Premte, 26 Tetor 2018 00:00

Grupi terrorist i Al-Kaidës shkel sanksionet e OKB-së me ndihmën e Iranit

 

22 Tetor 2018

 

Londër, 22 tetor - Një degë e Al-Kaidës në Somali, al-Shabaab, është përfshirë në transportin e paligjshëm të qymyrit të drurit dhe sipas një raporti të cituar nga Agjensitë France-Presse dhe Reuters më 12 tetor, është ndihmuar në këtë përpjekje nga Irani.

Importi nga Somalia i qymyr drurit u ndalua nga Kombet e Bashkuara në vitin 2012. Pavarësisht nga sanksionet e OKB-së, Somalia prodhoi rreth 3.6 milionë thesë qymyr druri për eksport vitin e kaluar, duke gjeneruar rreth 7.5 milionë dollarë për organizatën terroriste. Vëzhguesit e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara thanë se Irani "ka qenë një hallkë e dobët në zbatim" të ndalimit nga OKB-ja për qymyrin e drurit.

Dërgesat e qymyrit somalez mbërrijnë në Iran në thesë që janë të etiketuara me certifikata të rreme, duke identifikuar vendet e origjinës si Komori, Cote d'Ivoire ose Gana. Ato pastaj ri-paketohen në qese të bardha të emërtuara "Produkti i Iranit" dhe eksportohen në Emiratet e Bashkuara Arabe, Oman, Dubai dhe destinacione të tjera.

Pjesa më e madhe e Somalisë është një zonë lufte, pa një qeveri kombëtare efektive. Al-Shabaab fitoi një herë mbështetje me premtimet për sigurinë në përpjekjen e saj për të marrë kontrollin e qeverisë. Megjithatë, në vitin 2011 ajo refuzoi ndihmën ushqimore perëndimore gjatë një kohe të thatësirës dhe urisë, e cila ndikoi në kredibilitetin e saj dhe çoi në largimin e saj nga Mogadishu, kryeqyteti dhe më vonë nga porti Kismayo.

Grupi mbështetet në tregtinë fitimprurëse të qymyr drurit dhe taksat që mblidhen në pika të ndryshme kontrolli. Grupi thotë se "gjeneron të ardhura të mjaftueshme për të mbështetur kryengritjen e tij".

Sulmi i vitit 2016 ndaj një baze ushtarake keniane në Somali, ku u vranë rreth 180 ushtarë kenianë, u mor përsipër nga Al-Shabaab. Qeveria somaleze gjithashtu fajësoi grupin për vrasjen në tetor të vitit 2017 e të paktën 500 vetëve në një shpërthim me eksploziv të një kamioni në Mogadishu.

Pavarësisht dallimeve ideologjike, Irani ndihmon al-Shabaab të financojë veten. Besohet se muslimanët shiitë përbëjnë vetëm rreth 10 përqind të popullsisë muslimane. Nëse Irani dëshiron të kontrollojë një bllok islamik radikal, atëherë duhet të bashkëpunojë me degët e tjera të Islamit.

Dhe, Somalia është e rëndësishme për Iranin për afërsinë e saj me korsinë kryesore detare të Detit të Kuq. Është vlerësuar se rreth 4.8 milionë fuçi në ditë të naftës së papërpunuar dhe naftë të rafinuar transportohen nëpërmjet kësaj rruge drejt  Europës, Shteteve të Bashkuara dhe Azisë.

Irani tashmë kontrollon ngushticën e Hormuzit, dhe së bashku me aleatët e tij islamikë në Egjipt, po fiton ndikim mbi kanalin e Suezit. Nëse ai fiton ndikim mbi Etiopinë dhe Eritrean, Irani së shpejti do të kontrollojë Detin e Kuq.Top of Form

Rreth Nesh

Quas mattis tenetur illo suscipit, eleifend praesentium impedit! Dictum aliquam potenti arcu? Vel nemo consectetuer veritatis delectus excepturi magni dui

 

Suspendisse at libero porttitor nisi aliquet vulputate vitae at velit. Aliquam eget arcu magna, vel congue dui. Aenean id turpis lectus. Duis eget consequat velit.nulla vel eros blandit placerat.