimi i të drejtave të njeriut, refuzimi i vlerave demokratike, problemet e mëdha të papunësisë, çështjet sociale, keqmenaxhimi i ekonomisë e kështu me radhë.

Irani po punon për ta bërë Irakun një shtet përkrahës dhe u zemërua nga vendimi i al-Abadit se vendi do të përmbushte sanksionet e Shteteve të Bashkuara kundër Iranit. Kryeministri i Irakut kishte thënë më parë këtë javë se, ndonëse nuk pajtohet me sanksionet e Shteteve të Bashkuara, vendi nuk do të kishte zgjidhje tjetër përveçse të bindej. Ftesa e tij ndaj Iranit për bisedime u anulua më pas.

Kryeministri po përpiqet të ketë marrëdhënie të mira me administratën Trump dhe ai në mënyrë të qartë dëshiron të shërbejë edhe një mandat tjetër. Partia e tij përkrah aleancën Fatah të kontrolluar nga Irani e udhëhequr nga Hadi al-Amiri dhe aleancën Sairoon e Sadr.

Shansi i vetëm i Iranit për të ndikuar në Irak është nëpërmjet al-Amirit. Tani për tani, ai po shfrytëzon më shumë trazirat e tanishme politike dhe ndërhyrjen e ISIS-it, por populli i Irakut dhe populli i Iranit duan që regjimi iranian të largohet nga vendi.

Rreth Nesh

Quas mattis tenetur illo suscipit, eleifend praesentium impedit! Dictum aliquam potenti arcu? Vel nemo consectetuer veritatis delectus excepturi magni dui

 

Suspendisse at libero porttitor nisi aliquet vulputate vitae at velit. Aliquam eget arcu magna, vel congue dui. Aenean id turpis lectus. Duis eget consequat velit.nulla vel eros blandit placerat.