Merkure, 05 Shtator 2018 00:00

Tani pyetja është se a do të mbijetojë regjimi i Iranit?

 

Publikuar më 02 shtator 2018.

 

Presidenti i SHBA-së mori vlerësim për paqëndrueshmërinë aktuale të Iranit, duke thënë se qeveria mund të bjerë për shkak të politikave që ai ka miratuar.

"Kur fillova të merresha me të, çështja ishte kur ata do të merrnin Lindjen e Mesme," tha Trump për Bloomberg News në një intervistë të enjten. "Tani pyetja është se a do të mbijetojnë. Është një ndryshim i madh në 1 vit e gjysëm ".

Trump në maj e nxorri SHBA-në nga pakti bërthamor që Irani kishte arritur me të dhe me fuqitë e tjera botërore. Ai rivendosi sanksione të ashpra në vend këtë muaj, dhe më shumë sanksione të tjera priten në nëntor ndaj industrisë së naftës në Iran.

Ndëshkimet kanë dhënë efektet e tyre, pasi monedha e Iranit është dobësuar dhe inflacioni është shfrenuar.

Presidenti ka deklaruar, se është gati të takohet me liderët e Iranit për të negociuar një marrëveshje të re bërthamore, por udhëheqësi suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei e hodhi poshtë këtë ide, duke dërdëllitur, "Negociatat me ish-zyrtarët amerikanë, të cilët të paktën shpëtuan fytyrën e tyre, sollën këto rezultate! Me zyrtarët e pacipë të tanishëm të SHBA-së, të cilët kanë shpallur luftë ndaj iranianëve - çfarë negociata mund të bëjmë? Kështu që nuk do të bëjmë asnjë negociatë me ndonjë zyrtar amerikan të çdo niveli. "

  • ir (@khamenei_ir) 30 gusht 2018

 

Irani thuhet, se qëndron brenda kufizimeve të vendosura nga marrëveshja, por nuk ka gjasa që fuqitë e mbetura evropiane në pakt të jenë në gjendje të ofrojnë lehtësim të konsiderueshëm për ekonominë e Iranit.

Burimi: TAL AXELROD FOR HILL

Rreth Nesh

Quas mattis tenetur illo suscipit, eleifend praesentium impedit! Dictum aliquam potenti arcu? Vel nemo consectetuer veritatis delectus excepturi magni dui

 

Suspendisse at libero porttitor nisi aliquet vulputate vitae at velit. Aliquam eget arcu magna, vel congue dui. Aenean id turpis lectus. Duis eget consequat velit.nulla vel eros blandit placerat.