Premte, 21 Shtator 2018 00:00

NJË DELEGACION NGA ITALIA VIZITON KOMPLEKSIN A MUXHAHEDINËVE IRANIANË NË DURRËS

Newsbomb Logo

 

Publikuar tek: AKTUALITET, më 09:32 20-09-2018

Të mërkurën, më 19 shtator 2018, një delegacion zyrtar i të drejtave të njeriut nga Partia Radikale Italiane vizitoi rezidencën e refugjatëve iranianë, MEK, në Manëz të Durrësit në Shqipëri. Delegacioni përfshinte Elisabetta Zamparutti dhe Sergio d’Elia nga lidershipi i Partisë Radikale dhe nga Shoqata “Hands off Cain”, Rita Bernardini dhe Mattia Moro nga Partia Radikale, dhe Maria Antonietta nga Partia Radikale dhe Shoqata Luca Coscioni.

Anëtarët e këtyre delegacioneve në Itali dhe sidomos në Parlamentin Italian kanë qenë shumë aktivë në transferimin e anëtarëve të MEK nga Iraku në vendet euorpiane. Delegacioni vizitoi vendbanimin e ri të Muxhahedinëve në Manzë, Durrës, për t’u takuar me anëtarët e MEK dhe për të mësuar rreth situatës së tyre të re. Delegacioni vizitoi shumë zona të këtij vendbanimi dhe bisedoi me anëtarët e MEK.

Banorët shpjeguan rreth shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut nga regjimi diktatorial iranian. Gjithashtu, të mbijetuarit e masakrës së të burgosurve politikë të 1988-ës në Iran shpjeguan se si regjimi iranian masakroi mbi 30,000 të burgosur politikë në vetëm pak muaj. Shumica e të burgosurve që u ekzekutuan ishin anëtarë dhe mbështetës të MEK, dhe autorët e asaj masakre mbajnë ende postet më të larta në regjimin iranian.

Delegacioni italian shprehu mirënjohje për përpjekjet e bëra nga banorët të cilët e filluan ndërtimin dimrin e shkuar, dhe pavarësisht gjithë pengesave, ia dolën të siguronin strehim për të gjithë në një periudhë të shkurtër kohore duke qenë krejtësisht të pavarur financiarisht.

Duke sjellë në vëmendje protestat që flakërojnë nëpër Iran me mbështetjen e forcave Muxhahedine brenda vendit që nga dhjetori i shkuar, me qëllimin për të rrëzuar regjimin, delegacioni u tregua shpresëplotë se banorët e Manzës do të mund të kthehen së shpejti në vendin e tyre pas rënies së regjimit iranian.

Për sa i përket fushatës denigruese të regjimit iranian, e cila përpiqet t’i diskreditojë Muxhahedinët, të cilët janë viktimat kryesore të krimeve të këtij regjimi, delegacioni theksoi se regjimi iranian dhe aparati i tij i propagandës përpiqen të krijojnë një imazh të mjegullt të kompleksit të Manzës dhe e përshkruajnë si një komunitet i mbyllur me të cilin është e vështirë të komunikohet.  Kjo ndërkohë që ky vend vizitohet vazhdimisht nga personalitete europiane, amerikane dhe shqiptare. 

Delegacioni shoqërohej nga dy reporterë të Radios Radikale Italiane, për të përgatitur një program rreth vizitës.

Muxhahedinët vlerësuan mbështetjen e vazhdueshme të anëtarëve të delegacionit për të drejtat e njeriut dhe heqjen e ekzekutimeve në Iran, si dhe mbështetjen e tyre të pakushtëzuar për Muxhahedinët gjatë kohës që ata ishin në Irak nën sulm nga forcat terroriste të regjimit iranian. 

Banorët thanë se nga Shqipëria dhe populli i saj, ata gëzojnë dashamirësi dhe mikpritje.  Por regjimi iranian dhe sidomos ambasada e tij në Tiranë po përpiqet ta bëjë këtë vend të pasigurtë për ta. Si shembull, ata sollën në vëmendje dy agjentët terroristë të regjimit të cilët u arrestuan marsin e shkuar nga policia shqiptare dhe u ekstraduan.

Në fund, delegacioni premtoi të ekspozonte për komunitetin ndërkombëtar krimet e regjimit iranian dhe sidomos komplotet e tij në Shqipëri kundër Muxhahedinëve.

Rreth Nesh

Quas mattis tenetur illo suscipit, eleifend praesentium impedit! Dictum aliquam potenti arcu? Vel nemo consectetuer veritatis delectus excepturi magni dui

 

Suspendisse at libero porttitor nisi aliquet vulputate vitae at velit. Aliquam eget arcu magna, vel congue dui. Aenean id turpis lectus. Duis eget consequat velit.nulla vel eros blandit placerat.