Shtune, 13 Tetor 2018 00:00

Mesazhi i Maryam Rajavi-t në Konferencën “Jo Ekzekutimeve dhe Terrorizmit” të Mbajtur në Bashkinë e Distriktit 5 në Paris

 

 

 

  • 10/11/2018

Maryam Rajavi dënon shkeljet flagrante të të drejtave njerëzore nga regjimi i mullahëve

Me rastin e datës 10 tetor 2018, Dita e 16-të Botërore Kundër Dënimit me Vdekje, e cila ka për qëllim të shtojë ndërgjegjësimin mbi trajtimin çnjerëzor të njerëzve të dënuar me vdekje, Znj. Maryam Rajavi u përcolli një mesazh pjesëmarrësve në një konferencë në Bashkinë e Distriktit 5 të Parisit. Në mesazhin e saj, Znj. Rajavi përkujtoi dhjetëra mijëra shpirtra të ekzekutuar nën regjimin tiranik të mullahëve dhe tha se këto vdekje janë një turp i përjetshëm për regjimin e mullahëve.

 

Ekzekutimet në Iran 2018

Më poshtë vijon teksti i plotë i mesazhit të saj:

Dita Botërore Kundër Dënimit me Vdekje ka për qëllim të promovojë një vlerë universale për të mbrojtur shenjtërinë e jetës njerëzore. Në të njëjtën kohë, kjo ditë tregon me gisht regjimin teokratik të mullahëve, i cili mban rekordin botëror për ekzektuime dhe mbështetet në masakra.

Le të përkujtojmë 120,000 fëmijët trima të Iranit, duke përfshirë të burgosurit politikë të masakruar në vitin 1988, të cilët u ekzekutuan nga regjimi për shkak se luftuan për liri.
Vdekjet e tyre janë një turp i përjetshëm për mullahët të cilët i kanë ndërtuar shtyllat e sundimit të tyre me gjak. Ata nuk kanë asnjë legjitimitet popullor, humanitar, apo historik, dhe përmbysja e regjimit të tyre është objektivi urgjent i përpjekjeve nacionaliste të popullit dhe Rezistencës iraniane. Një objektiv që do të realizohet pa asnjë dyshim. 


Sipas Amnesty International, regjimi iranian ka kryer 507 dënime me vdekje vitin e shkuar. Numri i vërtetë është shumë më i lartë pasi regjimi nuk lejon të shpallet një numër i madh ekzekutimesh. Ashtu si në vitet e mëparshme, mijëra njerëz mbeten në burgjet e Khamenei-t të dënuar me vdekje në mbarë vendin, me jetët e tyre të lidhura me zinxhirë si pjesë e shoqërisë.


Përveç kësaj, mullahët vazhdojnë mizorisht të ekzekutojnë të burgosur që kanë qenë minorenë në kohën e kryerjes së krimit. Regjimi iranian është mbajtësi i rekordit për sa i përket ekzekutimeve të shkelësve minorenë të ligjit, në kundërshtim me ligjet dhe konventat ndërkombëtare.


Regjimi i Velayat-e faqih ka ekzekutuar edhe më shumë të burgosur politikë në përpjekje për t’iu kundërvënë kryengritjeve dhe lëvisjes protestuese mbarëkombëtare. Nëntë të burgosur politikë janë ekzekutuar vetëm muajin e shkuar. Të paktën 14 protestues të arrestuar gjatë kryengritjeve të dhjetor-janarit janë torturuar për vdekje në katakombet e mullahëve, por regjimi i maskon këto vrasje si “vetëvrasje.” 


Dënimi me vdekje është një vegël që shërben për terrorizimin e shoqërisë dhe një instrument i rëndësishëm për ruajtjen e regjimit. Të dyja grupet brenda regjimit përfitojnë nga kjo mizori e pafund për të zgjatur sundimin e tyre.

 
Dy grupet kryesore brenda regjimit luftojnë kundër njëri-tjetrit për pushtet e pasuri. Megjithatë, ata bashkëpunojnë dhe bien dakord për sa i përket ekzekutimit të të burgosurve, shtypjes së popullit dhe terrorizmit jashtë vendit. Ndërkohë që Ministria famëkeqe e Inteligjencës dhe Sigurisë (MOIS) dhe forca terroriste Quds kryejnë komplotet terroriste, qeveria dhe Ministria e Jashtme kanë për detyrë të justifikojnë apo të mohojnë rolin e tyre.


Plani i dështuar i regjimit për të sulmuar tubimin e përvitshëm të Rezistencës Iraniane në Paris dhe komplotet e tjera terroriste kundër kësaj rezistence në Shqipëri dhe SHBA janë realizuar nga qeveria e Rouhani-t në bashkëpunim të plotë me institucione të tjera vrasëse të regjimit.


Terrorizmi i mullahëve jashtë shtetit është një zgjatim i politikës së tij të ekzekutimeve dhe torturës brenda vendit. Këto dy politika janë të lidhura ngusht dhe nuk është e mundur të vazhdohet njëra pa tjetrën.


I nxis qeveritë e botës që t’i ndërpresin lidhjet e tyre politike dhe ekonomike me regjimin iranian deri kur regjimi t’i japë fund torturës dhe ekzekutimeve të të burgosurve dhe të braktisë përfshirjen e tij në terrorizëm.


U bëj thirrje bashkatdhetarëve të mi në mbarë kombin që të ngrihen në këmbë e të rezistojnë në mënyrë aktive kundër ekzekutimeve e arrestimeve dhe të mos i lejojnë mullahët sundues që ta përdorin këtë vegël kriminale përmes çdo mënyre të mundshme. 


Mijëra e mijëra iranianë janë dërguar, një nga një, tek trekëmbëshi apo përpara skuadrës pushkatuese gjatë 40 viteve të shkuara, nën sundimin e mullahëve. Ata nuk munden më të ndiejnë ngrohtësinë e diellit dhe energjinë e jetës, por si rezultat i sakrificës së tyre, agimi po afrohet për kombin iranian dhe tirania fetare e mullahëve është e dënuar të bjerë. 


Falë Rezistencës dhe kryengritjeve të popullit iranian, liria dhe sovraniteti popullor mund të shihen në horizont. Nuk është larg dita kur populli iranian të mund të jetojë i lirë nga kërcënimi i ekzekutimeve e torturës, dhe Irani të bëhet një kopsht i bekuar me liri e drejtësi.

Rreth Nesh

Quas mattis tenetur illo suscipit, eleifend praesentium impedit! Dictum aliquam potenti arcu? Vel nemo consectetuer veritatis delectus excepturi magni dui

 

Suspendisse at libero porttitor nisi aliquet vulputate vitae at velit. Aliquam eget arcu magna, vel congue dui. Aenean id turpis lectus. Duis eget consequat velit.nulla vel eros blandit placerat.