Shtune, 13 Tetor 2018 00:00

Diplomati dhe agjentët iranianë, të akuzuar për organizimin e sulmit terrorist kundër PMOI/MEK

 

 

  • 10/11/2018

Autoritetet belge ngrenë akuza për terrorizëm kundër diplomatit dhe agjentëve të regjimit iranian

Raportuar nga PMOI/MEK

 

Oct. 11, 2018 - Asadollah Assadi, nje diplomat-terrorist i regjimit Iranian, që u ekstradua nga Gjermania në Belgjikë të marten, u hodh në gjyq të mërkurën në një gjykatë belge. Ai dhe tre agjentë të tjerë të Ministrisë së Inteligjencës dhe Sigurisë te regjimit Iranian (MOIS), tani po perballen me akuzat për terrorizëm.

 

Assadi ishte vendosur ne Vienë dhe tani po përballet me akuzën për planifikimin e bombardimit të tubimit të mbajtur nga opozita iraniane Organizata Moxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK) në Paris në Qershor, sipas EuroNews

 

Dy të dyshuar të tjerë u arrestuan në Belgjikë me 500 gramë eksploziv TATP. I dyshuari i katërt u arrestua në Francë dhe më vonë iu dorëzua Belgjikës.

Javën e shkuar, qeveria franceze ngriu asetet që i përkisnin MOIS dhe dy agjentëve të regjimit iranian, të cilët ishin të përfshirë në komplotin për të bombarduar tubimin e PMOI/MEK në Paris.

Si përgjigje, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të regjimit iranian, Bahram Ghassemi, i mohoi të gjitha akuzat e ngritura kundër Teheranit në komplotin e bombardimit të Parisit dhe kërkoi lirimin e menjëhershëm të diplomatit të regjimit.

Koalicioni i opozitës iraniane, Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI) e ka mirëpritur vendimin e gjykatës gjermane për të ekstraduar Assadi-n. NCRI thekson domosdoshmërinë për të përshpejtuar masat gjyqësore në lidhje me rastin më të madh të terrorizmit shtetëror të regjimit iranian në Europë dhe me komandantin e tij operacional, Asadollah Assadi.

Më 1 tetor, gjykata e lartë në Bamberg, Gjermani, miratoi ekstradimin e Assadi-t. Një pjesë e deklaratës së gjyqit lexon: “Janë plotësuar të gjitha kushtet dhe nuk ka asnjë pengesë për ekstradimin.”

I akuzuari nuk mund të “citojë imunitetin diplomatik” dhe “prokuroria e Bamberg do të merret me pjesën e mbetur të procesit gjyqësor.”

Si rezultat, regjimi iranian ka dështuar në përpjekjet e tij për t’ia rrëmbyer drejtësisë diplomatin e tij terrorist pas planifikimit dhe organizimit prej tij të një komploti madhor për të bombarduar një tubim shumë të madh ku ishin të pranishëm dhjetëra mijëra njerëz më 30 qershor në Paris.

Që kur Assadi u arrestua më 1 korrik në Gjermani, regjimi i mullahëve ka përdorur kërcënime, presione dhe oferta të ndryshme ndaj vendeve europiane për ta kthyer atë në Austri dhe, sigurisht, më pas në Iran.

Assadi, në tre dekadat e fundit, ka luajtur një rol të rëndësishëm në vrasjet dhe spiunazhin e regjimit iranian jashtë vendit. PMOI/MEK e ka nxjerrë në shesh të shkuarën e tij kriminale dhe terroriste që dhjetë vjet më parë.

Zyrtarët më të lartë në regjimin iranian kanë qenë të përfshirë në marrjen e vendimit për këtë bombardim. Këshilli Suprem Kombëtar i Sigurisë së regjimit, i kryesuar nga Presidenti i regjimit iranian Hassan Rouhani, dhe ku merrte pjesë edhe Ministri i Jashtëm Mohammad Javad Zarif, mori vendimin për këtë masë. Lideri Suprem i regjimit iranian Ali Khamenei e miratoi planin dhe dha dritën jeshile.

Përpjekjet e regjimit iranian dhe lobuesve e aleatëve të tij për të akuzuar elementët “vagabondë” brenda regjimit në mënyrë që t’ua heqin përgjegjësinë Khamenei-t dhe Rouhani-t, janë kaq pa baza saqë edhe hetimi më i vogël dëshmon pavërtetësinë e tyre.

Ndërkohë që kryengritja e popullit iranian ka filluar që në dhjetor/janar, regjimi i mullahëve beson se e vetmja mënyrë për të garantuar sundimin e tij qëndron në intensifikimin e shtypjes së popullit dhe në eksportimin e terrorizmit jashtë vendit.

Dy komplotet që kishin në shënjestër PMOI/MEK, në Shqipëri marsin e shkuar dhe në Paris në qershor, së bashku me arrestimin e dy agjentëve të MOIS në Shtetet e Bashkuara në gusht me akuzën e mbledhjes së informatave mbi PMOI/MEK, të gjitha tregojnë se ky regjim ndihet i kërcënuar nga kjo organizatë opozitare dhe e konsideron atë si alternativën e tij të vetme.

Rreth Nesh

Quas mattis tenetur illo suscipit, eleifend praesentium impedit! Dictum aliquam potenti arcu? Vel nemo consectetuer veritatis delectus excepturi magni dui

 

Suspendisse at libero porttitor nisi aliquet vulputate vitae at velit. Aliquam eget arcu magna, vel congue dui. Aenean id turpis lectus. Duis eget consequat velit.nulla vel eros blandit placerat.