Enjte, 23 Gusht 2018 00:00

MEK / PMOI zbulon rekrutimin e ekstremistëve islamikë të Iranit gjatë pelegrinazhit të Haxhit

 

 

21 gusht 2018

 

Iran Focus

Londër, 21 gusht - Dega e forcave speciale të Trupave të Gardës Revolucionare Iraniane (IRGC-së) po përpiqet të "shkaktojë viktima" në pelegrinazhin vjetor të haxhit në Arabinë Saudite duke rekrutuar ekstremistët islamikë në pelegrinazhin ritual, sipas grupit disident iranian, Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI / MEK).

Përfaqësuesi i MEK-ut Shahin Gobadi paralajmëroi, se regjimi iranian po përpiqej të "shfrytëzonte situatën e Haxhit" duke vendosur rojet revolucionare dhe i paralajmëroi mbi dy milionë muslimanë që vizitonin Mekën për të qenë të kujdesshëm ndaj përpjekjeve të regjimit për të kryer veprimtari terroriste jashtë vendit.

Ai deklaroi se forcat Quds, forcat e operacioneve ekstraterritoriale të IRGC-së, do ta përdorin pelegrinazhin për të rekrutuar më shumë mbështetës terroristë. Vlen të përmendet, se Forcat Quds i raportojnë drejtpërdrejt Udhëheqësit të Lartë Ali Khameneit, i cili u etiketua si një mbështetës terrorist nga SHBA në vitin 2007 dhe se Irani ka një histori të mirëdokumentuar të përkrahjes së grupeve terroriste, prandaj SHBA e quajti atë  shtetin sponsor të terrorizmit" më aktiv ".

Gobadi deklaroi: "Realiteti i trishtuar është, se regjimi klerik përpiqet të shfrytëzojë rastin e Haxhit dhe është përpjekur të krijojë kriza dhe të shkaktojë viktima gjatë Haxhit në çdo rast të mundshëm. Teherani nuk i ka kushtuar vëmendje faktit, se mesazhi dhe thelbi i Haxhit është paqe dhe miqësi".

Megjithëse Gobadi nuk ka ndonjë "informacion specifik" mbi një komplot terrorist të planifikuar nga Irani, ai këshilloi pelegrinët iranianë të jenë të kujdesshëm në lidhje me dërgimin nga regjimi të Forcave Quds.

Gobadi deklaroi: "Eksporti i fundamentalizmit islamik dhe terrorizmit ka qenë një shtyllë e regjimit klerik, si shteti kryesor sponsor i terrorizmit. Ky regjim ka vepruar si metropol i terrorizmit dhe ekstremizmit islamik për 40 vitet e fundit. Vendet myslimane në rajon kanë qenë objektivi kryesor i eksportit të fundamentalizmit dhe ekstremizmit islamik. "

Haxhi, i cili filloi dje, është një pelegrinazh pesëditor në Mekë ku të gjithë myslimanët e rritur dhe të aftë fizikisht duhet të marrin pjesë së paku një herë në jetën e tyre. Myslimanët besojnë, se ripërshkojnë rrugën në gjurmët e profetit Muhammed, si dhe të Ibrahimit dhe Ismailit. Pas namazit në Mekë, pelegrinët do të shkojnë në malin Arafat, ku besohet se Profeti Muhamed ka kryer predikimin e tij të fundit.

Haxhi është një sfidë masive logjistike për Arabinë Saudite dhe disa aksidente kanë shkaktuar vdekje ose lëndime serioze në të kaluarën, por më shumë probleme në Haxh mund të dëmtojnë besimin e botës myslimane në aftësinë e Arabisë Saudite për të menaxhuar vendet dhe ngjarjet fetare, gjë të cilën e dëshiron Irani.

Rreth Nesh

Quas mattis tenetur illo suscipit, eleifend praesentium impedit! Dictum aliquam potenti arcu? Vel nemo consectetuer veritatis delectus excepturi magni dui

 

Suspendisse at libero porttitor nisi aliquet vulputate vitae at velit. Aliquam eget arcu magna, vel congue dui. Aenean id turpis lectus. Duis eget consequat velit.nulla vel eros blandit placerat.