Shtune, 25 Gusht 2018 00:00

A  po bashkëpunon televizioni britanik Channel 4 me Iranin për të demonizuar opozitën ?

.

Submit to DeliciousSubmit to DiggSubmit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to StumbleuponSubmit to TechnoratiSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn

 

22 gusht 2018

Iran Focus

Londër, 22 gusht - Një treshe që pretendon të ketë lidhje me televizionin britanik Channel 4, po bashkëpunon me Iranin për të demonizuar rezistencën iraniane në Shqipëri.

Të premten, më 10 gusht, një ekip televiziv shkoi jashtë selisë shqiptare të grupit të rezistencës iraniane, Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI / MEK), dhe filloi të filmonte fshehurazi kompleksin, pavarësisht se nuk kishte marrë leje ose kishte informuar MEK-un për këtë veprim.

Kur rojet e sigurisë së kompleksit iu afruan ekipit televiziv të përbërë nga tre persona, pasi  vërejtën se ata po vepronin në mënyrë të dyshimtë, grupi iu tha se ata punonin për televizionin britanik Channel 4. Rojet e sigurisë iu kërkuan gazetarëve të dyshuar të mos filmonin dhe t’ua dorëzonin filmimet, sipas Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI). Kur treshja refuzoi, rojet thirrën policinë.

Grupi u shoqërua në rajonin e policisë, ku rezultoi se ata nuk kishin dokumentet relevante si gazetarë. Njëri kishte një kartë gazetari të skaduar të ITN dhe dy të tjerët, të cilët nuk kishin kredencialet e shtypit, doli se ishin shqiptarë. Dy nga anëtarët e grupit kanë bashkëpunuar me agjencitë e inteligjencës iraniane në disa raste, duke përfshirë krijimin e materialit propagandues për të sulmuar MEK-un.

 

 

 

Synimet e tyre të vërteta u bënë të qarta në ditën pasardhëse, kur fotografitë e bëra atje, u shfaqën në faqen e Facebook-ut të agjentit iranian Massoud Khodabandeh, si dhe në faqen e internetit Iran-Interlink që drejtohet nga shteti Iranian.

Lidhjet e Khodabandehut me inteligjencën e Iranit janë të dokumentuara mirë nga Grupi Parlamentar i Mbretërisë së Bashkuar dhe Biblioteka e Kongresit.

Duket se ekipi ishte punësuar nga Irani për të bërë një program televiziv për të shpifur për MEK-un në Shqipëri. Hetimi i mëtejshëm i projektit ka zbuluar përfshirjen e Darius Bazargan, një apolog i njohur i Iranit në mediat perëndimore.

Irani shpesh përdor rrjetet e tij të mediave shtetërore për të përhapur gënjeshtra dhe propagandë kundër MEK-ut përmes mediave perëndimore. Shembulli më i fundit i kësaj ishte maji 2018, kur MSNBC amerikane akuzoi MEK-un për vrasjen e shkencëtarëve bërthamorë iranianë dhe personelit ushtarak amerikan në vend, pa dëshmi konkrete, vetëm sipas intervistës me apologët e Iranit Massoud Khodabandeh dhe bashkëshorten e tij Anne Singleton.

Veçanërisht, Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara u distancua nga ky pretendim, ndërsa Universiteti i Baltimorit, disa vendime të gjykatës amerikane dhe Këshilli i Marrëdhënieve me Jashtë konkluduan se kjo gënjeshtër e tmerrshme ishte e rreme në shumë pika gjatë dekadës së kaluar.

Channel 4 u pyet për të komentuar mbi "reporterët" në Shqipëri, duke përfshirë nëse ata ishin atje nën drejtimin e mediave dhe çfarë qëllimi po përmbushnin "reporterët", por ende nuk janë përgjigjur.

Rreth Nesh

Quas mattis tenetur illo suscipit, eleifend praesentium impedit! Dictum aliquam potenti arcu? Vel nemo consectetuer veritatis delectus excepturi magni dui

 

Suspendisse at libero porttitor nisi aliquet vulputate vitae at velit. Aliquam eget arcu magna, vel congue dui. Aenean id turpis lectus. Duis eget consequat velit.nulla vel eros blandit placerat.