Enjte, 23 Gusht 2018 00:00

Amerika akuzon dy iranianë  për spiunazh në interes të qeverisë iraniane

 

 

Terrorizëm

21 gusht 2018

Iran Focus

Londër, 21 gusht - Është raportuar se dy iranianë janë akuzuar në Shtetet e Bashkuara për spiunazh në interes të Iranit. Të dy personat u paditën në fillim të javës.

Në raport thuhet, se personat po mbikëqyrnin një ndërtesë hebraike. Ata u akuzuan gjithashtu për mbledhje informacioni mbi mbështetësit e Muxhahedinëve-eKhalq (MEK), grupi kryesor i opozitës ndaj diktaturës iraniane.


Departamenti i Drejtësisë i SHBA i identifikoi të dy personat si Ahmadreza Mohammadi-Doostdar dhe Majid Ghorbani, përkatësisht 38 dhe 59 vjeç. Mohammadi-Doostdar kishte nënshtetësi të dyfishtë amerikane -iraniane ndërsa Ghorbani është një qytetar Iranian me banim në Kaliforni.

Të dy personat u arrestuan të enjten më 9 gusht me akuzën e mbikëqyrjes në emër të Iranit.

Sipas Departamentit të Drejtësisë të SHBA-së, Ghorbani shkoi në Shtetet e Bashkuara nga Irani në korrik të vitit të kaluar. Ai ishte udhëzuar të mblidhte informacion rreth subjekteve dhe grupeve, që konsiderohen armiq të Iranit, në veçanti opozitës iraniane dhe përkrahësve të saj si dhe subjekteve hebraike dhe izraelite.

Ghorbani ka marrë pjesë në një numër eventesh të lidhura me opozitën iraniane. Në fillim të vitit ai shkoi në Uashington për të marrë pjesë në Konventën e Lirisë së Iranit për të Drejtat e Njeriut. Ai u pa duke fotografuar të pranishmit, si dhe folësit në eventin e MEK-ut.

Irani për shumë vite ka mohuar rëndësinë e MEK -ut dhe lëvizjen e Rezistencës si një të tërë. Megjithatë, është shumë e qartë, se opozita ka qenë një kërcënim i madh për dekada të tëra. Në vitin 1988, Irani urdhëroi ekzekutimin e më shumë se 30,000 të burgosurve politikë. Ajo u bë e njohur si masakra e vitit 1988 dhe një veprim i tillë ekstrem ishte mënyra që përdorën Mullahët për të zhdukur opozitën.

Sigurisht, përpjekja e tij për të eliminuar opozitën nuk pati sukses dhe ajo ka treguar gjatë viteve se nuk do të frikësohej apo dekurajohej nga akte të tilla monstruoze. Populli i Iranit ende po bën thirrje për drejtësi për viktimat e masakrës dhe janë të fyer, për faktin që ata që kanë qenë të përfshirë në këtë masakër janë ngritur në pozita, në vend që të ndëshkohen për një krim të tillë të madh kundër njerëzimit.

Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së deklaroi gjithashtu se Ghorbani shkoi në Nju Jork shtatorin e kaluar për të marrë pjesë në një tubim të MEK-ut. U zbulua se ai ishte paguar disa mijë dollarë për të marrë pjesë. Ai fotografoi pjesëmarrësit në këtë ngjarje dhe ia dorëzoi ato Mohammadi-Doostdar.

Një numër i fotografive kishin shënime të shkruara me dorë dhe ato iu gjetën nga autoritetet amerikane të aeroportit,  kur ai po kthehej në Iran në fund të vitit 2017.

Në korrik të vitit të kaluar, Mohammadi-Doostdar kishte mbikëqyrur ndërtesën e Rohr Chabad në Çikago - një strukturë hebreje ultraorthodokse. Ai kishte bërë fotografi të planit të sigurisë dhe detaje të ndërtesës.

Lajmi vjen vetëm disa javë pasi një diplomat iranian u arrestua në Gjermani për rolin e tij në një tentativë për sulm terrorist në tubimin e "Iranit të Lirë" në periferi të Parisit. Sulmi u parandalua nga autoritetet evropiane

Rreth Nesh

Quas mattis tenetur illo suscipit, eleifend praesentium impedit! Dictum aliquam potenti arcu? Vel nemo consectetuer veritatis delectus excepturi magni dui

 

Suspendisse at libero porttitor nisi aliquet vulputate vitae at velit. Aliquam eget arcu magna, vel congue dui. Aenean id turpis lectus. Duis eget consequat velit.nulla vel eros blandit placerat.